Marco Carta

këngëtar italian

Marco Carta lindi në Cagliari21 maj 1985, është një këngëtar italian.

Marco Carta
Marco Carta a Sanremo 2009.jpg
Të dhëna
U lind21 maj 1985
PrejardhjaFlag of Italy.svg Cagliari, Italy
Zhanretpop&rock
PunaKëngëtar
Shtëpitë diskografikeWarner Music Italy
BashkëpunimetJames Morrison
Laura Pausini
Paolo Carta
Claudio Baglioni
Luca Jurman
Tazenda
Al Bano
Faqja zyrtareMarco Carta Official Site

Biografia dhe karrieraRedakto

Marco lindi dhe jeton në Cagliari me kushërinjtë dhe gjyshen (humb të dy prindërit në moshën 10 vjeçare)[1]. Në 20 tetor 2007 merr pjese në shkollën televizive "Amici di Maria de Filippi", ne kategorinë e këngëtareve. Më 16 prill 2008 arrin të fitoje me 75 % të preferencave nga publiku, duke fituar kështu një çmim prej 300.000 Euro, dhe një kontratë me Warner Music Italia. Menjëherë pas fitores, merr pjesë si i ftuar në emisione të ndryshme televizive dhe në 3 qershor të vitit 2008 merr pjesë për ti dhëne çmimin Gigi D'Alessio në Wind Music Awards (ish "Çmimi italian i muzikës"). Por ai gjithashtu merr pjesë edhe në atë që quhet Partita del Cuore 2008.

Me 6 qershor 2008 prezanton live, në programin radiofonik Viva Radio 2, këngën Ti rincontrerò, nga albumi me të njëjtin titull, i hedhur në shitje me 13 qershor me etiketën diskografike Warner Music Italy/Atlantic. Albumi përmban 11 këngë, nga të cilat edhe një në duet me Luca Jurman (vocal coach i tij në talent show Amici) me këngën Vita, cover e këngës së suksesshme të Lucio Dalla e Gianni Morandi. Në një javë pas nxjerrje, albumi hyn menjëherë në vendin e trete të klasifikimit Fimi/Nielsen me më shumë se 40 mijë kopje të shitura dhe merr diskun e arte disco d'oro[2] ; ne gusht, duke arrire 70 mije kopje merr diskun e platinit. Gjatë programit live në 6 shtator Total Request LiveMtv, Carta lajmëron që Ti rincontrerò do të lancohet në tregun spanjoll dhe atë të Amerikës Latine. Në 4 korrik 2008 fillon turi i parë në të gjithë Italinë, i cili përfundoi në tetor i ndjekur nga më se 200 mije njerëz[3]. Me 31 dhjetor Marco merr pjesë në koncertin e Vitit të Ri në qytetin e tij të lindjes, koncertin e ndoqën 70 mije spektatorë[3]. Me 3 tetor publikohet In concerto, album i tour-it, i cili arrin në vendin e njëzete të klasifikimit të shitjeve Fimi/Nielses [4] e pas javës së dyte arrin në vendin e dhjete[4].

Marco Carta ne koncert ne Rome.

Gjithnjë në tetor të vitit 2008 Marco është protagonist i sfidës të dhëne nga MTV, Marco Carta @ Your School : për të ftuar koncertin në një institut arsimor të Messines[5]. Me 1 dhjetor, gjate edicionit të dyte të Çmimit Internacional What’s Up Talente të Rinj, i dorëzohet çmimi si Talenti i Ri më i mirë i vitit 2008 (Zëri më i mirë i Ri)[6]. Merr pjesë në filmin e animuar Impy superstar - Missione Luna Park si dublues dhe interpretues i That's the Way (I Like It) e futur në kolonën zanore[7].

Me 21 shkurt fiton 59° Festival di Sanremo në kategorinë Artisti me këngën La forza mia e shkruar nga Paolo Carta, prodhues, autor dhe kitarist i Laura Pausini, duke marre 57,62 % të votave nga publiku[8][9]. Me 20 shkurt publikohet dhe shpërndahet albumi i trete La forza mia. Vetëm në 4 diter nga hedhja në treg, La forza mia merr diskun e platinit me më shumë se 80 mijë kopie të shitura[10] dhe hyn në vendin e tretë të klasifikimit FIMI[11]. Pas javës së dytë të daljes në treg albumi nga vendi i tretë kalon ne vendin e dyte ne kete klasifikim .[11] Ne prillin e vitit 2009 publikohet kënga e re Dentro ad ogni brivido. Me 16 maj Carta fiton çmimet Man of the year dhe Best #1 of the year, në TRL Awards 2009[12][13]. Me 30 prill fillon Marco Carta Tour 2009, me një sukses aq të madh saqë disa data anulohen për numër të tepruar prezencash[14]. Ne te njejten kohe Carta fiton dy Wind Music Awards per disqet e platinit te fituara me albumeti Ti rincontrerò e La forza mia (plus nje cmim special te radios me te ndjekur ne Itali RTL 102.5), cmimin Sirmione Catullo 2009 si zbulimi i vitit , dhe me pas Venice Music Awards 2009 si artisti me i mire i vitit.Ne 16 shtator perfundon , pas 5 muajsh, tuti veror dhe ne 26 shtator kenga e tij“Dentro ad ogni brivido”,votohet si kenga me e mire e veres 2009 ne MTV CocaCola The Summer Song.Ne 2 tetor doli ne radio kenga Resto dell'idea,i treti i nxjerre nga albumi La forza mia.Ne 3 tetor eshte i ftuar ne Lampedusa ne manifestimin O'Scia te Claudio Baglioni-t me te cilin dueton ne kengen "Avrai" pervec se kenduari dhe kengen e re "Resto dell'idea".Nga data 12 =18 tetor eshte protagonist i spotit "Java kundra dhunes" , e programuar ne te gjitha shkollat italiane. Iniciativa u mor nga nje ministri italjane. Me 17 dhjetor publikohet ekskluzivisht ne portalin muzikor dada.it nje cover e John Lennon "Imagine" e riintepretuar nga arta. Momentalisht eshte duke punuar per albumin e tij se bashku me Paolo Carta-n (i fejuari , dhe kitaristi i Laura Pausini-t ). Me 17 dhjetor 2009 publikohet me eksluzivitet tek platforma dada.it cover e John Lennon-Imagine.

Marco Carta ne nje koncert ne Cagliari

Il cuore muoveRedakto

I paraprire nga singolo Quello che dai , me 25 maj 2010 publikohet albumi Il cuore muove. Gjate nje interviste , Carta ka deklaruar :"Eshte nje pune e bere per shume muaj , ndalova per te marre jeten time ne duar. Doja te zgjidhja te gjitha kenget me ngadale per te kuptuar sa te forte do te ishin"

Nga albumi, i cili ka arritur pozicionin e dyte te klasifikimit italian , eshte zgjedhur edhe singolo Niente piu' di me

ÇmimeRedakto

  • 2008
    • Fitues i edicionit të shtate të talent show Amici di Maria De Filippi.
    • Disk platini me albumin Ti rincontrerò.
    • Disk te arte me albumin In concerto.
    • Çmim Internacional What's Up Talente të Rinj si zëri më i mirë i ri.
    • Soundsblog Award 2008 si artisti më i votuar nga fansat në Web.
  • 2009
    • Fitues i Festival I Sanremos[15].
    • Disk platini me albumin La forza mia.
    • Çmim nga Kryebashkiaku i Cagliairi-t që e cakton "Qytetar Nderi".
    • TRL Awards 2009 : çmimi Man of the year dhe Best #1 of the year.
    • Cmimi special "RTL 102.5"Wind Music Awards 2009[16] si artisti më i votuar në websitin e radios.
    • Çmim i dyfishte ne Wind Music Awards 2009 për disqet e platinit të marra në vitin e fundit me albumet Ti rincontrerò e La forza mia.
    • Çmimi Sirmione Catullo 2009 si “Zbulimi i Vitit”.
    • Cmimi Venice Music Awards 2009 si "Artisti me i mire mashkull i vitit".
    • Cmimi "MTV Coca Cola Live" per kegnen "Dentro ad ogni brivido" si kenga me e bukur e veres .
    • Cmim i pare per videoklipin e "La forza mia". Cmim i dyte per kengen "Dentro ad ogni brivido" ne klasifikimin SKY.IT
  • 2010
    • Cmimi "Venice Music Awards 2010" si "Mashkulli me ze te mire i 2010"
  • 2011
    • Cmimi "MTV Top 20 italians" per videoklipin "Quello che dai " me 42% te preferencave.
    • Cmimi "Best Talent-Show Artist" ne Trl Awards me 42 % te preferencave te televotuesve.

DiskografiaRedakto

AlbumRedakto

Viti Album Pozicione ne klasifikim
Italian FIMI Albums Chart Italian iTunes Albums Chart Europe Albums Chart Svizzera Albums Chart
2008 Ti rincontrerò 3[17] 1 74 -
2008 In concerto (Album) 10[18] - - -
2009 La forza mia 2[19] 1 34 67
2010 Il cuore muove 2 1 - -

Cd singleRedakto

Viti Titulli Pozicioni ne klasifikim
Italia Itunes Europa
2008 Per sempre 44 - -
Ti rincontrerò(2008) 11[20] 3 -
2009 Anima di nuvola (2008) - - -
Un grande libro nuovo (2008) - - -
2009 La forza mia (2009) 2[21] 1 32
Dentro ad ogni brivido (2009) 7[22] 4 73
Resto dell´idea (2009) 6[23] - -
Imagine (2009) 13 - -
2010 Quello che dai (2010) 1 1 -
Niente più di me (2010) - - -

Lidhje te jashtmeRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Affaritaliani.it - Il vincitore/ Marco Carta, da "Amici" a Sanremo
  2. ^ Stampa:Cita web
  3. ^ a b "Biografia dal sito Warner Music Italy". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Italiancharts
  5. ^ "Competition Marco Carta @ Your School - MTV.it". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Marco Carta ritira il premio What's Up Giovani Talenti". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Marco Carta doppiatore di Impy Superstar
  8. ^ "Sanremo, Marco Carta vince il primo festival Raiset - LASTAMPA.it". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Marco Carta vince il Festival, e Bonolis risuscita Sanremo". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Soundblog.it - Marco Carta, "La Forza Mia" è già disco di platino". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Italiancharts
  12. ^ Affaritaliani.it - Marco Carta canterà ai Wind Music Awards
  13. ^ Soundblog.it
  14. ^ "Il Messaggero.it - Concerto sospeso per Marco Carta". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Marco Carta vince il 59° Festival di Sanremo". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2009. Marrë më 6 korrik 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Dal sito della radio.
  17. ^ Italiancharts - Marco Carta - Ti rincontrerò (album)
  18. ^ Italiancharts - Marco Carta - In concerto
  19. ^ Italiancharts - Marco Carta - La forza mia (album)
  20. ^ Italiancharts Marco Carta - Ti rincontrerò
  21. ^ Italiancharts Marco Carta - La forza mia
  22. ^ Italiancharts Marco Carta - Dentro ad ogni brivido
  23. ^ "Italiancharts Marco Carta - Resto dell´idea". Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 12 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)