Kalaja e Tiranës

Kalaja e Tiranes
(Përcjellë nga Kalaja në qytetin e Tiranës)
This is the stable version, checked on 16 tetor 2020. 4 pending changes await review.

Kalaja ne qytetin e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar me numër "1886 më 10.06.1973".

Kalaja ne qytetin e Tiranës
VendndodhjaRrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Koordinatat41°19′35″N 19°49′19″E / 41.326389°N 19.821944°E / 41.326389; 19.821944
Organi drejtuesDRKK Tiranë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar1886
Nr. i referencësTR079
Kalaja e Tiranës is located in Earth
Kalaja e Tiranës (Earth)

Histori i forteses

Redakto

Kalaja ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s.), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky toponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale.

Secila nga rrugët e vjetra, para se të hynin në Tiranë dominoheshin nga një kështjellë apo kala. Kalaja e Lalmit (shek. II e.s.) ndodhej në kodrinën ku lumi Erzenit merrte kthesën e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelës. Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e korridorit Dibër-Tiranë-Durrës. Në anën tjetër, pranë malit të Vilës ku janë ngushticat e Krrabës, ndodhej qyteti ilir i Parthinëve, Persqopi (shekIV-III p.e.s.), banorët e të cilit më pas u shpërngulën në Petrelë.

Kalaja e Dorëzit në kodrën ndërmjet lumit të Trezës e të Piollit (periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, kalaja e Prezës dhe kalaja e Ishmit, të gjitha së bashku, këto kala antike e mesjetare përbënin rrethin mbrojtës të Tiranës. Kalaja e Tiranës ishte dhe mbeti bërthama historike e trevës së Tiranës dhe rezidencë administrative përgjatë mesjetës së mesme.

Si e tillë vazhdoi të ekzistonte edhe në shek. e XVII kur qyteti i Tiranës u shtri përreth saj duke pasur një qendër qytetare me kullijen (kompleksin social kulturor) të ndërtuar nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanë dhe urën e Tabakëve nga ana lindore, ndërtesat e qeveritarëve brenda truallit të kalasë.

Nga dy anët e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit të Lanës. Është menduar që në vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindërtuese në muret rrethues të kalasë duke i ngritur ato në lartësi mbi strukturat antike. Vepër e tij ishte edhe kulla e gjatë që mbetet akoma pjesërisht në gjendje të mirë. Kalaja pëson dëmtime sërish në periudhën e luftërave ndërfeudale të shek XVIII, kur aty u përplasën trupat e Ahmet Kurt pashës së Beratit me Bushatllinjtë. Populli i Tiranës i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizëm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjëri prej tyre. Të kësaj kohe janë sistemi i frëngjive për armë zjarri në pjesën më të lartë të mureve rrethues.

Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranës bëhet rezidencë e sundimtarëve të rinj të saj ; Toptanëve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi njërën për banim dhe tjetrën për pritje që janë dhe sot. Përgjatë shek XX kur humbet funksioni i saj origjinal për mbrojtje, vërehen dëmtimet më të mëdha. Ajo humbi një pjesë të mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon të kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotë stilistik.

Megjithatë ajo sërish mbeti rezidencë qeveritare apo vendi më i spikatur për to edhe në ditët tona. Në truallin e Kalasë janë sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Bashkësia e Tiranës me Institutin e Monumenteve të Kulturës, po i kushtojnë një vëmendje thelbësore këtij monumenti themelor të programit “Kthim në identitet”. E parë në këtë konceptim Kalaja e Tiranës ishte dhe duhet trajtuar në epokën tonë si bërthama historike e kulturore e Kryeqytetit.

Kalaja si trashegimi kulturore

Redakto

Kalaja ne qytetin e Tiranës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin dhe  qarkun e Tiranës, Shqipëri . Ky monument është i miratuar si trashegimi kulturore   më 10.06.1973“.Në truallin e Kalasë janë sot te vendosura Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve.

Humbja e imazhit te kalase

Redakto

Megjithese është monument kulture i kategorise se pare dhe ka te përcaktuar një zone te mbrojtur ne baze te vendimit te keshillit te ministrave mbi te  dhe ne zonen e gjelber, rreth tij janë shtuar vazhdimisht ndertime me leje dhe pa leje, dhe një i fundit qe po ndertohet ne zonen e gjelber jo larg  kalasë dhe ne oborrin e ish pallatit te pionerve.

Referimet

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.

Lidhje të jashtme

Redakto
 
01.House inside the Castle's walls in Tirana, Albania