Hysen Tërpeza (Tërpezë, 10 qershor 1910 - 23 qershor 2002) ishte aktivist ushtarak shqiptar gjatë viteve 1941-1945. Tërpeza gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën anti-komuniste serbe.

Vendlindja e tij, Tërpeza nga (Vitia)

Veprimtaria atdhetare kombëtare Redakto

Arratisja nga atdheu

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore bashku me grupin e tij kalon nga Kosova në Maqedoni ku hasin në disa prita të komunistëve dhe humbin katër anëtarë të grupit.[1] Pas shpërthimit të këtyre pritave, kalojnë në Greqi, ku gjejnë strehim për një kohë të shkurtër si aleatë të Greqisë. Pas një kohe të shkurtër, shtëpia ku grupi i tyre ishte i strehuar, sulmohet (supozohet që ishin forca të qeverisë greke) dhe digjet së bashku me 4-5 anëtarë të grupit. Qeveria greke pastaj i ofron një vendstrehim tjeter dhe nga ai vendstrehim ky grup kërkon ndihmë dhe këshilla nga Mid'hat Frashëri. Frashëri i këshilloi që të prisnin zhvillimin e situatës dhe si tu jepej rasti të merrnin rrugën e mërgimit ashtu siç kishin bërë grupet e tjera, si Balli Kombëtar. Pasi forcat komuniste sundonin pjesën më të madhe të Ballkanit, Tërpeza zhvillon aktivitete të dendura ndër shqiptarë për një kohë të gjatë deri sa nga informatorët e sigurimit shtetëror turk informohet për aktivizimin e sigurimit shtetëror jugosllav (OZNA) në Stamboll, dhe për këtë shkak këshillohet që të kufizojë lëvizjet. Edhe përkundër këtyre të dhënave ai nuk e kufizon lëvizjen e tij deri me rastin e takimit me një person nga Martinajt e Malit të Zi. Ky takim kishte ndodhur në një kafeteri përderi sa Tërpeza ishte nën përcjelljen e dy nipave të tij. Pas bisedës së zhvilluar, paraqitur si dëshirë nga personi për një bisedë në katër, ngrihen që të dy dhe ecin në mes të dy nipave. Për një moment personi ule gjoja se të mbathë këpucët dhe në atë moment njëri nga nipat e kap për jake dhe drejton personin të cilit Tërpeza i kërcënohet me armë në fytë. Tërpreza emigron në Gjermani ku ndiqej po ashtu nga agjentët e Jugosllavisë. Nga Gjermania shkon në Bruksel, ku takon Mbretëreshën Geraldinë, të cilës i kërkon ndihmë dhe mbështetje të aktiviteteve të tij. Mbretëresha e dobësuar në veprime të tilla dhe nuk ishte në gjendje të i ndihmonte në ato momente. Pas kësaj vizite dyditëshe, Tërpeza vendoset në Gjermani ku priste ndihmën e cila siç duket nuk vinte as pas letrës së dytë të drejtuar Mbretëreshës. ↵Pas letrës së dytë të mbetur pa përgjegje merr rrugë për në ShBA. Aty aktivizohet dhe merr pjesë në Lidhjen e Tretë e Prizrenit.[2]

Pajtim kombëtar me Fadil Hoxhën partizanët dhe antifshitët Redakto

Pas kësaj Tërpeza viziton Turqinë, Shqipërinë dhe kthehet në vendlindje ku i shtrin dorën e pajtimit Fadil Hoxhës duke thënë: "Kam ditë dhe die të luaj qarkun, por asnjëherë politikën".[3] I rreshtuar në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, Tërpeza kishte qenë kundërshtar i Fadil Hoxhës, anëtar i Konferencës së Bujanit. Dy rryma me kahje të kundërta por me një qëllim, bashkimin e trojeve shqiptare.

Emigrant i rrezikshëm politik në vendet perendimore me orientim nacionalist (djathtist) Redakto

Pas kufizimit të hapësirës së tij në Turqi, Tërpreza migron në Gjermani ku po ashtu ndiqej nga spiunët e Jugosllavisë. Nga Gjermania shkon për t'u strehuar në Bruksel. Gjatë qëndrimit në Bruksel, ai vendos që t'i bëjë një vizitë Mbretëreshës Gjeraldinë, të cilës i kërkon ndihmë dhe mbështetje të aktiviteteve të tija. Mbretëresha e dobësuar në veprime të tilla dhe nuk ishte në gjendje të i ndihmonte në ato momente. Pas kësaj vizite dyditëshe, Tërpeza vendoset në Gjermani ku priste ndihmën e cila siç duket nuk vinte edhe pas letrës së dytë të drejtuar Mbretëreshës.

Pas letrës së dytë të mbetur pa përgjegje, merr rrugën për në ShBA. Aty aktivizohet në Lidhjen e III të Prizrenit.

Në mbledhjen e Lidhjes, merr fjalën dhe prezanton pikëpamjet e tij mbi situatën politiko-shqërore të shqiptarëve. Gjatë fjalimit të tij, nis një polemikë me disa anëtarë të mbledhjes. Në këto replika dallohen fjalët e tij drejtuar mendimeve për grusht shteti të armatosur. "Neve na duhet ta ruajmë atë grimë Shqipni, kryetarët e kryeministrat shkojnë e vijnë, qeveritë shkojnë e vijnë, ne duhet ta duam Shqipninë, strumbullar të shqiptarisë."

Në këtë mbledhje ai demonstron me ndjenja protestën e tij ndaj ndërrimeve me dhunë, për të cilat mendonte se gjithnjë në histori kanë ardhur nga veriu, Kosova apo lindja, ndërsa i lartësonte ndërrimet politike të pa dhunë që sipas tij ato vinin më së shumti nga jugu. Paraqitjes së tillë ju kundërvunë anëtarë të shumtë, duke e ironizuar me përshëndetjen komuniste (me grushtin), si për ta 'vulosur' Tërpezën si komunist. Pas këtij reagimi injorues, i dëshpruar për keqpërdorimin e mendimit të tij për qëllime afatshkurtra, Tërpeza pa folur e lëshon foltoren dhe ulet pranë Anthony Athanasit, i cili i drejtohet me fjalët: "Mbaju burrë si gjithëherë." Pas kësaj në foltore del Athanasi dhe i kundervihet atye që e injoruan mendimin e Tërpezës duke e etiketuar si enverist. Kundërvënia e tij ishte përshkrimi i veprimtarisë së Hysen Tërpezës gjatë Luftës II Botërore dhe në mërgim.

Citate
  • Hysen Tërpeza -atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte dita e Kurban Bajramit... kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë... Atëherë pashë se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqiː Ramiz Cërrnica, ish-kryetar i komunës së Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova. të tubuar rreth Mulla Idriz Gjilanit Velekincës, zëvendëskomandant Sylë Hotlit, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cërrnicës. Edhe Ramiz Cërrnica, në shqyrtimin kryesorë kundër tij.[4]
  • [5]

Literaturë Redakto

  1. Hysen Tërpeza: „Ka me na gjykue Nana Kosovë", Nju-Jork, 1976,
  2. Hysen Tërpeza: „Tradhtia serbe, planifikimi i qeveris jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve",Gjermani, maj 1979
  3. Mustafë Xhemaili: "Hysen Tërpeza, luftëtar i Shqipërisë Etnike", intervistë në 13 vazhdime, Kombi, Prishtinë, 1997-1998
  4. Ilaz Metaj-Ali Llunji: "Hysen Tërpeza - histori e gjallë", monografi, Prishtinë, 1992 Emisione dokumentare televizive:
  5. Toka nuk përfaqëson njerëzit, por njerëzit përfaqësojnë tokën, Mustafë Xhemaili, emision dokumentar, 30 minutësh, emetoi TVSH Satelitor dhe RTK.
  6. Hysen Tërpeza- një jetë për atdhe", A.Llunji, I. Metaj dhe Nuhi Bytyçi, 3 pjesë nga 40 minuta, emetoi RTK.
  7. "HYSEN TËRPEZA - NJË LEGJENDË PËR KOSOVËN" - libër me autor Mustafë Xhemaili

Shiko dhe këtu Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ Pas përgjakjes së Gjilanit, më 29 dhjetor 1944 mbahet një takim i ndërmjetësuar nga 'Hysen Tërpeza i cili mbahet në shtëpin e Tahir ZhegocitZhegoc, kjo marrëveshje ndëmjertsuar nga Hysen Tërpeza në mes Mulla Idriz Gjilanit me përfaqësuesin e UNÇSH’së Shefqet Peçin. Sipas të dëshmive të atdhetarit Ramiz Cërnica, takimi midis Mulla Idris Gjilanit dhe Shefqet Peçit u mbajt, në malet midis fshatrave Livoç, Ponesh, Gumnishtë dhe Pasjak të Gjilanit. Mulla Idrisin në këtë takim e kanë shoqëruar rreth 20 bashkëluftëtarë, kurse Shefqet Peçin e shoqëroi komandanti i Brigadës VII të kosmetit Shaban Haxhia nofka ”Përzha”, me një grup partizanësh nga njësia përcjellëse e shtabit. Në këtë takim sipas dëshmitarit tjetër Tahir Zajmi, Shefqe Peqi ka arritur ta bind Mulla Idrisin që të heq dorë nga rezistenca e mëtutjeshme. Shefqet Peçi, me këtë rast Mulla Idrisit i ka thënë Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë pa tjetër do të bashkohen me Shqipni, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurt... ? 5/6 Zhvillimet e mëvonshme, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, që mbetën padrejtësisht nën administrimin e Jugosllavisë së Titos, dëshmuan të kundërtën e premtimeve të Shefqet Peçit.
  2. ^ Në mbledhjen e lidhjes, merr fjalën dhe prezenton pikëpamjet e tija mbi situaten e përgjithëshme polotiko-shqërore të shqiptarëve. Gjatë fjalimit të tij vije deri tek polemnika me disa anëtarë të mbledhjes. Ndër këto replika dallohen fjalët e tij drejtuar mendimeve për grushtetë të armatosur. Neve na duhet t'a ruajmë atë grim Shqipni, kryetarët e kryeministrat shkojnë e vijnë, qeverit shkojnë e vijnë, ne duhet t'a duam Shqipnin, strumullar të shqiptaris. Në këtë mbledhje ai demonsron me ndjenja protesten e tij ndaj ndrimeve me dhunë fizike për të cilat mendonte se gjithnjë në histori kanë ardhur nga veriu, kosova apo lindja, ndërsa i lartësonte ndrimet politike të pa dhunë që sipas tij ato vinin më së shumti nga jugu. Paraqitjes së till ju kundërvyen anëtarë të shumtë me përshëndetjen komuniste (grushtin pranë kokës) me të cilën dëshironin Tërpezën ta vulosnin si komunist. Pas këtij reaksioni ignorues, i dëshpruar për keqpërdorimin e mendimit të tij për qëllime afatëshkurta, Tërpeza pa folur e lëshon foltoren dhe ulet pranë Athanas Athanasit i cili i drejtohet me fjalët: Mbaju burr si gjithëherë. Pas kësaj në foltore del Athanasi dhe i kundervihet atye që e ignoruan mendimin e Tërpezës duke e etiketosur si Enverist. Kundërvenja e tij ishte përshkrimi i veprimtaris së Hysen Tërpezës gjatë luftës së II botërore dhe në mërgim.Nga libri Biseda intervista me Ilaz Meta dhe Ali Llunji RTK
  3. ^ ,Mustafë Xhemajli: Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista
  4. ^ Mustafë Xhemajli: Hysen Tërpeza, Një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista
  5. ^ HYSEN TERPEZA..TAKIMI I PARË ME FADIL HOXHËN DHE LUFTA NË GJILAN -Pas përfundimit të kësaj lufte, përleshjeje në Livoç, ju çfarë bëtë dhe me kend u takuat? - Lufta e Livoçit përfundoi ashtu siç dihet. Pas disa ditësh, mua, përmes Hasan Remnikut, më erdhi një letër nga Fadil Hoxha, i cili më shkruante: ,??I dashuri patriot, sot e dëshiron interesi i kombit që të takohemi! Interesi i kombit mbi të gjitha. Unë nuk mund t'besoja punë askujt. Ndejtëm bashkë unë dhe Hasani dhe dikur u thashë njerëzve në komunë: Hasani paska diçka punë në Tërpezë dhe ndoshta nuk vij sonte,.. Natyrisht, ne shkuam, sipas marrëveshjes, në Sllakoc të Epërm e takuam kryeplakun dhe ramë poshtë. ?Ku është Fadili,??, e pyeta Hasanin. Atje në maje të malit,,.. gjegj Hasani. Shihe Hasan, Fadili ka edhe serbë me vete,. ,, ore burrë, më tha Hasani. Të gjithë i kanë emrat shqip dhe shqip po flasin,??..??Lere ti atë Hasan,??, ia ktheva, ,??por shko e i thuaj Fadilit që të vijë dhe me vete mos ta marrë kë tjetër përveç Kurtesh Agushin, Hasani shkoi dhe u kthye me Fadilin, Kurteshin dhe një djalë të Gjakovës, Hysen i thoshin. Ishte diku 16 apo 17 maji. Që të tre kishin vënë plisa të rinj në krye. Fadilin dhe Kurteshin i njihja, por atë të tretin jo. U morëm ngryk me Fadilin. Fadili me,ju falënderua për atë se i kishin shpëtuar shokët. Pastaj më tha: Hysen, rregulloj punët ti se do të bjerë Italia dhe do të çlirohen viset shqiptare,??. O Fadil, ia prita, po nuk çlirohen viset shqiptare me serbë. Mos, or burrë,..Shihe, Hysen! Unë të kam thënë se aty ku do t'i thuhet bukës bukë do të jetë Shqiperi, ndërsa aty ku i thonë bukës Hleb do të jetë Serbi. O nuk bëhet ajo o Fadil Hoxha,??, ia ktheva. Zoti të zbretë e të më thotë se është e mundur ajo, unë nuk besoj. Po, serbi nuk punon në të mirë të shqiptarit,. Unë e di se ti je patriot, por i ke shokë Ilaz Agushin dhe Tahir Kolgjinin, më tha Fadili. Tahiri ishte prefekt i Prishtinës. ?Unë e kam për nder t'i kem shokë edhe Ilazin e edhe Tahirin, ndërsa ti i ke miq Dushan Mugoshën dhe Milladin Popoviqin e të tjerët dhe me ta nuk bëhet Shqipëria.Llafe e llafe, por nuk ramë në ujdi asesi. Shiko,, i thashë në fund - Nuk ke nevojë të më falënderosh se të kam mbrojtur. Por, ta dish se, nëse vjen dita dhe e fitojnë këta luftën, ose do të duhet të punosh si thonë ata ose do të të shkoj kryet,??Por, edhe nëse punon për ta në fund ata do të të shtrydhin dhe do të të hudhin si limonin,