Isë Havolli
Isë Havolli apo Isë Arif Havolli (11 janar 1943 - 24 dhjetor 1998) lindi në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës. Ishte pjesëtar i UÇK-së. Presidenti Hashim Thaqi e dekoroi me Urdhrin "Hero i Kosovës".
Isë Havolli | |
---|---|
Lindur më | 11 Janar 1943 Llapashticë e Epërme (Besianë), Komuna e Podujevës, Kosovë |
Vdekur më | 24 Dhjetor 1998 Llapashticë e Epërme (Besianë) |
Në aleancë me | Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) |
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës, Beteja e Podujevës |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Jeta
RedaktoFamilja
RedaktoIsa pas vetes la një djalë dhe një vajzë të cilët jetojnë në Shkup.[1]
Aktivitetet në UÇK
RedaktoShkatërrimi i tankut serb
RedaktoGjatë Betejës së Podujevës, në mëngjesin e hershëm të 24 dhjetorit të vitit 1998 forcat serbe ndërmorën ofensivë befasuese në drejtim të pozicioneve të UÇK-së, te Tabet e Llapashticës. Luftëtarët e UÇK-së ishin në pozicione. Edhe Isai ishte në pozicionin e tij në tabe. Me një arsenal të madh luftarak forcat armike mësynë pozicionet e UÇK-së, por hasën një rezistencë të madhe të luftëtarëve të lirisë. U zmbrapsën disa herë dhe pas një beteje të ashpër që u zhvillua atë ditë, pas përforcimeve të mëdha që ju erdhën forcave armike në teknikë dhe njerëz dhe pas humbjeve të mëdha të pësuara, ata prapë mësynë tabet dhe kur tanku i parë deshi të depërtoi në tabe, Isë Havolli me trimëri të pashoqe u hodh mbi tankun e armikut dhe ua futi granatën në tank. Tanku tjetër shtiu në drejtim të Isës, ku ai ra dëshmor. Aty u thye miti se ushtria serbe është e pathyeshme.[1][2]
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoRadio Kosova e Lirë - Isë Arif Havolli - https://www.radiokosovaelire.com/ise-arif-havolli-11-01-1943-24-12-1998/
Referime
Redakto- ^ a b Qeriqi, Zamir (2022-12-24). "Isë Arif Havolli (11.01.1943 – 24.12.1998)". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). fq. 4-6. Marrë më 2023-03-10.
- ^ "Milazim Kadriu: U shënua 12 vjetori i betejës së Tabeve të Llapashticës". Zemra Shqiptare. Marrë më 2023-03-10.