Maska e Guy Fawkes është një ilustrimi i stilizuar i Guy Fawkes, i njohuri si anëtar i Komplotit me barut. Komploti ishte atentat për goditjen e House of Lords (Shtëpinë e Lordëve) në Londër më 5 nëntor 1605, në mënyrë që të restaurohet një kre katolik i shtetit. Përdorimi i një maske ka rrënjë të thella si pjesë e festës Nata e Guy Fawkes-it.

Një portretizim i stilizuar i një fytyre me një buzëqeshje të zmadhuar dhe faqe të kuqe, mustaqe të gjëra të kthyera përpjet në të dy anët, dhe një mjekërr e hollë certikale, e dizajnuar nga ilustruesi David Lloyd, merr rolin e përfaqësimit të gjerë nëpër protesta pasi u përdor si element kryesor i komplotit V for Vendetta,  i publikuar në vitin 1982, dhe në adoptimin filmor 2006. Pas paraqitjes nëpër forument e internetit, maska u bë simbol i mirënjohur për grupin haktivist Anonymous, e përdorur në Projektin Chanology, Lëvizjen Occupy, dhe në protesta të tjera anti-qeveritare dhe anti-establishment rreth e rreth botës.

Origjina

Redakto
 
Paraqitje të Guy Fawkes dhe koleksione, të maskuara, 1903, nga John Benjamin Stone.
 
Një burrë i maskuar në paradë në Guy Fawkes Night, 1868.

Komploti me barut i vitit 1605 u përkujtua që herët me djegien e skulpturave të figurave të papopulluara. Drejt fundit të shekullit të 18, raporte të paraqiturave të fëmijëve që luten për të holla me maska të Guy Fawkes,[1] dhe 5 nëntori gradualisht u bë i njohur si Nata e Guy Fawkes, edhe pse shumë preferojnë ta quajnë me termin "Nata zjarrmadhe".[2] Libri i vitit 1864 Chambers Book of Days citon se:[3]

Gazeta e vitit 1847 The Lancet publikoi "Shënimet e një rasti vdekjeje nga frika", në të cilën vdekja e një 2-vjeçari iu atriubua frikës së shkaktuar nga një djalosh që mbante një maskë të kuqe të Guy Fawkes-it.[4]

Në shekullin 20 në Britani, një numër i madh i maskave prej letres ose kartoni iu shitën fëmijëve çdo vjeshtë ose u dhanë falas me stripe.[5][6] Por në vitet e 1980-ta, popullariteti i Natës së Guy Fawkesit filloi të venitej nga festa e Halloweenit.[7]

Në vitin 1958 vendosja e maskave të Guy Fawkes në Natën Zjarrmadhe u përmend gjatë një debati në Criminal Law (Onus of Proof) Amendment Bill, në Parlamentin e Australisë Perëndimore, si shembull i një kërkimfalje ligjplote për mbajtjen e një fytyre-maskë gjatë natës.[8] Ministri i atëhershëm i policisë, JJ Brady, deklaroi se "një kohë ishte traditë të vendoseshin maska në natën e Guy Fawkes-it. Kështu, nëese sonte shihet ndokush duke mbajtur maskën e Guy Fawkes-it, unë, si Ministër i Policisë, do të kujdesem që ai të falet sipas rregullit."[8]

Libri komik serik V for Vendetta, i cili filloi në vitin 1982, "përqendrohet në përpjekje vigjilente për të shkatërruar një qeveri autoritare në një të ardhme distopiane të Mbretërisë së Bashkuar." Karakteri i tij kryesor mbante maskë të Guy Fawkesit, dhe në kilmaksin e adoptimit filmor 2006, mijëra protestues adaptuan kostumin e njëjtë gjatë marshimit në Parlament.[9]

Gjatë zhvillimit të stories, ilustruesi David Lloyd bëri një shënim me dorëshkrim: "Pse nuk e portretizojmë atë si një Guy Fawkes i ristrukturuar, ta kompletojmë me një nga këto maskat papier-mâché, në një pelerinë dhe kapelë konike? Ai do të dukej vërtetë i çuditshëm dhe do t'i jepte Guy Fawkes-it imazhin që ai e ka merituar gjithë këto vite. Ne nuk duhet ta djegim personin çdo vit por ta festojmë përpjekjen e tij për ta goditur Parlamentin!" Shkrimtari Alan Moore komentoi se, për shkak të idesë së LLoydit, "Gjithë fragmentet e ndryshme në kokën time ranë në vend menjëherë, të bashkuara pas imazhit të vetëm të maskës së Guy Fawkesit." [10] Ai po ashtu shënoi "sa interesante ishte që duhej ta mbanimin imazhin drejt e në pikën ku duhej të fillonte pastrimi nga kornikat e ikonografisë angleze."[11]

Adoptimi nga protestuesit 

Redakto

Prapavija

Redakto

Që nga lansimi i filmit V for Vendetta, në vitin 2006, përdorimi i stilizuar i maskës "Guy Fawkes", me mustaqe dhe mjekërr të drejtuar, u përhap gjerësisht ndërkombtarisht ndër grupe protestuesish kundër politikanëve, bankave dhe institucioneve financiare. Maskat të mbajnë të fshehur identitetin dhe mbrojnë fytyrën e individëve dhe demonstrojnë angazhimin e tyre për një kauzë të përbashkët.[12][13]

Karakteri i zhvilluar si një figurë interneti u përhap zakonisht në webfaqe si YouTube. Fillimisht karakteri ishte një figurë ngjitëse që dështoi në gjithçka dhe u bë i njohur si "Epic Fail Guy" (EFG). Për arsye që nuk u shpjeguan asnjëherë, filloi të shfaqej duke mbajtur një maskë V for Vendetta "Guy Fawkes" (megjithëse mund të merret si referencë dështimi i Guy Fawkesit në komplotet e tradhtisë). Në vitin 2006, një çift i grupeve rivale që mbanin maskat Fawkes u konfrontuan me njërin tjetrin jashtë zyreve të DC Comics. Njëri grup, i udhëhequr nga aktivisti Adam Weismann, protestonte kundër filmit V for Vendetta. Grupi tjetër, i udhëhequr nga Todd Seavey, kundër-protestonte protestuesit anarkistë në favor të DC Comics, dhe maskat e tyre u financuan nga një punonjës i Time Warner .[14][15]

Anonymous

Redakto
 
Anëtarët e grupit Anonymous me maska Guy Fawkes në një protestë kundër Kishës së Shkencologjisë në Londër, 2008.

Maska u lidh me protestat Projekti Chanology të grupit haktivist  Anonymous kundër Kishës së Shkencologjisë në vitin 2008.[16][17] Grupi protestoi për shkak se Kisha e detyroi webfaqen YouTube të vendoste një video të Tom Cruise ku diskutohet Shkencologjia që duhej të ishte për përdorim brenda Kishës.[18] Në përgjigje, Anonymous protestoi metodat e gjyqeve të Kishës së Shkencologjisë në një periudhë prej disa muajsh. Protestuesit ishin të inkurajuar që të mbulonin fytyrat e tyre, që kur Kisha fotografonte protestuesit anti-shkencologji. Maska e Guy Fawkesit ishte një metodë e përdorur gjerësisht për mbulim të fytyrës.[19]

Me vazhdimin e protestës, më shumë protestues filluan ta përdornin këtë maskë, e cila eventualisht u bë simbol brenda grupit.[20][21] Scott Stewart i Universitetit të Nebraskas në Omaha në The Gateway shkroi: "Shumë pjesëmarrës vendosën maskën e Guy Fawkesit për të tërhequr vëmendje edhe për identitetin e tyre si Anonymous dhe për abuzimin e çështjeve gjyqësore dhe shtrëngimin që Kisha e Shkencologjisë bënte për të shtypur këndvështrimte anti-shkencologjike."[19] Interneti-pastaj adaptoi karakterin për protestat anembanë kundër autoriteteve.[20][21][22][23]

Përdorimi i gjerë në protesta popullore 

Redakto

Më 23 maj 2009, protestuesit vendosën maska eksploduan një fuçi me barut të rremë jashtë Parlamentit derisa protestuan mbi çështjen e shpenzimeve të qeverisë britaneze.[24]

 
Maska e Guy Fawkesit në Protestat Okupuese në Buenos Aires Argjentina 15 October 2011

Gjatë protestës Wisconsin 2011, dhe pastaj gjatë protestës pasuese Occupy Wall Street dhe në Lëvizjen Okupuese, maska u paraqit ndërkombëtarisht[21] si simbol i rebelimit popullor. Në tetor të vitit 2011, Julian Assange mori pjesë në protestën Occupy London Stock Exchange duke mbajtur një maskë të tillë, të cilën e hoqi pasi u kërkua nga policia.[12]

Në janar të vitit 2012, maskat e Guy Fawkesit u përdorën nga protestuesit kundër hyrjes së Polandës në ACTA.[25]

Më 10 qershor 2012, në Mumbai, Indi, një grup prej 100 anëtarëve Anonymous dhe studentëve të kolegjeve të mbledhur në Azad Maidan, të veshur zi dhe me maska të Guy Fawkesit, protestuan kundër cenzurimit të internetit nga ana e Qeverisë Indiane.[26]

Maska, e përdorur nga protestuesit e Bahrainit gjatë Pranverës Arabe-që inspiroi kryengritjen e Bahrainit u ndalua në vend në shkurt të vitit 2013,[27] disa muaj pas një vendimi të ngjashëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër vend i Gjirit Persik.[28] Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Behranit tha se ndalimi i mbajtjes së maskës, i cili referohet si "revolucioni i maskës" ishte për shkak të "sigurisë publike".[29] Vendimi, i pësrhkruar nga Voice of America si "i pazakonshëm",[30] shënoi një nga përpjekjet e fundit të qeverisë për të ndaluar kryengritjen 2-vjeçare.[28][31] Gjithsesi, aktivisti për të drejta[30] dhe Samuel Muston i The Independent[27] minimizuan efektin e ndalimit. Manama Voice raportoi se prdorimi i maskës në protestë rriti ndalesat.[32]

Maskat u përdorën në protestat anti-qeveritare në Tailandë në 2012,[33] dhe nga protestuesit në Turqi në 2013.[34] Ato u përdorën edhe në protestat në Brazil[35] dhe Egjipt në vitin 2013.[36]

Në maj të vitit 2013, qeveria e Arabisë Saudite ndaloi importimin e maskave, dhe tha se kjo do të konsifkonte ato që gjendeshin për shitje. Ministria e Çështjeve Arabe deklaroi se maska është "simbol i rebelimit dhe hakmarrjes", dhe paralajmëroi imamët dhe prindërit që "ato mund të përdorën për ta shtyrë rininë drejt destabilizimit të sigurisë së vendit dhe të shkaktonte kaos..."[37] Më 22 shtator 2013, policia regjionale saudite ndaloi mbajtjen e maskës së Guy Fawkesit, një ditë para përvjetorit të 83-të të pavarsisë së Arabisë Saudite.[38]

Mbajtja e maskave gjatë një trazire ose asambleje të jashtëligjshme u ndalua në Kanada, pasuar nga ligji i Bill C-309, dhe tani dënohet me maksimumi 10 vjet burg.[39]

Protestuesit në protestat e Venezuelës në vitin 2014 mbanin lloj-lloj maskash; një prej tyre ishte edhe maska e Guy Fawkesit, në disa raste e ngjyrosur me ngjyra të flamurit venezuelian.[40][41]

Këndvështrimet e Moores dhe Lloydit

Redakto
 
Graffiti i maskës së Guy Fawkesit i pikturuar në fasadën e një ndërtese në Montreal, Québec.

Alan Moore, anarkist dhe autor i V for Vendetta, ka mbështetur përdorimin e maskës, dhe në një intervistë të vitit 2008 me Entertainment Weekly deklaroi, "Isha i ngazëllyer të shihja lajmet ku shiheshin demonstrata jashtë zyrave të Shkencologjisë, dhe se ato papritur vazhduan me marshime ku të gjithë demonstruesit mbanin maskën V for Vendetta Guy Fawkes. Kjo më gëzoi. Më dha një shkëlqim të vogël e të ngrohtë."[42] Megjithëse Moore nuk e krijoi një personazh të tillë për këto qëllime, ajo ka shpërbyer siç shpjegon ai për The Guardian, "kur po shkruaja V for Vendetta në zemrën e zemrave mendoja: a nuk do të ishte e mrekullueshme sikur këto ide aktualisht të kishin ndikim? Kështu kur fillon të shohësh se këto fantazi demble po futen në botën e rregullt... Është e veçantë. Duket sikur një karakter që e krijova para 30 vjetësh është arratisur nga bota imagjinative."[43]

David Lloyd, ilustruesi i V for Vendetta dhe bashkëkrijuesit, ka thënë:[12]

Maska e Guy Fawkesit është bërë një markë e njohur dhe një afishe e përshtatshme për protesta kundër tiranisë - dhe jam i lumtur që njerëzit e përdorin atë, duket të jetë mjaft unike një ikon e përgjitshme kulturore duke u përdorur në këtë mënyrë. Unë ndjej se grupi Anonymous kishte nevojë për një imazh shumë-qëllimor për të fshehur identitetin e vet dhe po ashtu të simbolizonte se ata janë për individualizëm - V for Vendetta është një ngjarje mbi një person kundër sistemit. Ne e dimë se V ishte duke u bërë një ikje nga kampi i koncentrimit ku ai i subjektohej eksperimenteve mjekësore por pastaj unë pata një ide që në çmendurinë e tij ai do të vendoste të adaptonte një personalitet dhe mision të Guy Fawkesit - revolucionirt tonë të madh historik.

Të drejtat e shitjes dhe pronësia

Redakto

Sipas Time në vitin 2011, adaptimi i protesutesve ka bërë që maska të jetë më e shitura në Amazon.com, duke shitur qindra mijëra në vit. Time Warner, një nga kompanitë më të mëdha mediale në botë, ka të drejtat i imazhit dhe i paguhet një shumë për shitjen e secilës maskë zyrtare.[44][16]

Referimet

Redakto
  1. ^ House of Commons Information Office (September 2006), The Gunpowder Plot (PDF), parliament.uk at web.archive.org, retrieved 15 February 2011 
  2. ^ BBC:Festivals and Events Arkivuar 17 dhjetor 2013 tek Wayback Machine.
  3. ^ Chambers Books of Days, 1864, pp. 549-550
  4. ^ The London Lancet: A Journal of British and Foreign Medical and Chemical Science, Criticism, Literature and News.
  5. ^ [1]Whizzer and Chips comic, 1969
  6. ^ [2]Whoopee comic, 1983
  7. ^ Cannadine, David (4 November 2005), "Halloween v Guy Fawkes Day", news.bbc.co.uk, archived from the original on 12 November 2010, retrieved 7 November 2010 
  8. ^ a b "Legislative Assembly - Wednesday, 5th of November, 1958" Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine (PDF).
  9. ^ Nickelsburg, Monica.
  10. ^ Moore, Alan (2011).
  11. ^ Moore, Alan (10 February 2012).
  12. ^ a b c Waites, Rosie (20 October 2011).
  13. ^ Montes, Euclides (10 September 2011).
  14. ^ Bilton, Nick.
  15. ^ Launder, William (2 May 2006).
  16. ^ a b Bilton, Nick (28 August 2011).
  17. ^ Thompson, Nick (5 November 2011).
  18. ^ "The Cruise Indoctrination Video Scientology Tried To Suppress", Gawker.com, 15 January 2008.
  19. ^ a b Stewart, Scott (25 March 2008).
  20. ^ a b John S. Forrester (11 February 2008), Dozens of masked protesters blast Scientology church.
  21. ^ a b c Kwek, Glenda (14 October 2011).
  22. ^ Sieczkowski, Cavan (5 November 2012).
  23. ^ Matyszczyk, Chris (9 August 2011).
  24. ^ "Flashmob protest at MPs' expenses".
  25. ^ Gera, Vanessa.
  26. ^ Anonymous India to use RTI in fight against Internet censorship Arkivuar 13 qershor 2012 tek Wayback Machine retrieved 24 June 2012
  27. ^ a b Muston, Samuel (25 February 2013).
  28. ^ a b Sorcha Pollak (27 February 2013).
  29. ^ "Bahrain bans Guy Fawkes mask" Arkivuar 9 korrik 2017 tek Wayback Machine.
  30. ^ a b Matthew Hilburn (27 February 2013).
  31. ^ "Bahrain bans 'Anonymous' Guy Fawkes mask".
  32. ^ البحرينيون يتحدون قرار منع قناع "فانديتا" (صور) Arkivuar 10 mars 2016 tek Wayback Machine (in Arabic).
  33. ^ "White masks rally goes international".
  34. ^ "In pictures: Turkey's protesters see the funny side" Arkivuar 27 prill 2015 tek Wayback Machine.
  35. ^ Watts, Jonathan (18 June 2013).
  36. ^ Peterson, Josh (25 September 2013).
  37. ^ Riyadh Bureau, Saudi Arabia Bans Import of V for Vendetta Masks, 30 May 2013 Arkivuar 8 qershor 2013 tek Wayback Machine.
  38. ^ "Saudi religious police confiscate Guy Fawkes masks ahead of National Day".
  39. ^ Meagan Fitzpatrick, "Wearing a mask at a riot is now a crime", CBC News, 19 June 2013 Retrieved 28 October 2013
  40. ^ Associated Press (1 March 2014).
  41. ^ Reuters / Jorge Silva (21 April 2014).
  42. ^ Gopalan, Nisha (21 July 2008).
  43. ^ Lamont, Tom.
  44. ^ Carbone, Nick (29 August 2011).

Lidhjet e jashyme 

Redakto