Luis María Echeberría

futbollist spanjoll

Luis María Echeberría Igartua (lindur më 24 Mars 1940) është një ish futbollist spanjoll i cili ka luajtur si mbrojtës.

Luis María Echeberría
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLuis María Echeberría Igartua
Datëlindja24 mars 1940 (84 vjeç)
VendlindjaAsúa, Spanjë
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
Getxo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1958–1960Getxo
1960–1961Baskonia
1961–1972Athletic Bilbao257(1)
1972–1973Barakaldo9(0)
Karriera ndërkombëtare
1961Spanja B1(0)
1962–1963Spanja4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera

Redakto

Lindur në Asúa, Biscay, Echeberría firmosi me Athletic Bilbao në vitin 1961 në moshën 21 vjeçare, nga skuadra e Shtetit Bask CD Baskonia, që në atë kohë ai nuk ishte lojtar i akademisë së skuadrës. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë dhe në La Liga më 10 shtator 1961 në humbjen 1–2 jashtë fushe kundër Sevilla FC. Ai e përfundoi sezonin e tij të debutimit ai luajti 29 nga 30 ndeshjet e mundshme me skuadrën e tij që përfundoi e pesta.

Në vitet e tjera, Echeberría do të bëheshe pjesë e mbrojtjes legjendare të Athletic Bilbao që përbëheshe nga José Ángel Iribar në portë, Jesús Aranguren dhe Iñaki Sáez,[1] duke ndihmuar Luanët që të fitonin Copa del Rey në vitin 1969 dhe duke luajtur në më shumë se 300 ndeshje zyrtare me klubin. Ai u tërhoq nga futbollit në vitin 1973 (në moshën 33 vjeçare) pasi luajti një sezon me Barakaldo CFSegunda División.

Kombëtarja

Redakto

Echeberría ka luajtur katër ndeshje me kombëtaren spanjolle gjatë një viti karrierë (më saktë 11 muaj e 3 javë). Debutimi i tij erdhi më 6 qershor 1962 me kombëtaren e tij që u mposht 1–2 nga BraziliKupën e Botësatij viti, në Viña del Mar. Spanja u eleminua që në fazën e grupeve.

Athletic Bilbao

Referime

Redakto
  1. ^ "'Txutxi' Aranguren, un defensa total ('Txutxi' Aranguren, një mbrojtës i kompletuar)]". El País. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto