Njësia administrative Ishëm

(Përcjellë nga Komuna Ishëm)
This is the stable version, checked on 18 qershor 2022. 2 pending changes await review.

41°19′N 19°22′E / 41.32°N 19.36°E / 41.32; 19.36

Njësia administrative Ishëm
Popullsia
 • Gjithsej8,317

Komuna Ishëm është një komunëRrethin e DurrësitShqipëri.[1] Ishëm është qyteti ku lindi piktori i famshëm Ibrahim Kodra në botë.

Gjeografia

Redakto

Komuna Ishëm është pjesë administrative e Qarkut Durrës dhe ndodhet në veri të territorit të tij ku ndahet qartë (si territor) nga lumi Ishëm në veri dhe nga Përroi i Tarinit në jug. Ka një sipërfaqe totale prej 8,000 ha duke u kufizuar në juglindje me komunën e Prezës, në perëndim me detin Adriatik dhe në lindje me komunën Thumanërrethit të Krujës. Komuna Ishëm përbëhet nga 10 fshatra: Kuraten (Shkafanë), Lalëz, Likmetaj, Kërtushaj, Kapedanaj, Gjuricaj, Rrotull, Draç e Fushë-Draç, Shetaj dhe Bizë.

Historia

Redakto

Toponimi “Rodon” rrjedh nga lashtësia Ilire, besimi pagan dhe besimi politeist (në shumë zota apo kulte), njëri prej të cilëve ishte dhe besimi tek Zoti (kulti) i Detit. Rajoni përreth Kepit besonte tek hyjnia e detit me emrin “Rodon” (Arden). Këtij të fundit, iu blatua kepi me gjithë bukuritë e tij natyrore të cilat ky zot i gdhendi me emrin e tij. Më pas, populli e quajti “Kepi i Rodonit”. Në thellësitë e ujërave të kepit ndodhen gërmadhat e qytetit të lashtë. Sipas albanologut të njohur Eqrem Çabej, Ishmi ka një gjenezë para 3 mijë vjeçare si vendbanim shumë i lashtë, i pagëzuar në gjuhën pararendëse Ilire me emrin “Isamus”, “Issamus”, “Issam” , “Issemus”, “Ismus”, “Istiamus” , “Istm”, “Durachium”, “Lissus”, “Skodra”, “Seupi”. Ishmi me këto emërtime është i njohur në arkivat e Raguzës së shekujve XIV – XV. Topiajt kanë sunduar si principatë në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe këtë e dëshmojnë kisha bizantine e “Shën Nastasia” (Saneta Nastasia), Deti Arderi e Radonit (sipas burimeve raguziane). Në vitet 1420 - 1450, Rodoni zotërohej nga venedikasit. Në vitin 1450, pas fitores së Skënderbeutrrethimin e parë të Krujës, ky i fundit vuri nën zotërim Kepin e Rodonit. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ata ndërtutan aty Kalanë e Ishmit, si fortes mesjetar e garnizoneve osmane.

Njerëz të Famshëm

Redakto

Vendbanimet

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto