Koxhaxhiku
Koxhaxhik ose Sfetigrad (maqedonisht: Коџаџик/Kodžadžik Svetigrad; turqisht: Kocacık) ёshtё fshat nё komunën e Zhupës, Maqedoni.
Koxhaxhik Коџаџик | |
---|---|
Shteti | ![]() |
Rajoni | Jugperëndimor |
Komuna | Zhupë |
HistoriaRedakto
Eqrem bej Vlora, kur vizitoi këto vise në fundin e verës të 1912, shkroi se legjenda vendore që i treguan pleqtë thoshte që paraardhësit e tyre me urdhër të Sulltanit, për dënim, ishin sjellë përdhunshëm nga Anadolli. Por më vonë Kapllani (hoxha) i Sulltanit, që jetonte atë kohë në Dibër, i mori dhe u fali këtë vend të bukur e të pasur. Vlora vijon duke e krahasuar me një fakt historik: në kohën e Sulltan Selimit I dhe gjatë përndjekjeve të mëvonshme të kizilbashëve (ithtarë të Safavidëve të Persisë) grupe të tëra etnike nga Anadolli Lindor dhe ai i Mesëm u internuan në Ballkan. Ndër to edhe një fis i quajtur Koxhan, nga zona e Sivës, u dërgua për punë të detyruar në Dibër. Vite më vonë, pas vdekjes së Sulltan Selimit II, mësuesi dhe kapllani i tij Ataullah efendiu, dibran dhe i dërguar po ashtu me shërbim në këto vise, vendoset në qytet, brenda mureve të kalasë. Pastaj i caktoi si vendbanim popullatës së fisit Koxhan zonën e Radostushës[1].
Shih edheRedakto
- Mustafa Qemal Atatürk - revolucionar, president, heroi kombëtar (me prejardhje nga Koxhaxhiku, nga ana e atit).
BurimetRedakto
- ^ Vlora E., Kujtime, Tiranë: IDK, 2003, fq. 276. ISBN 99927-780-6-7
Selia: Zhupa dhe vendbanimet: Bajramoci | Ballanca | Breshtani | Broshtica | Cërnobozi | Dollgashi | Evla | Elevca | Gorenca | Koçishti | Koxhaxhiku | Molniçani i Epërm | Molniçani i Poshtëm | Novaku | Osojnica | Oxhoci | Papraniku i Madh | Papraniku i Vogël | Pareshi | Pravaleniku | Vllasiqi | Zhitinani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |