Gjon Karma

aktor shqiptar
This is the stable version, checked on 26 dhjetor 2022. 4 pending changes await review.

Gjon Karma (Shkodër, 11 korrik 1917 - Tiranë, 11 korrik 1994) ka qenë aktor i njohur shqiptar.

Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

Çmimet

Redakto

Mbante titullin "Artist i Merituar".

Filmografia

Redakto
  • Tana- 1958.....Portieri

Burimet

Redakto

  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.