Mehmet Ali pashë Vrioni (Berat, 1842 - 1895) ka qenë politikan, deputet i parlamentit të parë osman si dhe nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Mehmet Ali pashë Vrioni

BiografiaRedakto

U lind në Berat, i biri i Hysejn Pashës të Omer Pashës dhe Sabush hanëmes së Ali bej Toptanit.[1] Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni.

Aktiviteti PolitikRedakto

Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Focat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit u çel më 10 qershor 1878Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl bej Dume-Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.

Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.

ReferimeRedakto

  1. ^ Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Ergon Verlag in Kommission. fq. 164–166. ISBN 978-3-95650-191-3.