Ganesha Ratha
Ganesha Ratha është një monument në distriktin Kancheepuram, në shtetin indian Tamil Nadu dhe është një nga rathat ("karrot") e skalitura nga shkëmbi i granitit ngjyrë rozë pjesë e grupit të monumenteve të Dinastisë Pallava në Mahabalipuram, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.[1] Ratha është një shembull i Arkitekturës shkëmbore monolitike e datuar nga fundi i shekullit të VII gjatë mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I. Fillimisht e ndërtuar me një Shiva Linga, tashmë bujt hyjninë Ganesha pasi linga u hoq.
Gjeografia
RedaktoTempulli ndodhet në Mamallapuram, aktualisht i njohur si Mahabalipuram,[2] në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit të Oqeanit indian, në distriktin Kanchipuram. Brenda zonës së mbrojtur të UNESCO-s, ndodhen mbetjet e monumenteve të tjera.[1] Është i vendosur në një kodër në veri-perëndim dhe në pjesën e mbrapme të shkëmbit me relievin zbritja e Gangut.[3][4] Ganesha Ratha gjendet 2 metra nga Varaha Mandapa dhe është i drejtuar nga perëndimi.
Historia
RedaktoGanesha Ratha është një strukturë shkëmbore plotësisht e përfunduar, ndërsa rathat e tjera pranë janë të pambaruara.[4] Ratha aktuale prej guri është një imitim i një versioni prej druri të mëparshëm.[5][6][7] Ndërtimi i saj i atribuohet Narasimhavarmanit I që mbretëroi në vitet 630-688 të e.s..[8] Ndërsa është hamendësuar se kjo ratha u ndërtua para rathave të tjera të zonës, nuk ka të dhëna që ta konfirmojnë këtë. Tempulli fillimisht i ishte kushtuar hyjnisë Shiva por në vitet 1880, fshatarët e zëvendësuan Shiva Lingan me një imazh të Ganesha-s, pasi kërkuan formalisht leje nga autoritetet e distriktit dhe mund të ketë qenë atribuar George V të Anglisë.[9] Shiva Linga e mëparshme u instalua nën një pemë të afërt.[4] Bashkë me mjaft monumente të tjera ky tempull është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984 si "Grupi i monumenteve në Mahabalipuram".[1]
Planimetria
RedaktoËshtë e ndërtuar në një plan drejtëkëndor që është 6.1 m X 3.5 m dhe 8.5 metra i lartë së jashtmi. Dhoma e brendshme drejtëkëndore është 2.1 X 1.2 m dhe 2.1 metra e lartë. Ratha është tre katëshe dhe e mbushur me imazhe dhe veçori të tjera arkitekturore që gjenden në tempujt e tjerë të Indisë së jugut.[4][8] Façata është një verandë me kolona me skulptura dvarapalaka-sh (gardianë) anash.[4][10] Kolonat janë të vendosura mbi luanë të ulur që janë dizajni tipik i arkitekturës Pallava. Ndodhen edhe dy gjysëm-kolona që janë të vendosura po ashtu mbi luanë dhe të drejtuara nga njëra-tjetra. Është një strukturë e skalitur në shkëmb, kornizat e të cilës, sipër kolonave kanë Kudu (baxha dritaresh në formë patkoi) përgjatë gjithë gjatësisë dhe këto kuduse janë të portretizuara edhe në skajet e çatisë trekëndore. Poshtë çative trekëndore, në të dy skajet e gjatë dritaret janë të skalitura në formë patkoi me tre dyer, ku dera qëndrore ka skulptura me një kokë njerëzore me një trident të ngjashëm me atë të Shivës. Në skajin tjetër të çatisë trekëndore, kjo skulpturë mungon. Në murin e mbrapëm midis gjysëm-kolonave, nuk ka imazhe të skalitura.[8] Çatia mbuluese mbi katin e sipërm është e madhe, me kupolë në formë vagoni dhe me harqe nëpër kënde. Kreu i kupolës është mbushur me një seri prej nëntë majëzash në formë vazoje, ku secila konsiston në një ibrik dhe trident.[4][8][10]
Veçoritë
RedaktoNë portikun perëndimor të rathas ndodhen 18 mbishkrime Grantha dhe Nāgarī në sanskritisht. Nga katërmbëdhjetë vargjet në këta mbishkrime, vargu i dymbëdhjetë i është atribuar nipit të Narasimhavarmanit I, Paramesvaravarmani I, i mbiquajtur Atyantakama,[11] që si mbret Pallava ishte i njohur si Atyantakama, Atyantakama-Pallaveshvara-Griham. Vargjet e tjerë janë lëvdime të Shivës.[4][12]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c "Group of Monuments at Mahabalipuram". UNESCO. Marrë më 8 shkurt 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Trudy Ring, Robert M. Salkin & Sharon La Boda: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; kontrolluar më 3 janar 2013, 12 nëntor 2012, Taylor & Francis, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 912–
- ^ "Arjuna's Penance". Marrë më 30 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part III". 6. Ganesha Ratha. Indian History and Architecture, Puratattva.in. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "File:Five Rathas, Mahabalipuram.jpg". Archaeological Survey of India, Chennai Circle. Marrë më 9 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pancha Rathas, Mamallapuram". Archaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4, fq. 75
- ^ a b c d Alī Jāvīd & Tabassum Javeed: World Heritage Monuments and Related Edifices in India (500 B/W illustr.); 2008, Algora Publishing, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-87586-484-6, fq. 173–
- ^ Tamil Nadu Rough Guides Snapshot India (includes Chennai, Mamallapuram, Puducherry, Thanjavur, Madurai, Kanyakumari, Kodaikannal and Udhagamandalam); 22 mars 2012, Penguin, kontrolluar më 23 shkurt 2013, isbn 978-1-4093-6215-9, fq. 54–
- ^ a b "Ganesha ratha, Mamallapuram". Online Gallery of British Library. Marrë më 23 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ G. Jouveau-Dubreuil: Pallava Antiquities – 2 Vols.; 1 dhjetor 1994, Asian Educational Services, kontrolluar më 23 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0571-8, fq. 63–
- ^ "A monumental effort". Front Line India's National Magazine from the publishers of' ‘‘The Hindu. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|publisher=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Alī Jāvīd & Tabassum Javeed: World Heritage Monuments and Related Edifices in India (500 B/W illustr.); 2008, Algora Publishing, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-87586-484-6.
- G. Jouveau-Dubreuil: http://books.google.com/books?id=QbYKPXQ3DaAC Pallava Antiquities – 2 Vols.]; 1 dhjetor 1994, Asian Educational Services, kontrolluar më 23 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0571-8.
- Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4.
- Trudy Ring, Robert M. Salkin & Sharon La Boda: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 12 nëntor 2012, Taylor & Francis, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-884964-04-6.
- Tamil Nadu Rough Guides Snapshot India (includes Chennai, Mamallapuram, Puducherry, Thanjavur, Madurai, Kanyakumari, Kodaikannal and Udhagamandalam); 22 mars 2012, Penguin, kontrolluar më 23 shkurt 2013, isbn 978-1-4093-6215-9.