Gabriel Mudingayi

futbollist belg
This is the stable version, checked on 24 nëntor 2023. 3 pending changes await review.

Gabriel "Gaby" Mudingayi (lindur më 1 tetor 1981) është një ish-futbollist profesionist belg i cili luante si mesfushor. Ai e shpenzoi karrierën e tij duke luajtur në Belgjikë dhe Itali, por gjithashtu pati edhe një periudhë të shkurtër në Spanjë. Edhe pse lindi në Zaire, Mudingayi përfaqsoi kombëtaren belge, me të cilën luajti 19 ndeshje.

Gaby Mudingayi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGabriel Mudingayi
Datëlindja1 tetor 1981 (43 vjeç)
VendlindjaKinshasa, Zaire
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2000Union Saint-Gilloise35(1)
2000–2004Gent63(0)
2004–2005Torino34(1)
2005–2008Lazio69(1)
2008–2013Bologna128(2)
2012–2013Internazionale (huazim)9(0)
2013–2014Internazionale1(0)
2015Cesena9(0)
2016–2017Pisa2(0)
Gjithsej350(5)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Belgjika U218(0)
2003–2009Belgjika18(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Lëvizja në Itali: Torino dhe Lazio

Redakto

Bologna

Redakto

Në korrik të vitit 2008, Bologna lajmëroi se kishte blerë lojtarin belg për 7 Milion €. Lazio mori vetëm 6.578 Milion €.[1]

Që nga data kur firmosi për Bolonjën, Mudingayi ishte një lojtarët më të mirë, duke ndihmuar ekipin rë shmangte rënjen nga Serie A.

Internazionale

Redakto

Më 20 korrik 2012, Inter njoftoi huazimin e Mudingayit nga Bolonja për një sezon me të drejtë blerje.[2] Vlera e transferimit ishte 750.000 .[3] Gjatë sezonit të tij të parë me Zikaltrit, ai ishte zgjedhja e fundit në mesfushë, mbrapa lojtarëve si Esteban CambiassoWalter Gargano dhe Zdravko Kuzmanović. Në janar 2013, ai dëmtoi tendinën e akilit në ndeshjen kundër Torinos në kampionat.[4]

Më 31 maj 2013, ai nënshkroi një kontratë dy vjeçare me një pagë 1.1 milion € në sezon.[5]

Më 20 tetor 2014, Mudingayi firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin spanjoll Elche CF.[6] Megjithatë, ai nuk u regjistrua si lojtar i ekipit për shkak të problemeve financiare të klubit, duke u larguar më 3 shkurt 2015.[7]

Vitet e fundit

Redakto

Më 11 shkurt 2015, Mudingayi u rikthye në Itali duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit me Cesenën.[8] Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në klub, Mudingayi luajti nëntë ndeshje në Serie B.

Në tetor 2016, pas më shumë se një viti pa klub, Mudingayi firmosi me Pisën.[9] Më 31 janar 2017, pas kishte luajtur vetëm dy ndeshje, Mudingayi u la i lirë nga klubi.[10] Pak kohë pas largimit nga Pisa, Mudingayi njoftoi tërheqjen nga futbolli.[11]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Mudingayi bëri debutimin e tij me kombëtaren belge më 30 prill 2003 në fitoren 3–1 kundër Polonisë në një ndeshje miqësore.[12] Ai u aktivizua në gjashtë ndeshje në kualifikueset e Euro 2008, ku Belgjika u rendit në vendin e pestë në Grupin A.[13]

Profili i lojtarit

Redakto

Mudingayi ishte një mesfushor qëndror me tipare mbrojtëse, i cili dallohej për focën fizike.[14] Falë fizikut dhe staminën, ai ishte i aftë të rikuperonte topa dhe të rifitonte zotërimin e topit për ekipin e tij në çdo periudhë të ndeshjes. Ai gjithashtu njihej për inteligjencën taktike.[15][16]

Referime

Redakto
  1. ^ "Bilancio separato e consolidato S.S. Lazio S.p.A." (PDF) (në italisht). S.S. Lazio. 27 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 11 korrik 2011.
  2. ^ "Transfers: Mudingayi joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 20 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2014. Marrë më 31 korrik 2013.
  3. ^ F.C. Internazionale Milano S.p.A. bilancio al 2013-06-30 (në italisht). Milano: Italian C.C.I.A.A. 2013.
  4. ^ "Mudingayi injury update". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 28 janar 2013. Marrë më 7 shtator 2017.
  5. ^ "Inter, Zanzi conferma: "I nerazzurri hanno riscattato Mudingayi"" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 23 nëntor 2023.
  6. ^ "Mudingayi, a las órdenes de Escribá tras su llegada a Elche" (në spanjisht). Diario AS. 20 tetor 2014. Marrë më 23 nëntor 2023.
  7. ^ "Agradecimiento a Gabi Mudingayi" (në spanjisht). Elche CF. 3 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2015.
  8. ^ "Gaby Mudingayi è un giocatore del Cesena" (në italisht). A.C. Cesena. 11 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2015. Marrë më 5 qershor 2015.
  9. ^ "Calciomercato Pisa, l'ex Torino Mudingayi da Gattuso" (në italisht). Tuttosport. 24 tetor 2016. Marrë më 7 shtator 2017.
  10. ^ "Calciomercato Pisa, rescisso il contratto di Mudingayi" (në italisht). Tuttosport. 31 janar 2017. Marrë më 7 shtator 2017.
  11. ^ "La nuova vita di Mudingayi: "Ho aperto un B&B e un pub"" (në italisht). Fotmob. Marrë më 7 shtator 2021.
  12. ^ "Anthuenis calls up Gent youngster" (në anglisht). UEFA. Marrë më 21 korrik 2011.
  13. ^ "Group A" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2018. Marrë më 23 nëntor 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  14. ^ "Esclusiva calciolink: offerta PSG per Mudingayi". Calcio Links (në italisht). Marrë më 23 nëntor 2023.
  15. ^ "Calciomercato Inter: Mudingayi è nerazzurro. Pazzini verso lo Zenit di Spalletti?" (në italisht). Il Punto Amezzo Giorno. Marrë më 23 nëntor 2023.
  16. ^ Salvatore Lavino (22 mars 2020). "Gaby Mudingayi | l'umile soldatino del calcio italiano" (në italisht). Contra Ataque. Marrë më 4 prill 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto