Lupçi i Epërm

fshat në Kosovë
This is the stable version, checked on 16 maj 2022. Template changes await review.

Lupç i Epërm është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Gurisht dhe Klysyrë.

Lupç i Epërm
Klysyrë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Lupçi i Epërm është i vendosur në grykën e lumit Kaçanoll, (degë kryesore e lumit Llap). Fshati ka një pozitë gjeografike, e cila e bën të ketë distancë të ngushtë me katër qendrat komunale veri-lindore të Kosovës: Podujevë (10 km), Vushtrri (11 km), Mitrovicë (19 km), Prishtinë (21 km).[1]

Lupçi i Epërm kufizohet me tre fshatra të tjerë: Popovën në veri, Majacë në jug, dhe me fshatin sot gati krejtësisht të pabanuar Zagora (Komuna e Vushtrrisë) në jug-perëndim. Lagjet kryesore të vetë fshatit janë: Buzolli, Dushaj (Dushi), Menxhiqi dhe Grabofcët.

Emri i ri i propozuar i fshatit është Klysyrë, bazuar në mikrotoponimin Klysyra e Maxhunit që gjendet në fshat, gjithashtu propozim i mëparshëm ishte edhe emri Gurishtë.


Historia

Redakto

Rezistenca e NDSH-së 1945-47

Redakto

Lupçi i Epërm dhe rrethinat e tij ishin arenë e luftimeve mes Ushtrisë Nacional Demokratike Shqiptare (formacion ushtarak i NDSH-së) dhe njësive speciale të Armatës Jugosllave, luftimet kanë zgjatur deri në muajin shkurt 1947. Në betejën përfundimtare, e njohur si "Beteja e bunkerëve"[2], luftuan deri në vdekje trembëdhjetë luftëtarë nacionalistë të prirë nga Shaban Bunjaku nga Samadrexha. Ushtarët jugosllavë kishin pushkatuar edhe pesë banorë të fshatit, nën akuzat se kishin ofruar ndihma dhe strehim për luftëtarët. Sipas dëshmitarit të mbijetuar të ngjarjeve, Idriz Menxhiqit (1920), jatakët e nacionalistëve të ekzekutuar nga Ushtria Jugosllave janë: Rexhep Tahir Dushi, Bajram Jonuz Menxhiqi, Bajrush Menxhiqi, Deli Grabovci dhe Rrahim Retkoceri[3].

Me 19 qershor 2005, u zbulua varreza masive e luftëtarëve, ku përveq trembëdhjetë luftëtarëve të rënë në bunkerët e Lupçit, u gjetën edhe mbetjet mortore të Ukshin Kovaçicës dhe dy bashkëluftëtarëve të rënë në Vllahi të Shalës së Bajgorës.

Lufta Çlirimtare 1998-99

Redakto

Gjatë luftës së armatosur kundër kontrollit serb mbi Kosovën, Lupçi i Epërm ishte i mbrojtur nga njësia vendore e Mbrojtjes Territoriale nën koordinimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kohës së konfliktit grupe civilësh kanë gjetur strehim në këtë zonë. Është raportuar se UNHCR ka qenë i involvuar në ndihmën e dhënë civilëve të strehuar[4]. Për shkak të pozitës qendrore në grykën e lumit Kaçanoll, e cila ishte nën kontrollin e plotë të UÇK-së, Lupçi i Epërm ishte një zonë relativisht e sigurt me distancë prej rreth 7 km (përveç gjatë muajit maj 1999) nga Lupçi i Poshtëm ku gjendej vija e parë e frontit në mes të UÇK-së dhe forcave serbe. Më 15 maj 1999, gjatë fushatës ajrore të NATO në objektiva ushtarake serbe, aeroplanët luftarak të Aleancës Veri-atlantike lëshuan katër raketa kundër forcave serbe të cilat i ishin afruar fshatit.[5] Sipas vetë burimeve serbe, në zonën e cila përfshinte edhe fshatra të afërta, ishin të organizuara rreth tre mijë forca lokale të pauniformuara të koordinuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.[6]

Shih dhe këtë

Redakto


Personalitete

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Distances from Gornje Ljupce - Places-in-the-world.com". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 17 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Bunjakët e Samadrexhës çerdhe Nacionalistësh - Balli i Kombit në Internet
  3. ^ Zemra Shqiptare
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2012. Marrë më 17 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ =http://arhiva.glas-javnosti.rs/arhiva/1999/05/13/en-latest-news-0512.html%7Cdate=May[lidhje e vdekur] 15, 1999}}
  6. ^ http://www.icty.org/x/cases/ djordjevic/trans/en/090819IT.htm

Lidhje të jashtme

Redakto