Letërsia romantike shqiptare është një zhanër i letërsisë romantike. Romantizmi është një epokë dhe shkollë letrare universale që ka prekur të gjitha letërsitë kombëtare të Evropës. Në letërsinë kombëtare evropiane romantizmi është vetëm një epokë letrare, kurse në botën shqiptare ështe një ringjallje kulturore. Shumë janë shkrimtarët romantikë shqiptar, ndër këta ata më të mëdhenj janë: Jeronim de Rada, Zef Skiroi dhe Naim Frashëri. Këta përfaqësojnë tipin e autorit romantik shqiptar që në letërsi trajton njësoj temat personale kombëtare dhe universale. Tek autorët e tjetrë forcohet ndonjëra nga këto karakteristika, por asnjëri prej tyre nuk e arrin universalitetin e këtyre dy autorve të mëdhenj.Feja ishte ne shërbim të cështjes kombëtare për romantizmin shqiptar. Romantikët shqiptar u mbështetën te folklori shqiptar duke fituar origjinalitet dhe natyre kombëtare.Shekulli i XV , pra kulti i Skëndërbeut shihej si një periudh e cila duhej rikthyer. Njësoj si romantizmi evropian, romantizmi shqiptar u përqëndrua ne tre kulte , kulti i atdheut, i natyrës dhe i ndjenjës. Tek te dyja vëmë re se vendosin në qendër njeriun. Tek letërsia romatike shqiptare vëmë re se heroi ishte një njeri i thjeshtë, luftëtar, i ditur dhe i angazhuar. Forma më e kërkuar e letërsisë romantike është poema si thurje liriko-epike ,ku gjejmë emocione, pamje e ngjarje drama,komedi etj.

Disa nga autorët romantik shqiptar janë: Anton Santori që shkroi dramen shpirtrore e shoqërore per arbreshet me noncat e saj tragjike, Pashko Vasa trajton te vërteten mbi shqiptaret dhe shkruan liriken e fort te kushtrimit per kryengritje e luft per qlirim nga turqit, Kostandin Kristoforidhi studion letersin e shkruar dhe te folur , punon per afrimin e dialekteve per te krijuar shqipen letrare, Gavril Dara i Riu kendon kengen per motin e madh, Zef Serembe Mbret lirik i kulluar, Sami Frashëri shkruan traktatin ideologjik per shqiprin dhe shqiptaret, Filip Shiroka etj. Të gjithë këta autorë janë edhe veprimtar të mëdhenj kombëtar. Forma zotëruese e shkrimit romantik shqiptar është vargu, të gjitha veprat më të mëdha janë shkruar në vargje. Mirëpo forma më e kërkuar e letërsisë romantike shqipe është poema si thurrje liriko-epike. E kësaj periudhe është edhe vepra e madhe “Parimet e estetikës” e De Radës e shkruar në italisht, që vlerësohet si vepra kryesore teorike e romantizmit shqiptar. Himnizimi si prosë krijuese u duk në letërsinë shqipe që te autorët e vjetër, në rradhë të parë si himnizim i derivuar i “ Shkrimit të shenjët”. Ndonëse himnizimi zakonisht është i lidhur me kultin e heroizimit kombëtar ai ka përfshi nivelin e një etosi dhe etnosi për të kaluar në ristrukturimin e sistemit moral kombëtar, sidomos në veprën e Naim Frashërit, që është himnizuesi më i madh i letërsisë shqipe. Romantizmi krijoi bazat e letërsisë shqipe duke theksuar karakteristikat vendëse dhe vlerat universale. Kjo shkollë që shtrihet gjatë shekullit të XIX nxorri dy autorë të mëdhenj De Radën dhe Naim Frashërin, si dhe kryeveprat letërare: Këngët e Milosaos, Skanderbeku i pafan, Bagëti e Bujqësi, Lulët e verës, Istori e Skënderbeut. Largimi në kohë e në hapësirë, kulti i subjektit, një gjendje shpirtërore e lidhur me fenë, kulti i gruas, lidhja me format e letërisë gojore, janë veçanti të romantizmit shqiptar.

< Përmbajtja < Tematika < Letërsia romantike shqiptare

Mirësevini në portalin e letërsisë,

portalin e artit të fjalës.