Lasgush Poradeci

shkrimtar shqiptar
(Përcjellë nga Lazgush pogradeci)

Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci (Pogradec, 27 dhjetor 1899Tiranë, 12 nëntor 1987) ka qenë poet, arsimtar dhe kritik shqiptar.

Llazar Sotir Gusho
Foto e Lasgush Poradecit, nga Geg Marubi, 1938
Foto e Lasgush Poradecit, nga Geg Marubi, 1938
U lind më27 Dhjetor 1898
Pogradec, Perandoria Osmane
Vdiq më12 Nëntor 1987
Kombësiashqiptar
EdukimiUniversiteti i Gratz

Biografia

Redakto

U lind në Pogradec, i biri i Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e nisi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në liceun rumun në Manastir nga 1909 deri më 1916. Për shkak të Luftës së Parë Botërore i ndërpreu studimet për të shkuar më pas në Athinë, ku u regjistrua në Liceun Leonin të fretërve maristë - ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Pa u mbyllur viti 1920, e dëbuan nga sanatoriumi sepse e zunë me një infermiere.[1]

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.

Verën e vitit 1924 qeveria Noli i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.

Pas pushtimit italian, qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Vitet 1944-'47, ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen.[2] Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Gjithnjë i vlerësuar për veprën e tij, njerëz të pushtetit si Isuf Kambo, dhe të kulturës gjatë diktaturës si Ismail Kadare, Llazar Siliqi dhe Vehbi Bala e ndihmuan dhe iu gjendën pranë.[3]

Ndërroi jetë në kryeqytet më 12 nëntor 1987.[4] U varros në Pogradec.

Shkroi herët por poezitë i botoi nga fillimi i viteve '20. Lasgushi nuk duronte t'i thonin as simbolist, as modernist me arsyetimin që poezia shpreh shpirtin e njeriut dhe është humaniste.[5]

Vallja e Yjeve (1933) ka këtë strukturë ciklore: I. (Në vend parafjale) Zog i Qiejve, II. Vallja e Qiellit, III. Vallja e Dherit, IV. Vallja e Yjeve, V.Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes, VII. Kur nuk ndjehesh fare mirë.[6]

Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit.[7]

Vlerësimet

Redakto
  • Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
  • Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin e tij.
  • Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
  • Rruga te diga e liqenit artificial të Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
 
Statuja kushtuar Lasgush Poradecit në qytetin e vendlindjes.

Literatura

Redakto
  • Hamiti, Sabri (2013). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: UET press. ISBN 9789995639457.2023))

Referime

Redakto