Klasa sunduese është klasa shoqërore e një shoqërie që vendos dhe përcakton agjendën politike të shoqërisë.

Sociologu C. Wright Mills (1916-1962) argumentoi që klasa sunduese ndryshon nga elita. Kjo e fundit thjesht i referohet një grupi të vogël njerëzish me fuqi politike. Shumë prej tyre janë politikanë, menaxherë politikë të punësuar, dhe liderë ushtarakë. Klasa sunduese janë njerëz të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në politikë, arsim, dhe qeveri me përdorimin e pasurisë apo pushtetit.[1]

Shembuj

Redakto

Ashtu si për klasën e kapitalistëve të mëdhej, mënyrat të ndryshme prodhimi lindin klasa të ndryshme në pushtet: në kohën e feudalizmit, ishin  feudalët, ndërsa nën skllavëri, ishin skllavopronarët. Në shoqërinë feudale feudalët e mëdhej kishte pushtet mbi vasalët e tyre për shkak të kontrollit të tyre të feudeve. Kjo u dha atyre pushtet politik dhe ushtarak mbi njerëzit. Në skllavëri, meqë të drejtat e skllevërve u përkisnin skllavopronarëve, ata merrnin vendimet që donin për të rritur prodhimin në fermë.[2]

Mattei Dogan, në studimet e tij të fundit mbi elitat në shoqëritë bashkëkohore, ka argumentuar se, për shkak të kompleksitetit të tyre të madh dhe veçanërisht për shkak të ndarjes sociale të punës nuk ka, dhe nuk mund të ketë klasë sunduese koherente, edhe në qoftë se në të kaluarën ka pasur shembuj të ngurtë e koherentë të klasave sunduese, si në Rusi apo në Perandorinë Osmane, apo si në regjimet totalitare të shekullit të 20-të (komunizëm dhe fashizëm).

Milovan Gjilasi  tha se në një regjim komunist, nomenklatura formonte një klasës sunduese, e cila "përfitonte nga shfrytëzimi, dhe disponimi i të mirave materiale", duke kontrolluar gjithë pronën, dhe pra gjithë pasurinë e një kombi. Për më tepër, ai argumentoi se burokracia komuniste nuk ishte një gabim aksidental, por aspekti qendror e i natyrshme i sistemit komunist, sepse regjimit komunist nuk do të ishte i mundur pa sistem burokratësh.[3]

Teoricienët e globalizimit argumentojnë se sot ka një klasë transnacionale kapitaliste.[4]

Në media

Redakto

Ka disa shembuj të klasave sunduese në filma, romane, dhe shfaqje televizive. Filmi i pavarur amerikan i vitit 2005, Klasa Sunduese Amerikane (The American Ruling Class), shkruar nga ish - editori i Revistës Harper (Harper Magazine), Lewis Lapham, me regjizor John Kirby, është një gjysmë-dokumentar që trajton se si ekonomia amerikane është e strukturuar dhe për kë.

Në romanin Botë e Re Trime (Brave New World), nga Aldous Huxley, gjithsecili është i prodhuar gjenetikisht dhe i klasifikuar. Klasa Alpha është një klasë sunduese, për shkak se ata kanë pozitat më të larta të mundshme dhe kontrollin më të madh të botës në roman. Kjo situatë mund të gjendet edhe në romanin e George Orwell 1984 ku Big Brother dhe qeveria kontrollojnë se çfarë kombi dëgjon, sheh, dhe mëson.

Shembuj të tjerë filmash përfshijnë Gattaca, ku të lindurit gjenetikisht janë superiorë dhe janë klasë sunduese, dhe V for Vendetta, i cili përshkruan një qeveri të fuqishme e totalitare në Britani. Filmi komik Klasa Sunduese ishte një satirë e aristokracisë Britanike, dhe përshkruan fisnikërinë si egoiste dhe të ashpër, të kundravënë ndaj një kushëriri të çmendur i cili beson se është Jezu Krishti, të cilin e kanë identifikuar si një "Bolshevik të qelbur".

Referime

Redakto
  1. ^ Codevilla, Angelo. "America's Ruling Class — And the Perils of Revolution". The American Spectator. 2 (July 2010): 19. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2015. Marrë më 14 korrik 2015. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Slave Ownership". Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2007. Marrë më 26 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Wasserstein, Bernard (12 shkurt 2009). Barbarism and Civilization: A History of Europe in our Time. OUP Oxford. ISBN 9780191622519. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Globalizations_Interview_with_Leslie_Sklair" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 gusht 2010. Marrë më 26 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Për lexim të mëtejshëm

Redakto