Kristo Meksi
Kristo Meksi (1849 - 1931) ishte një politikan shqiptar dhe gjithashtu një nga diplomatët e parë të shtetit shqiptar.[1]
Jeta e hershme
RedaktoKristo Meksi lindi në Labovë në vitin 1849. Ai përfundoi shkollën e mesme Zosimea në Janinë dhe më pas emigroi në Rumani. Aktiviteti i tij patriotik filloi atje. Në 1906 Meksi financoi libra dhe abetare në gjuhën shqipe dhe bashkëpunoi me Thoma Çamin për të publikuar 2 mijë abetare në gegërisht.[2] Në vitin 1908, Meksi i dërgoi libra Musa Demit, si kontribut për fillimin në Filiat të shkollës në gjuhën shqipe. Meksi ishte gjithashtu mes financuesve të parë shqiptarë për mësuesit e shkollës Normale të Elbasanit, një shkollë pedagogjike për mësuesve që filloi aktivitetin në 1 dhjetor 1909 në Elbasan.[3]
Shqiptare të Shpalljes së Pavarësisë
RedaktoMë 27 tetor 1912, bashkë me Luigj Gurakuqin dhe 25 shqiptarë të tjerë, Meksi priti në Bukuresht Ismail Qemalin, i cili vinte nga Triesti për të organizuar komunitetin shqiptar të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë. Më pas, Meksi udhëtoi për në Shqipëri për të marrë pjesë në Deklaratën e Pavarësisë dhe të bëhej një nga delegatët e kuvendit të parë, për rajonin të Janinës. Më 4 dhjetor 1912, Meksi u zgjodh anëtar i senatit shqiptar.
Meksi ishte emisari i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë në Kongresin Shqiptar të Triestes në 16 shkurt 1913, i cili siguroi njohje ndërkombëtare për këtë qeveri.[4] Një vit më vonë, më 1914, Meksi ishte këshilltar i Princ Wilhelm Wied-it.
Ai pastaj punoi në qeverinë e Zogut, si këshilltar. Vdiq në Tiranë më 1931, pasi ishte verbëruar krejtësisht në vitet e fundit të jetës.
Referime
Redakto- ^ Robert Elsie (31 mars 2014). Traveler, Scholar, Political Adventurer: A Transylvanian Baron at the Birth of Albanian Independence The Memoirs of Franz Nopcsa. Central European University Press. fq. 157–. ISBN 978-615-5225-80-2.
Kristo Meksi (1849–1931), Albanian political and diplomatic figure...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Meksi, Fedhon (2010). Labova e Madhe dhe Labovitët. fq. 152–156. ISBN 978-9995671891.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Xhevat Lloshi (2008). Rreth ALFABETIT Të Shqipes. Logos-A. fq. 76. ISBN 978-9989-58-268-4. Marrë më 7 janar 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (1999). "The Viennese Scholar Who Almost Became King of Albania: Baron Franz Nopcsa and His Contribution to Albanian Studies". East European Quarterly. 33. ISSN 0012-8449.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)