Gjeografia e Zambisë

REP. DEM.
KONGO
TANZANIA
MAL.
MOZ.
ZIMBABVEJA
BOTSUANA
NAMIBIA
ANGOLA
L.Kariba
redaktoni hartën

Zambia ndodhet në kontinentin Afrikan, në lindje të Angolës. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës lindore, mirëpo disa organizata e institute e fusin në kuadër të Afrikës jugore.

Sipërfaqja e përgjithshme e Zambias 752.614 km2 (17 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria bashkë me Mali i Zi) prej së cilës 11.890 km2 janë ujë. Zambia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 ‘‘‘J’’’, 30 00 ‘‘‘L’’’.

Zambia nuk ka bregdet, ndërkaq ka vijë kufitare 5.664 km të gjatë, që e ndan atë nga : Angola 1.110 km, Republika Demokratike e Kongos 1.930 km, Malevia 837 km, Mozambiku 419 km, Namibia 233 km, Tanzania 338 km dhe Zimbabvea 797 km.

Klima në Zambi është tropikale dhe vende-vende e ndërprerë nga lartësia e madhe mbidetare e relievit. Sezoni i reshjeve fillon në tetor dhe përfundon në prill.

Relievi i Zambias kryesisht rrafshnalta me disa male e bjeshkë. Pika më e ultë e relievit 329 m është në lumin Zambezi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.301 metrave në bjeshkët Mafinga (ang. : Mafinga Hills).

Si pasurit natyrore të Zambias sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Bakri (Cu), Kobalti (Co), Zinku (Zn), Plumbi (Pb), Qymyri, Ari (Au), Argjendi (Ar), Urani (U) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 7,08 % e sipërfaqes së vendit.