Rrafshi i Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin perëndimor e mbyll zona kodrinore e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), kurse në at lindor Drenica dhe Llapusha. Rrafshi i Dukagjinit prej Istogut në veri deri te Prizreni në jug ka një gjatësi prej 67 kilometrash dhe gjerësi 20-40 km.Ka siperfaqe rreth 1562 kilometra katror dhe perfshin 36% te Kosoves Ka rreth 500 000 banor. Ai paraqet një fushëgropë tektonike të fundosur në periudhën e terciarit. Në filli në periudhën e re gjeologjike të neogjenit ajo ka qenë mbushur me ujë e më vonë i tëtë uji i liqenit tërhiqet me anë të lumit të Drinit të Bardhë, duke u shëndrruar në këtë mënyrë në fushë të gjerë dhe pjellore. Në fushëgropën e Dukagjinit mbizotërojnë shtresat e reja gjeologjike të argjilës, të ranorëve e të konglomerateve të pliocenit dhe të materialit të depozituar të lumenjve. Zona kodrinore, e cila e rrethon fushëgropën e Dukagjinit në pjesën më të madhe përbëhet prej gëlqerorëve të mezozoikut. Rrafshi i Dukagjinit është i ulët dhe me 300-500 m mbi nivelin e detit, është ndër fushat më të ulëta të Kosovës. Pamjen e rrafshët të saj e prishin disa kodra të vetmuara, sikurse janë: Suka e Ereçit (589 m), Suka e Radoniqit (573 m) dhe Suka e Cërmjanit (701 m) në pjesën qendrore të Rrafshit të Dukagjinit,në një anë, dhe luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta, nga ana tjetër. I tërë rrafshi i Dukagjinit anon prej veriut kah jugu. Lartësia e Fushës së Pejës është 500 m, fusha e Prizrenit 400 m, kurse në Vërmicë, në Drinin e Bardhë, kjo lartësi është 270 m mbi nivelin e detit.

Bjeshkët e Nemuna

Ndërrimet në elementet klimatike janë pasojë jo vetëm e gjerësisë gjeografike, afërsisë së detit, por edhe si pasojë e ndikimit të masës tokësore. Mirëpo, ndryshimet morfologjike bëjnë komponentin kryesor të ndryshimit klimatik. Në Rrafshin e Dukagjinit temperatura mesatare vjetore lëviz prej 11,3 °C në Pejë deri në 12 °C në Prizren. Prej veriut në drejtim të jugut reshjet mesatare vjetore zvogëlohen. Në veri këto janë 800 e 900 mm, kurse në jug në Fushën e Prizrenit janë midis 600 e 700 mm.

Ujërat e rrafshit të Dukagjinit janë përcaktuar me pellgun e Drinit të Bardhë, i cili buron në veri të Pejës, në afërsi të lokalitetit Radavc dhe te KuksiShqipëri bashkohet me Drinin e Zi. Drini i Bardhë është lum fushor me pjerrtësi 2,7 m/km. Ai në rrjedhën e vet merr njeh numër të madh degësh. Degët e djathta të Drinit të Bardhë janë Sushica, Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku, kurse ato të majta janë: Klina, Mirusha, Toplluga dhe Lumbardhi i Prizrenit.