Fernando González Valenciaga
Fernando González Valenciaga (1 shkurt 1921 – 3 janar 1988), njohur më mirë si Nando ka qënë një ish futbollist spanjoll.[1]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Fernando González Valenciaga | ||
Datëlindja | 1 shkurt 1921 | ||
Vendlindja | Getxo, Spanjë | ||
Data e vdekjes | 3 janar 1988 | ||
Vendvdekja | Bilbao, Spanjë | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1940–1941 | Indauchu | ||
1941–1952 | Athletic Bilbao | ||
1952–1954 | Racing de Santander | ||
Karriera ndërkombëtare | |||
1947–1951 | Spanja | 8 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Karriera
RedaktoNando të gjithë karrierën e tij e ka shpenzuar në Spanjë ku luajti si mesfushor. Ai filloi karrierën e tij profesioniste te Indauchu ku qëndroi vetëm 1 sezon. Në vitin 1941, ai u transferua te Athletic Bilbao ku luajti për plot 11 vite duke u bërë legjendë e klubit. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 26 prill 1942 në humbjen 1–0 kundër CD Logroñés. Atje ai pati sukses duke fituar një herë ligën spanjolle dhe katër herë kupën. Pas u largua nga Bilbao në vitin 1952, ai më pas luajti edhe dy vite të tjera me Racing de Santander deri në vitin 1952 kur u tërhoq nga futbolli.
Kombëtarja
RedaktoNando ka qënë lojtar i kombëtares spanjolle nga viti 1947 e deri në vitin 1951 dhe ka luajtur gjithsej tetë ndeshje. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 26 janar 1947 kundër Portugalisë, që u luajt në Lisbonë dhe u mbyll me fitoren 4–1 të Portugalisë. Ai përfaqsoi Spanjën në Kupën e Botës 1950 që u mbajt në Brazil. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren më 17 qershor 1951 kundër Suedisë në Stokholm që u mbyll në një barazim pa gola.
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Athletic Bilbao
- Liga Spanjolle: 1942–43
- Kupa Spanjolle: 1943, 1944, 1945, 1950
Referime
Redakto- ^ "BDFutbol.com" (në anglisht). BDFutbol.com. Marrë më 12 qershor 2013.
Lidhje të jashtme
Redakto- footballdatabase.eu (Spanjisht)