Zdravko Kuzmanoviq

futbollist serb
(Përcjellë nga Zdravko Kuzmanović)

Zdravko Kuzmanović (Serbisht: Здравко Кузмановић; lindur më 22 shtator 1987) është një futbollist profesionist serb i cili luan si mesfushor qëndror për klubin zviceran Basel. Ai gjithashtu ka qënë lojtar i kombëtares serbe, duke luajtur në Kupën e Botës 2010.

Zdravko Kuzmanović
Здравко Кузмановић

Kuzmanović në vitin 2012.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëZdravko Kuzmanović
Datëlindja22 shtator 1987 (37 vjeç)
VendlindjaThun, Zvicër
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Basel
Numri8
Karriera me të rinjtë
1994–2001Dürrenast
2001–2003Young Boys
2003–2005FC Basel
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007FC Basel34(4)
2007–2009Fiorentina70(3)
2009–2013VfB Stuttgart96(17)
2013–2015Internazionale42(0)
2015–Basel28(1)
2016Udinese (huazim)16(0)
2016–Málaga (huazim)12(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Zvicra U214(0)
2007–2014Serbia50(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 shtator 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 31 Tetor 2014

Jeta e hershme

Redakto

Lindur në Thun, Zvicër nga një familje serbo-boshnjake (babai i tij është nga një fshat i vogël i quajtur Skugrić afër Modriča, Bosnje dhe Hercegovinë, RSF Jugosllavi, Kuzmanović vazhdoi traditën e familjes pasi ai dhe babai i tij Ljubo, gjithashtu dhe gjyshi i tij luatën futboll për ligën më të ulët në Bosnje në klubin lokal të GradačacFK Zvijezda ku ai filloi karrierën e tij si profesionist.[1] Babai i tij gjithashtu ka luajtur futboll si profesionist në Berlin, përpara se përfundimisht të përfundonte karrierën e tij te FC Thun i Zvicrës, duke vazhduar të jetoj aty.

Karriera me klube

Redakto

Kuzmanović filloi karrierën e tij si profesionist te Basel. Ai u promovua në skuadrën e parë në sezonin 2005–06 dhe gjithashtu luajti edhe me Basel II në 1. Liga në atë sezon. Pas performancave të tij të mira, ai u raportua nga UEFA si një nga lojtarët e rinj më interesant në Evropë dhe u nderua me çmimin e Lojtari i Artë Zvicran për sezonin 2006.

Fiorentina

Redakto

Herët në vitin 2007, Kuzmanović u afrua nga Palermo, por negociatat me Rosaneri ndaluan befasisht. Më 30 janar 2007, në moshën 19 vjeç, ai firmosi një kontratë katër-vite e gjysëm me Fiorentinën pasi mësoi se mesfushori Marco Donadel do të qëndronte dy muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.[2] Transferimi u diskutua kur presidenti i Palermos Maurizio Zamparini dhe drejtori sportiv akuzuan Fiorentinën për 'sjellje të keqe', duke përshkruar drejtorin sportiv të tyre Pantaleo Corvino si çakall.[3] Në përgjigje të kësaj deklarate, Corvino tha se "më mirë çakall se sa pulë" para se të rifirmuar korrektësinë e veprimeve të tij.[4] Në një intervistë për uebfaqen e klubit vite më vonë, Kuzmanović shpjegoi se si transferimi i tij te Palermo ra poshtë:[5]

Unë nuk e pëlqeva Zamparinin. Ishte ai dhe djali i gjatë tullac [Foschi, etj] [...] plus një vajzë për përkthimin. Ata më dhanë mua vetëm pesë minuta, duke thënë se ata duhej të riktheheshin në Itali. Kontrata nuk ishte e mirë dhe si mund të vendosja unë shpejtë? I tashë a jam i rëndësishëm apo jo? Nqs unë jam, unë nuk mund t'a bëjë këtë gjë në vetëm pesë minuta. Ata nuk u përgjigjën, unë e mbylla: Merre plainin, unë po shkoj në shtëpi. Një ditë agjeni im më telefonoi dhe më tha se Fiorentina të kërkon, ata janë një klub i madhë dhe e kanë seriozisht për ty. Unë i thash po menjëherë.

 
Kuzmanović te Fiorentina

Më 4 mars 2007, ai luajti ndeshjen e tij të parë në Serie A në fitoren e skuadrës 5–1 kundër Torinos, duke asistuar golin e mbrojtësit Alessandro Gamberini.[6] Në pjesën e parë të sezonit te Fiorentina, Kuzmanović bëri katër paraqitje. Në sezonin e tij të parë të plotë te Fiorentina, Kuzmanović filloi të jetë pjesë e formacionit titullar dhe shënoi golin e parë me klubin kundër Catanias më 17 shkurt 2008. Në fazën me eleminim direkt në Kupën UEFA, më saktësisht në çerek-finale kundër skuadrës skuadrës angleze Everton, Kuzmanović shënoi golin e parë europian në fitoren 2–0 në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e dytë, Everton arriti të fitonte ndeshjen 2–0, duke bërë që ndeshja të shkonte në kohën shtesë dhe më pas në gjuajtjet e penalltive ku Fiorentina fitoi me rezultatin 4–2. Sezonin tjetër, Kuzmanović shënoi golin e parë të sezonit pas një krosimi të Riccardo Montolivo në fitoren 2–0 kundër Chievos më 5 tetor 2008 dhe shënoi të dytin në fitoren 3–0 kundër Torinos më 7 dhjetor 2008. Më 14 tetor 2008, Kuzmanović firmosi një kontratë të re me klubin qo do t'a mbante atje deri në vitin 2013.[7] Ai u bë një titullar i rregullt te Fiorentinës, duke luajtur më shumë se 70 ndeshje në Serie A dhe duke u aktivizuar në fushatat e suksesshme të ekipit në kompeticionet evropiane.

VfB Stuttgart

Redakto
 
Kuzmanović në stërvitje me Stuttgart.

Më 31 gusht 2009, në ditën e fundit të merkatos verore, Kuzmanović firmosi një kontratë katër vjeçare me VfB Stuttgart për shumën e 7 milion £.[8] Pasmbylljes së transferimit, ai tha se mezi priste për të luajtur në Bundesligë.[9]

Më 12 shtator 2009, Kuzmanović ishte gati për të bërë debutimin e tij në ndeshjen kundër Hamburger SV,[10] ku ai debutoi por Stuttgart humbi ndeshjen me rezultatin 3–1. Më 21 nëntor 2009, Kuzmanović shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër Hertha BSC.[11] Ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve me klubin në humbjen 3–1 në shtëpi kundër klubit spanjoll Sevilja më 20 tetor 2009, dhe më vonë shënoi golin e parë në ndeshjen e kthimit kundër tyre, ku Stuttgart barazoi 1–1. Pas kësaj, Kuzmanović fitoi vendin e tij në formacionin titullar, duke lënë në stol lojtarin e kombëtares gjermane Thomas Hitzlsperger.[12]

Kuzmanović e nisi sezonin 2010–11 duke shënuar gol në të gjitha kompeticionet, përfshirë një gol në fitoren shkatërrimtare 7–0 kundër Borussia Mönchengladbach më 18 shtator 2010, golin e vetëm në humbjen 4–1 kundër Bayer Leverkusen më 25 shtator, një gol në fitoren 2–1 kundër Odense Boldklub më 30 shtator dhe një gol tjetër në fitoren 2–0 kundër St. Pauli më 24 tetor 2010. Ai më pas pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa kohë.[13] Në dhjetor 2010, Kuzmanović largoi interesimet e skuadrave të tjera, duke vazhduar të këmbëngul se është i lumtur te Stuttgart.[14] Në ndeshjen e dytë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës kundër Benficës, Kuzmanović u ndëshkua me karton të kuq me Stuttgartin që u mposht sërisht dhe u eliminua nga kompeticioni. Ai e mbylli sezonin me 11 gola, përfshirë 9 në Bundesligë, në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin 2011–12, spekullimet për transferimin e Kuzmanović vazhduan kur klubi anglez Çelsi kishte ofruar 23 milion £, por lojtari kishte refuzuar.[15] Kuzmanović filloi sezonin duke luajtur shtatë ndeshje, ku dhe regjistroi golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 kundër Hannover 96 përpara se të pësonte një dëmtim, që do t'a mbante jashtë fushave të lojës për dy ndeshje. Ai më pas u rikthye në mesin e muajit tetor.[16] Në dhjetor, Kuzmanović tërhoqi interesin e klubeve italiane Juventus dhe Lazio, por ai tha se ishte i lumtur që luante me klubin gjerman.[17] Megjithatë, serbi pati një ndryshim të shpejtë mendimi, duke deklaruar se ai do të largohej nga klubi nëse nuk do të kualifikohej në kompeticionet evropiane.[18] Më 3 mars 2012, Kuzmanović shënoi dy herë në fitoren 4–0 kundër Hamburg.

Në sezonin 2012–13, Kuzmanović luajti më pak në fillim të sezonit, duke pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës të këmbës së djathtë. Më 24 shtator 2012, u njoftua se Kuzmanović pritej të largohej nga klubi në fund të sezonit 2012–13, pasi pati bisedime ndërmjet klubit dhe lojtarit.[19] Pas këtij njoftimi, Kuzmanović filloi të aktivizohej nga trajneri në një pozicion jo të përshtatshëm për të, duke luajtur edhe si titullar edhe si rezervë. Në dhjetor 2012, marrëdhënjet e Kuzmanović me klubin u prishën duke dështuar në tentativën për të zgjidhur kontratën.[20]

Internazionale

Redakto

Më 31 janar 2013, Kuzmanović u transferua te klubi italian Internazionale për një shumë të pazbuluar.[21] Në deklaratën e prezantimit të tij ai tha se kalimi te Interi është një ëndërr e bërë realitet.[22] Ai bëri debutimin e tij me klubin tre ditë më vonë në një ndeshje jashtë fushe kundër Sienës, duke e nisur ndeshjen si titullar dhe duke assistuar golin e vetëm të shënuar nga Antonio Cassano në humbjen 3–1.[23] Ai luajti ndeshjen e dytë të tij si titullar në humbjen tjetër 4–1 kundër Fiorentinës më 17 shkurt.[24] Deri në fund të sezonit ai do të luante 14 ndeshje, përfshirë 1 një Kupën e Italisë dhe 13 në Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në një vend të nëntë zhgënjyes, duke dështuar të kualifikohet për në kompeticionet evropiane.[25]

Karriera ndërkombëtare

Redakto
 
Kuzmanović (i pesti djathtas) me skuadrën e Seribsë.

Në vitin 2007, Federata Serbe e Futbollit filloi bisedimet me Kuzmanović për mundësinë që ai të përfaqsonte kombëtaren serbe.[26] Lojtari më pas pranoi thirrjen duke u bashkuar me skuadrën për ndeshjet kundër Kazakistanit dhe Portugalisë në mars 2007. Ai shënoi dy golat e parë me kombëtaren në një ndeshje kundër Belgjikës, por këto gola nuk ishin të mjaftueshëm pasi Serbia humbi ndeshjen me rezultatin 3–2. Pavarësisht se Kuzmanović kishte lindur në Thun dhe kishte luajtur me kombëtaren nën-21 të Zvicrës, ai ishte i vendosur për të luajtur me kombëtaren e parë serbe, duke deklaruar: "Unë jam Serb dhe dëshiroj të jap gjithçka për vendin tim, dhe ky është një fakt që ju e ndjeni në zemër dhe duhet t'a dëgjoni domosdoshmërisht." Në ndeshjen e Kupës së Botës 2010 midis Serbisë dhe Ganës, Kuzmanović shkaktoi një penallti pasi preku topin me dorë, duke lejuar që Gana të shënonte golin e vetëm të ndeshjes duke e fituar atë.[27]

Ai ka luajtur një herë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-21 të Futbollit 2007 me Zvicrën nën-21, kështu që nuk ishte i disponueshëm për të luajtur me Serbinë në të njëjtin turnament. Serbia arriti deri në finale të turnamentit ku u mposht nga Holanda U21. Ai luajti edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Francës në shkurt 2007, përpara se të pranonte thirrjen me Serbinë.[28]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 30 nëntor 2014[29]
Performanca Liga Kupa Kontinenti Total
Sezoni Klubi Liga Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Zvicër Liga Kupa Zvicerane Europa Total
2005–06 Basel Superliga 17 1 0 0 2 1 19 2
2006–07 17 3 0 0 10 2 27 5
Itali Liga Coppa Italia Europa Total
2006–07 Fiorentina Serie A 4 0 0 0 0 0 4 0
2007–08 34 1 2 0 13 2 49 3
2008–09 32 2 1 0 8 0 41 2
Gjermani Liga DFB-Pokal Europa Total
2009–10 VfB Stuttgart Bundesliga 26 3 2 0 6 2 34 5
2010–11 32 9 3 0 12 2 47 11
2011–12 26 5 3 1 0 0 29 6
2012–13 12 0 2 0 3 0 17 0
Itali Liga Coppa Italia Europa Total
2012–13 Internazionale Serie A 13 0 1 0 0 0 14 0
2013–14 15 0 1 0 0 0 16 0
2014–15 4 0 0 0 0 0 4 0
Liga Kupa Kontinenti Total
Total Zvicër 34 4 0 0 12 3 46 7
Itali 102 3 5 0 21 2 128 5
Gjermani 96 17 10 1 21 4 127 22
Karriera në total 232 24 15 1 54 9 301 34

Kombëtarja

Redakto

Redaktuar më 30 nëntor 2014

Kombëtarja serbe
Viti Ndeshje Gola
2007 7 2
2008 8 0
2009 9 1
2010 11 1
2011 8 1
2012 3 1
2013 1 0
2014 3 0
Total 50 6

Golat me kombëtaren

Redakto
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren serbe.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 22 gusht 2007 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë   Belgjika 2–1 3–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2008
2. 22 gusht 2007 King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë   Belgjika 3–2 3–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2008
3. 10 tetor 2009 Red Star Stadium, Beograd, Serbi   Rumania 3–0 5–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
4. 3 Mars 2010 Stade 5 Juillet 1962, Algeris, Algjeri   Algjeria 0–2 0–3 Ndeshje Miqësore
5. 6 Shkurt 2011 Stadion FK Partizan, Beograd, Serbi   Ishujt Faroe 3–1 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
6. 28 Shkurt 2012 Tsirion Stadium, Limassol, Qipro   Armenia 0–1 0–2 Ndeshje Miqësore
Basel

Personale

Redakto
  • Lojtari i Artë Zvicran: 2006

Referime

Redakto
  1. ^ "Zdravko Kuzmanović igrat će za Srbiju" (në frëngjisht). Sportin. 13 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2007. Marrë më 15 maj 2001.
  2. ^ "Acquisito Zdravko Kuzmanovic" (në italisht). ACF Fiorentina. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2007. Marrë më 30 nëntor 2014.
  3. ^ "Palermo: Foschi critica la Fiorentina" [Palermo: Foschi kritikon Fiorentinën] (në italisht). Tutto Mercato Web. 31 janar 2007. Marrë më 20 gusht 2012.
  4. ^ "Corvino: "Meglio sciacalli che polli"" [Corvino: "Më mirë çakall se sa pulë] (në italisht). La Gazzetta Dello Sport. 1 shkurt 2007. Marrë më 20 gusht 2012.
  5. ^ ""Kuzmanovic: "Voglio vincere a Firenze e diventare come Ballack"" (në italisht). ACF Fiorentina. 20 qershor 2008. Marrë më 20 gusht 2012.
  6. ^ "Tactical Formation" [Formacioni taktik] (në anglisht). Football-Lineups.com. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2007. Marrë më 12 mars 2007.
  7. ^ "Fiorentina, Kuzmanovic: pronto l'accordo fino al 2013" [Fiorentina, Kuzmanovic: marrëveshja deri në vitin 2013 gati] (në italisht). Tutto Mercato Web. 14 tetor 2008. Marrë më 11 qershor 2013.
  8. ^ "Kuzmanovic spielt für den VfB" [Kuzmanovic do të luajë për VfB]. kicker.de (në gjermanisht). 31 gusht 2009. Marrë më 11 qershor 2013.
  9. ^ "Stuttgart secure Kuzmanović" [Stuttgart siguron Kuzmanović] (në anglisht). Sky Sports. 1 shtator 2009. Marrë më 1 shtator 2009.
  10. ^ "New Signing Zdravko Kuzmanovic Set To Make Stuttgart Debut" [Blerja e re Zdravko Kuzmanovic gati të bëjë debutimin me Stuttgardin] (në anglisht). Goal.com. 11 shtator 2009. Marrë më 11 shtator 2009.
  11. ^ "VBF Stuttgart 1–1 Hertha BSC" (në gjermanisht). VfB Stuttgart. 21 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 6 shkurt 2012.
  12. ^ "Kriegt der "Hammer" noch die Kurve" [Will the "hammer" get his act together?]. kicker.de (në gjermanisht). 22 janar 2010. Marrë më 11 qershor 2013.
  13. ^ "Celozzi adds to Stuttgart problems" [Celozzi shton problemet e Stuttgartit] (në anglisht). UEFA. 1 nëntor 2010. Marrë më 11 qershor 2013.
  14. ^ "Genoa e Napoli, Kuzmanovic: "Sto bene a Stoccarda"" [Genoa dhe Napoli, Kuzmanovic: "Jamë mirë në Stuttgart"] (në italisht). Tutto Mercato Web. 6 dhjetor 2010. Marrë më 11 qershor 2013.
  15. ^ "Stoccarda, Kuzmanovic: "Offerta da 23mln del Chelsea? Non ci credo"" [Stuttgart, Kuzmanovic: "23m ofertë nga Çelsi? Nuk besoj"] (në italisht). Tutto Mercato Web. 12 maj 2011. Marrë më 11 qershor 2013.
  16. ^ "Schieber würde laufen - Cacau droht die Bank" [Schieber do të vraponte - Cacau kërcënohet me stolin]. kicker.de (në gjermanisht). 20 tetor 2011. Marrë më 11 qershor 2013.
  17. ^ "Kuzmanovic happy at Stuttgart" [Kuzmanović i lumtur te Shtutgardi] (në anglisht). Sky Sport. 6 dhjetor 2011. Marrë më 6 janar 2012.
  18. ^ "Kuzmanovic exit threat" [Kuzmanovic kërcënon me largim] (në anglisht). Sky Sport. 12 mars 2012. Marrë më 11 qershor 2013.
  19. ^ "Bankdrücker Kuzmanovic rechnet mit seinem Abschied" [Kuzmanovic pret lamtumirën e tij]. kicker.de (në gjermanisht). 24 shtator 2012. Marrë më 11 qershor 2013.
  20. ^ "Stoccarda, rottura definitiva con Kuzmanovic" [Stuttgart prishje përfundimtare me Kuzmanovic] (në italisht). Tutto Mercato Web. 20 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2013.
  21. ^ "Kuzmanović signs for Inter" [Kuzmanoviç firmos për Interin] (në gjermanisht). VfB Stuttgart. 31 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 31 janar 2013.
  22. ^ "Kuzmanoviç dhe Skeloto në kor: Ëndrra u realizua!". Panorama Sport. 3 shkurt 2013. Marrë më 3 shkurt 2013.
  23. ^ "Siena 3-1 Inter: Chivu dismissed as Nerazzurri crash to defeat" (në anglisht). Goal.com. 3 shkurt 2013. Marrë më 3 shkurt 2013.
  24. ^ "Fiorentina 4–1 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 shkurt 2013.
  25. ^ "Viti horror mbyllet me turp për Interin e Stramës". Panorama Sport. 21 maj 2013. Marrë më 21 maj 2013.
  26. ^ "Terzić ga želi u timu Srbije" (në serbisht). Kurir. 16 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2011. Marrë më 15 maj 2011.
  27. ^ "Clemente calls on new recruits" (në anglisht). UEFA. 18 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2008. Marrë më 30 nëntor 2014.
  28. ^ "Les Bleuets s'imposent (4–0)". fff.fr (në frëngjisht). Federata Franceze e Futbollit. 7 shkurt 2007. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2012. Marrë më 7 dhjetor 2009.
  29. ^ "Zdravko Kuzmanović" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 31 janar 2013.

Lidhje të jashtme

Redakto