Giuseppe Garibaldi
Giuseppe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.
Në rini ishte marinar, ndërsa deri sa shërbeu në ushtri në Marinën e Sardenjës (1833 - 1834) ishte nën ndikimin e Giuseppea Mazzinija(kreu i nacionalizmit italian)dhe u bë anëtarë i Shoqërisë së "Italia e Re". Pas dështoi rebelimi i armatosur në Savojës më 1834, kur është dënuar me dënimin me vdekje ik në Amerikën e Jugut, ku luftoi për pavarësinë e Brazilit. Ai mori pjesë në luftën Uruguaian-Argjentinë në anën e Uruguait. Në fillim udhëhoqi marinën uruguaiane ndërsa më vonë që më vonë u bë komandant në Legjionin italiane të Montevideos. Në këto lufta fitoi famë botërore.
Ai u kthye në atdheun e tij në prill 1848,për të marrë pjesë në luftën për pavarësinë e Italisë dhe në luftën kundër Austrisë. Luftoi kundër austriakëve në Milano dhe Francezëve në Romë në 1849. Republikës së Romës i solli atij famë ndërkombëtare. Megjithatë në vitin 1849 në Romë u bind për t’u tërhequr nëpër Italinë qendrore.
Gjatë tërheqjes,u vra Anita - gruaja dhe bashkëluftëtarja e tij. Pas rënies së Republikës së Romës i erdhi në ndihmë Venedikut me 4000 vullnetarë. Megjithatë, monarkët e arrestuan dhe e deportuan. Garibaldi e shpartalloi ushtrinë e vet dhe kërkoi strehim në Afrikën Veriore,më pas në SHBA e më pas në Peru.
Si hero i dy botërave,siç e kan quajtur,nuk ka mundur të kthehet në Itali deri në vitin 1854.
Ne vitin 1854 i ndihmoi Piemontit në luftën kundër Austrisë, duke I udhëhequr njësitë vullnetare. Në këto luftëra forcat e tij okupuan vendbanimet Varese dhe Comon. Në maj të 1860,Garibaldi arrin një ndër sukseset e tija më legjendare duke marr nën sundim Sicilinë dhe Napolin.