Lufta e vitit 2001 në Maqedoni
Lufta në Republikën e Maqedonisë ishte një konflikt i armatosur ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM-së) e mbështetur edhe nga Policia e Maqedonisë (MPB) i cili filloi më 22 Janar 2001 dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 Gusht 2001. Lufta zgjati gjatë gjithë vitit dhe pasoi me shumë viktima nga të dyja palët, u shkatërruan shumë fshatra shqiptare dhe prona të shqiptarëve, si dhe objekte fetare përfshirë xhamia dhe manastire. Viktimat e luftës në të dyja palët janë 86 luftëtarë të UÇK-së, 75 ushtarë dhe policë maqedonas dhe 60 civilë shqiptarë.
Lufta e vitit 2001 në Maqedoni | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftërave Jugosllave | |||||||
Në drejtim të akrepave të orës nga lart majtas: Tanku maqedonas T-55 dhe ekuipazhi në Haraçinë; Luftëtarët e UÇK-së në Maqedoni; Monumenti i Ushtarëve Maqedonas; Patrulla kufitare e policisë maqedonase afër Radushës; Detashment i Njësisë Speciale të Policisë maqedonase për intervenime të shpejta afër Kumanovës në vitin 2001 | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
|
mbështetur nga: | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Ali Ahmeti Harun Aliu Fadil Nimani Rrahim Beqiri Tahir Sinani Jakup Asipi Xhezair Shaqiri Hamdi Ndrecaj Gzim Ostreni Samidin Xhezairi |
Boris Trajkovski Pande Petrovski Ljubço Georgievski Jovan Andrevski Ljube Boshkovski Vlado Buçkovski Dosta Dimovska Ljuben Paunovski Stojanço Angellov | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
20,000 ushtarë dhe policë 60 tanke T-55 4 avionë Su-25 4 helikopterë Mi-24 | |||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
| |||||||
|
Prapaskena
RedaktoShkatërrimi i Jugosllavisë dhe mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike në vend. Pluralizmi manifestohej me formimin e partive politike të cilat në vend të atij ideologjik, kishin karakter të fuqishëm etnik. Si rezultat i këtij tranzicioni, një pjesë e madhe e popullsisë mbetet pa punë, kurse varfëria, korrupsioni, kriminaliteti dhe kriza ekonomike marrin përmasa shumë të mëdha. Ekonomia e shkatërruar, aferat dhe skandalet politike, korrupsioni dhe marrëdhëniet e keqësuara ndëretnike edhe më shumë e destabilizuan vendin.
Duhet të theksohet fakti se me Kushtetutën e vitit 1991, shqiptarët e Maqedonisë i humbën të drejtat të cilat formalisht i gëzonin me Kushtetutën e vitit 1974. Për këto shkaqe Kushtetuta u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë në Parlament.
Periudha e viteve 2000-2001, në Republikën e Maqedonisë karakterizohet me ndryshime të ndërlikuara shoqëroro-ekonomike dhe politike si rezultat i tranzicionit.
Shumë kapacitete industriale falimentuan dhe u mbyllën, një pjesë e madhe e popullsisë mbeti pa punë dhe varfëria morri hov. Privatizimi ishte i shoqëruar me parregullshmëri të ndryshme, dobësi të legjislacionit dhe keqpërdorime të rënda. Qeveria aktuale në të cilën participonin edhe shqiptarët nuk mundej ta përballonte më këtë situatë në vend. Partitë politike ishin të formuara në baza etnike.
Rrethanat politike situatën në vend e bënin të pasigurtë, më së shumti për shkak se për Maqedoninë ishin vitet e para si shtet i pavarur.
Periudha e viteve 2000-2001 në Maqedoni karakterizohet me papunësi të madhe (400.000 persona të aftë për punë janë të papunësuar kurse 80.000 familje marrin ndihma sociale) dhe me procesin e papërfunduar të privatizimit i shoqëruar me procedura për falimentim për shumë ndërmarrje. Vërehet rënie e standardit të jetës.
Jeta politike karakterizohet me parti një etnike, ndërsa Qeveria udhëhiqej nga parti nacionaliste dhe anti-shqiptare. Qeverisja ishte e centralizuar, kurse sistemi juridik dhe ligjet nuk ishin të përfunduara (nuk ishin miratuar ligjet e nevojshme, ndërsa ato të miratuarat shpesh ndryshonin dhe gjykatat shumë ngadalë vendosin për lëndët).
Edhe pse në Parlament kishte përfaqësues shqiptarë dhe në koalicionin qeveritar kishte ministra-shqiptarë, në administratë dhe strukturat shtetërore, shqiptarët nuk ishin proporcionalisht të përfaqësuar. Partitë politike të shqiptarëve në RM publikisht vazhdojnë të tregojnë pakënaqësinë nga statusi i tyre në jetën politike dhe publike në vend. Tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike vjen në shprehje gjatë protestave të shqiptarëve me kërkesë për rritjen e të drejtave kolektive ku ndëshkohen dhe konfrontohen me policinë si dhe gjatë protestave të maqedonasve kundër shtimit të të drejtave të shqiptarëve.
Shkaqet e konfliktit dhe palët në konflikt
RedaktoDiskriminimi ndaj shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, e cila ishte e pranishme edhe në sistemin e mëparshëm, edhe më shumë u shfaq pas mëvetësimit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë procesit të privatizimit të kapitalit shoqëror, autoritetet vetëm maqedonasve u mundësuan që me kushte shumë të volitshme t’i blejnë fabrikat dhe kapacitetet tjera ekonomike në vend.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet shtetërore ishte minimale. Mospërfaqësimi, sidomos në strukturat e sigurimit (polici dhe ushtri), te shqiptarët shkaktoi një ndjenjë mosbesimi në këto institucione. Kjo sidomos do të shfaqet gjatë ngjarjeve të Bit-pazarit dhe në Gostivar (protestat për shkak të pamundësisë të përdorimit të simboleve etnike), ku gjatë përleshjeve me policinë mbeten të vrarë dhe të keqtrajtuar shumë shqiptarë.
Për shkak se në sferën e arsimit sipëror nuk kishte asnjë institucion për shkollim të lartë në gjuhën shqipe, shqiptarët ishin të detyruar që në vitin 1994 ta themelojnë Universitetin e tyre në Tetovë. Si rezultat i ndërhyrjes policore, në ditën e hapjes, disa shqiptarë humbën jetën.
Partitë politike të shqiptarëve në Parlament nuk arritën që ti institucionalizojnë kërkesat e tyre dhe shërbenin vetëm si dekor sepse çdo herë ishin të mbivotuar nga deputetët maqedonas. Nga ana tjetër, mospërfilljen e kërkesave të shqiptarëve, të cilët ndiheshin si qytetarë të rendit të dytë, politikanët maqedonas e arsyetonin nën pretekstin se me ndryshimin e statusit të shqiptarëve në vend do të federalizohej Maqedonia, ndërsa më vonë edhe do të ndahet. Kriza kosovare e vitit 1999 dhe roli i UÇK-së ishin shkak për rritjen e vetëbesimit dhe bashkimit të shqiptarëve në rezistencën ndaj institucioneve të Maqedonisë.
Për shkak të shtypjes sistematike nga ana e sistemit, ideja për kryengritje të shqiptarëve kulminoi me konfliktin e armatosur në fillimin e vitit 2001.
Si palë në konflikt paraqiten, nga njëra anë, forcat e bashkuara të sigurimit të Maqedonisë (ARM dhe policia) dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare, nga ana tjetër.
Versioni i përbashkët
RedaktoPër shkaqet e fillimit të konfliktit të armatosur ekzistojnë shpjegime të ndryshme. Sipas interpretimit zyrtar të shqiptarëve (partive politike, intelektualëve, organizatave joqeveritare) shkaku kryesor për fillimin e konfliktit të armatosur ka qenë diskriminimi i shqiptarëve i shprehur në Kushtetutën e Maqedonisë (përdorimi i kufizuar i gjuhës dhe simboleve etnike si dhe mungesa e institucioneve të larta arsimore në gjuhën shqipe) dhe në sferën e jetës publike (punësimi dhe tretmani nga ana e administratës, organeve gjyqësore dhe policisë).
Zyrtarisht, konflikti i armatosur është përleshje mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga njëra anë dhe forcave të sigurimit të Maqedonisë nga ana tjetër. Jo-zyrtarisht, konflikti i armatosur shihet si përleshje mes bashkësisë shqiptare dhe maqedonase, për shkak të përshtypjes që fitohej se aktivitetet e UÇK-së janë të pranuara dhe përkrahura nga ana e popullatës shqiptare kurse aktivitetet e forcave ushtarake dhe policore nga popullata maqedonase.
Rrjedha e konfliktit dhe aktivitetet ushtarake nëpër rajon
RedaktoKonflikti filloi në fshatin Tanushë, rrethina e Shkupit, dikur kah mesi i shkurtit të vitit 2001 dhe së shpejti u zgjerua edhe në fshatrat e Tetovës, në disa pjesë të qytetit, në rajonin e Likovës, rrethina e Kumanovës dhe në disa fshatra të Shkupit (Haraçinë, Radushë dhe Luboten).
Popullata shqiptare moralisht, materialisht dhe plotësisht e përkrahte UÇK-në, kurse popullata maqedonase e përkrahte ARM-në dhe Policinë. Megjithatë, nuk kishte konflikt direkt mes popullatës civile që kontribuan për anashkalimin e luftës qytetare në Maqedoni.
Gjatë konfliktit, armata dhe policia granatonin shumë fshatra shqiptare. Si rezultat i këtyre aksioneve ushtarako-policore, humbën jetën shumë civilë shqiptar si familja Zymberi e cila i humbi 10 anëtar dhe 30 ishin te plagosur, dhe shum familje tjera në fshatin Sllupçan dhe në rajonin e Likovës. Masakrat e policisë dhe ushtrisë sllavo-maqedonase vazhduan edhe në fshatin Luboten, në lagjen e Çairit dhe shumë vende tjera. Shokante dhe rrënqethëse për shqiptarët ishte vrasja e montuar e babait me të birin para kamerave televizive afër stadiumit të qytetit në Tetovë.
Konflikti i armatosur filloi me disa aksione të UÇK-së më 22 janar të vitit 2001, më saktësisht me sulmin e stacionit policor në Tearcë të Tetovës, ku humbi jetën një polic maqedonas.
Fillimi i konfliktit arriti kulmin me mitingun e mbajtur në Tetovë, më 14 mars 2001, kur intelektualët shqiptarë publikisht e ftuan popullatën shqiptare të ngrihet në kryengritje, në emër të drejtave të tyre. Nga rajoni i Tetovës, konflikti u përhap në rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Likovës, ku shqiptarët ishin shumicë. Në këto rajone kishte përleshje të armatosura mes forcave të rregullta të policisë dhe ushtrisë maqedonase nga njëra anë dhe luftëtarëve të UÇK-së nga ana tjetër. Këta të fundit në fillim i quanin "terroristë" që më vonë të shndërrohen në luftëtarë për të drejtat e njeriut.
Gjatë kohës së konfliktit kishte kidnapime të popullatës civile, vrasje në pritë të pjesëtarëve të policisë dhe rezervistëve ushtarakë në fshatrat Vejcë, Karpallak dhe Luboten, shkatërrime të objekteve fetare Xhamia dhe Manastire.
Versioni i përbashkët
RedaktoKonflikti i armatosur filloi në rrethinën e fshatit Tanushë (Mali i Zi i Shkupit) në shkurt të viti 2001. Aktivitetet luftarake zhvilloheshin në rajonin e Kumanovës dhe Lipkovës, atë të Tetovës dhe Shkupit. Gjatë konfliktit UÇK-ja i sulmonte forcat e sigurimit të Maqedonisë së Veriut (me sulme direkte të stacioneve policore, sulme të konvojeve si dhe me minime të rrugëve dhe sulme në pritje), mobilizoi një pjesë të popullatës shqiptare për të marrë pjesë në aktivitetet luftarake dhe aktivitete kundër popullatës civile (kidnapime, burgosje, mbyllje të objekteve vitale-ujësjellësi i Kumanovës). Forcat e sigurimit i sulmonin pozitat UÇK-së me armatim të rëndë, përgatitnin prita për anëtarët e UÇK-së, arrestonin qytetarë që dyshohej se ishin anëtarë dhe bashkëpunëtorë të UÇK-së, bënin aktivitete kundër popullsisë civile (kidnapime, arrestime, shpërngulje të detyruar). Në rajonet e krizës dhe përreth ishin vendosur postblloqe policore.
Shumë njerëz i lëshuan vatrat e tyre në rajonet e krizës dhe si refugjatë ose si të zhvendosur të brendshëm, vendoseshin në vende tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Në të dyja anët kishte viktima në njerëz (mes tyre edhe civilë), kurse në rajonet e krizës kishte edhe dëme materiale ndaj shtëpive dhe pronës së popullatës si dhe shkatërrime të objekteve fetare dhe kulturore-historike
Reflektimi ndaj regjioneve tjera
RedaktoKonflikti kishte ndikim të ndryshëm ndaj rajoneve të cilat nuk ishin direkt të kyçura në konflikt. Gjatë kësaj kohe ishim dëshmitarë të dhunës permanente të ushtruar ndaj shqiptarëve, sidomos në ato pjesë ku shqiptarët ishin pakicë. Në Prilep dhe Manastir digjeshin shtëpitë, shitoret dhe xhamitë me qëllim që shqiptarët të detyrohen të shpërngulen nga vatrat e tyre. Kudo që jetonin shqiptarët ishin të vendosur punktet policore të cilët i kontrollonin dhe i malltretonin ata.
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe u paraqit një ide absurde për ndërrimin e territoreve dhe popullatës nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Edhe pse konflikti zhvillohej vetëm në pjesën veriore dhe atë veri-perëndimore të Maqedonisë, ai u reflektua në gjithë territorin. Personat e zhvendosur nga vendet e krizës ishin të vendosur te familjarët dhe miqtë e tyre si dhe në qendrat kolektive të organizuara nga shteti. Nën ndikimin e ngjarjeve në rajonet e krizës, një pjesë e popullatës maqedonase shprehu mllefin e vet duke djegur dhe shkatërruar xhamiat dhe pronat private të myslimanëve (kryesisht shqiptarëve), në qytetet Prilep dhe Manastir.
Situata bëhej gjithnjë e më kritike për shkak të mundësisë për eskalim të konfliktit në tërë territorin e sidomos në anën e Dibrës, Kërçovës, Strugës dhe Gostivarit ku jetojnë shumë shqiptarë.
Një pjesë e popullatës maqedonase ishte e mobilizuar në radhët e ushtrisë dhe policisë si rezervistë. Shumë maqedonas u paraqitën si vullnetarë për mbrojtjen e atdheut.
Në këtë periudhë në tërë vendin, me ligj, u vendos taksa ushtarake me çka edhe më shumë u keqësua situata ekonomike e popullatës.
Versioni i përbashkët
RedaktoRajonet tjera të vendit u ballafaquan me të vendosurit e brendshëm që u larguan nga rajonet e krizës. Njëkohësisht, nga rajone të ndryshme rekrutoheshin vullnetarë si në radhët e forcave të sigurimit maqedonas ashtu edhe në radhët e UÇK-së. Në ato anë të vendit të cilat direkt nuk ishin të përfshira nga konflikti i armatosur sulmoheshin objekte kulturore-historike, fetare si dhe prona private të qytetarëve me përkatësi fetare islame, ndërsa kishte edhe sulme me bombë ndaj pronës së qytetarëve.
Në tërë territorin e shtetit ndiheshin pasojat në fushën ekonomike kurse për shkak të deficitit buxhetor u vendosën edhe tatime të reja.
Roli i parlamentit, qeverisë, policisë dhe ushtrisë gjatë konfliktit të armatosur
RedaktoGjatë konfliktit, Parlamenti si organi më i lartë ligjdhënës në Maqedoni nuk mund ta kontrollonte situatën dhe të vendoste baraspeshë etnike, përkundrazi, ai u vu në anën e elitave politike maqedonase.
Me miratimin e ligjit për taksën luftarake, Parlamenti, në të vërtet mundësoi që paratë e të gjithë qytetarëve të përdoren për luftën e forcave të sigurimit maqedonas.
Me vendim të Qeverisë, në radhët e MPB-së, në krye të së cilës ishte Lube Boshkovski, u formua njësiti për intervenim të shpejtë “Luanët”, në përbërjen e së cilës kishte vetëm maqedonas etnik.
Pas fillimit të konfliktit të armatosur, në pranverën e vitit 2001, policia dhe parlamenti e qeveria, në të cilat participonin partitë politike maqedonase (VMRO-DPMNE dhe PLD) dhe ajo shqiptare (PDSH), ndërmorën masa të armatosura adekuate mbrojtëse për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin territorial të Maqedonisë. Megjithatë, ashtu si rrjedhte konflikti aq më pak mundeshin të kontrolloheshin aksionet guerile të UÇK-së dhe malltretimet e kryera ndaj popullatës civile.
Qeveria ishte e pakoordinuar, kryeministri ishte i pafuqishëm dhe insistonte që të shpallet gjendje lufte për shkak të mundësisë për kyçje legale të ushtrisë në luftën kundër UÇK-së. Për shkak se parlamenti nuk shpalli gjendje lufte, mbrojtja e vendit mbeti vetëm në duar të policisë, e cila as teknikisht e as si kuadër nuk ishte e plotësuar.
Versioni i përbashkët
RedaktoElita shtetërore nuk ishte e koordinuar (kryetari, kryeministri dhe disa ministra në qeveri dilnin me deklarata kundërthënëse). Gjatë konfliktit Parlamenti u mblodh vetëm dy herë. Në sesionin parlamentar diskutohej për konfliktin por nuk u shpall gjendje lufte. Edhe përkundër kësaj, gjatë konfliktit u inkuadrua edhe ushtria.
Policia dhe ushtria ishin të angazhuara qysh në fillim të konfliktit të armatosur. Në operacionet e tyre nuk merrnin pjesë pjesëtarët shqiptarë. Për t’i përforcuar radhët e saj, policia formoi njësinë speciale “Luanët”, e formuar kryesisht nga vullnetarë.
Popullata maqedonase i konsideronte ata si mbrojtës të vendit, për dallim nga popullata shqiptare e cila në ta shihte forca destruktive të cilët ndikonin në vazhdimin e konfliktit të armatosur.
Kontributi i Bashkësisë Ndërkombëtare gjatë konfliktit
RedaktoPër shkak se palët në konflikt nuk kishin vizion të qartë dhe fuqi që të përballen me situatën në vend, Bashkësia ndërkombëtare ishte e detyruar që në mënyrë direkte të involvohet për zgjidhjen e konfliktit.
Nën trysninë e Bashkësisë ndërkombëtare (BE-së, SHBA-së dhe NATO-s) u formua Qeveria e koalicionit të gjerë, e përbërë nga katër partitë më të mëdha politike te maqedonasit (VMRO-DPMNE dhe LSDM) dhe shqiptarët (PDSH dhe PPD). Qeveria funksiononte në mënyrë kaotike dhe të pakoordinuar dhe nuk arriti ‘ti jepte fund konfliktit. Bashkësia ndërkombëtare, përmes përfaqësuesve të saj F. Leotar dhe Xh. Perdju, i detyroi autoritetet vendase që të ulen në tryezën e rrumbullakët dhe të nënshkruajnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni.
Në këtë kohë, faktorët ndërkombëtarë kishin rrolin e arbitrit duke u munduar që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të pamundësuar eskalimin e situatës – luftës qytetare në Maqedoni. Nën shtypjen e tyre, me qëllim të zgjidhjes së konfliktit, në vend u formua Qeveria e koalicionit të gjerë, në të cilën, përveç partive aktuale merrnin pjesë edhe LSDM-ja dhe PPD-ja.
Bashkësia ndërkombëtare pandërprerë dërgonte përfaqësuesit e vetë politik si ndërmjetësues. Njëri prej tyre ishte përfaqësues i lartë i BE-së, Havier Solana, i cili bënte shtypje permanente ndaj strukturave politike maqedonase. Si rezultat i saj erdhi deri te nënshkrimi i marrëveshjes kornizë të Ohrit me 13 gusht 2001.
Versioni i përbashkët
RedaktoBashkësia Ndërkombëtare ishte aktive që nga fillimi i konfliktit të armatosur edhe pse pjesëmarrja e saj nuk ishte e barabartë. Në fillim ajo i dënonte aktivitetet e UÇK-së dhe i shpalli si terroriste kurse më vonë kërkonte nga Qeveria dhe Parlamenti që t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.
Nën ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare formohet edhe qeveria e koalicionit të gjerë e përbërë nga katër partitë më të mëdha, në të cilën përveç VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së hynë edhe LSDM-ja dhe PPD-ja.
Përmes përfaqësuesve të saj të emëruar nga BE dhe SHBA, Bashkësia ndërkombëtare merrte pjesë në formulimin e Marrëveshjes Kornizë dhe e stimulonte nënshkrimin e së njëjtës. Menjëherë pas kësaj, vëzhgojnë dhe stacionohen forca të NATO-së në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Fundi i konfliktit të armatosur dhe rëndësia e marrëveshjes kornizë të Ohrit
Redakto- Artikulli kryesor: Marrëveshja e Ohrit
Më 13 gusht 2001, liderët e katër partive nga Koalicioni i gjerë, kryetari i shtetit Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit.
Kjo marrëveshje për shqiptarët ishte legjitimim i sukseseve luftarake dhe realizim i qëllimeve të kahmotshme për status të barabartë-popull konstituiv në vend.
Kjo marrëveshje, të cilën maqedonasit e konsiderojnë si të padrejtë, e nënshkruar nën shtypjen e faktorit ndërkombëtar, u implementua në Kushtetutën e Maqedonisë. Ndryshimet kushtetuese ishin të pavolitshme sidomos për maqedonasit, ndërsa për shqiptarët kishin karakter të fitimit të statusit si popull i dytë konstituiv në vend dhe mundësi për federalizmin e Maqedonisë.
Përkundër ndryshimeve kushtetuese, të cilat, siç theksuam, ishin në dobi të shqiptarëve, problemet mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk u tejkaluan.
Versioni i përbashkët
RedaktoKonflikti i armatosur përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë së Ohrit. Ajo paraqet një marrëveshje politike mes liderëve të katër partive më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë: VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dh PPD. Në marrëveshje ishte paraparë të miratohen Amendamente në Kushtetutë dhe të bëhen ndryshime në ligje me qëllim të rritjes së të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Me ndryshimet ligjore dhe strukturore në shtet duhet të rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, përfaqësimi i barabartë i bashkësive etnike në organet e qeverisë, të bëhet decentralizimi i shtetit etj. Njëkohësisht erdhi deri te marrëveshja për mbledhjen e armëve jolegale në vend, të amnistohen pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur dhe të kthehen të zhvendosurit e brendshëm.
Ndikimi i konfliktit të armatosur ndaj proceseve demokratike në IRJ Maqedoni
RedaktoEdhe pse konflikti i ngadalësoi proceset demokratike në vend dhe drejtpërdrejt i keqësoi marrëdhëniet ndëretnike, megjithatë, për shqiptarët ishte mënyra e vetme që t’ju tregojnë maqedonasve se modeli i qeverisjes ishte i gabuar.
Nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë dhe implementimi i saj në Kushtetutën e IRJ të Maqedonisë për shqiptarët shënon një faqe të re të jetës në Maqedoni.
Verzioni i përbashkët
RedaktoGjatë konfliktit dhe në lidhje me konfliktin e armatosur janë shkelur shumë të drejta dhe liri themelore por është thyer edhe eko-sistemi.
Si rezultat i marrëveshjes së miratuar, e cila solli ndryshime në Kushtetutën e IRJ të Maqedonisë, fillon decentralizimi i pushtetit me orientim qytetar ku potencohet karakteri multietnik dhe multikulturor i vendit.
Literaturë
Redakto- Igor Janev, Legal Aspects of the Use of a Provisional Name for Macedonia in the United Nations System, AJIL, Vol. 93. no 1. 1999.
Bibliografia
RedaktoAutorë maqedonas
Redakto- Testimonies 2001 nga General Pande Petrovski, Сведоштва 2001 од Генерал Панде Петровски (2006)
- Unfinished Peace nga Jadranka Kostova, Незавршен мир од Јадранка Костова (2003)[1]
- 2001: War with two faces nga Mancho Mitevski, 2001: Војна со две лица од Манчо Митевски (2008)[2]
- Not war nor peace nga Ljupka Kochovska, Ниту војна ниту мир од Љупка Кочовска (2010)[3]
- In focus of civil war in Macedonia nga Jordan Jordanov, Во фокусот на граѓанската војна во Македонија од Јордан Јорданов (2003)[4]
- Road of truth nga Svetlan Antich Jovchevska, Патот на вистината од Светлана Антиќ Јовчевска (2004)[5]
- My struggle for Macedonia nga Ljube Boshkovski, Мојата борба за Македонија од Љубе Бошковски (2004)[6]
- First victim nga Ljube Profiloski, Прва жртва од Љубе Профилоски
- NLA terrorist paramilitary in Macedonia nga Ivan Babanovski, ОНА терористичка паравојска во Македонија, Иван Бабановски, ВЕДА, Скопје, 2002 година
- Intelligence in counterinsurgency nga Aleksandar Iliev, Разузнавање во противбунтовништво, Александар Илиев, ЛУБ Благој Јанков Мучето, Струмица, 2014 година
Autorë shqiptarë
Redakto- Dëshmitë e Gjeneralit nga Gzim Ostreni, Сведоштва на Генералот од Гзим Острени[7]
Autorë të huaj
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2014. Marrë më 28 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Второ издание на "2001 - војна со две лица" од Манчо Митевски". Утрински весник. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ниту војна, ниту мир". kupikniga.com. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Утрински Весник". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dnevnik". Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Бошкоски, Љубе (2004). Мојата борба за Македонија. ISBN 9789989572470. Marrë më 5 dhjetor 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Генералот на ОНА Гзим Острени промовира книга за 2001-та". Дневник. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2014. Marrë më 2014-06-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
Redakto- Casualties and displacement
- Macedonian offensive in March and May 2001 në YouTube . Video footage of the fighting activities.
- "Macedonia: Step back from the abyss", BBC, 29 December 2001
- "Macedonia: Understanding History, Preventing Future Conflict", United States Institute of Peace, Special Report No. 115, February 2004
- "Macedonia's Civil War: 'Made in the USA'", Antiwar.com, 20 August 2001
- Chronology of the war
- Video of an ethnic standof in Tetovo në YouTube CTV
- Battles −9/2001
- Battles – 3/2001
- Walker, Tom (10 qershor 2001). "Macedonia on Brink of War". Sunday Times.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Macedonia On War Footing Over Kosovo Border Provocations
- November Battles, Start of War, January 2, 2001
- 2002 attacks
- Boskovki interview
- War in the Balkans, again?