Milan Nediq
Millan Nediq (serbisht: Милан Недић Milan Nedić) ishte ushtarak-gjeneral serb, figure politike e rendesishme gjate periudhes se Luftes se pare dhe dyte Boterore. Shperbeu si kryeminister i Qeverise se Shpetimit Popullor nga viti 1941 deri ne vitin 1944 (ardhja e partizaneve ne Beograd). Kjo qeveri ishte kolaboracioniste (kvisling), pasi qe bashkpunoi-qeverisi me Gjermanine Naciste qe kishte okupuar territorin e Serbise se athershme.
Biografia
RedaktoLindi me Grocke prane Beogradit (tani komune e tij), karrieren ushtarake e filloi ne Kryengritjen e Pare Serbe dhe profesionalisht e vazhdoi ne Luftat Ballkanike dhe ate te Pare Boterore. Morri titullin gjeneral dhe qe figure e rrespektuar usbtarake.
Sherbeu dhe si ministër i Ushtrisë dhe i Marines jugosllave. Pas largimit te mbretiti Pjeter II nga Mbretëria Jugosllave dhe fillimit te Luftes se II Boterore, pushtimit gjerman te Servise gjeneral Nediq formoi nje lidhje ushtarako-politike me Gjermanine Naciste. Ai, gjermanëve u parashtrojë kërkesat e serbeve që të ruhet një territor kompakt që do të konsiderohej Serbi. Dhe ky territor duhej t'i përfshinte territoret që nga Zemuni e deri në Gërlicë, ngase, më poshtë, andej nga Kaçaniku dhe Shkupi territoret kontrolloheshin nga bullgarët. Serbët në këtë hapësirë ia vunë pllakën edhe itinerarit të të ashtuquajturës hekurudhë serbe. Ky plan nuk u arrit pasiqe rrethanat ndyshuan, por territori i Qeverise se Shpetimit Popullor - Vlada Narodnog Spasa u shtri nga Beogradi duke perfshire dhe Banatin gjere ne kufi me Mbreterine Shqiptare duke perfshire Mitrovicen, pjesa qendrore dhe ato lindore e perndimore mbeten te paprekura, u kufizua me Shtetin e Pavarur Kroat (NDH) me Hungarine e Hortit, Knjazevinen Malaziase, Shtetin Bullgar dhe Mbreterine Rumune.
Qeverisja e Nediqit u dallua per atdhesimin e shume serbeve nga Shteti i Pavarur Kroat- aty ishte regjimi i ushtsheve te prire nga Ante Paveliqi ne kolaboracion me nacistet e fashistet. Kjy veprim i siguroi Nediqit futjen ne listen e 100 figurave me te shquara serbe.
Se bashku me ushtrine-Vermahtin gjerman dhe sherbimin e sigurimit-Gestapo kryen terror mdaj popullates dhe debuan shume figura te shquara qe kishin ide antifashsite ne Kampin e Koncentrimit ne Banjice dhe Sajmishte te Vjeter (Staro Sajmiste). Lufta e tyre u perqendrua ndaj partizaneve dhe levizjeve ilegale ne qytete. Kurse me formacionet e cetnikeve mabjten lidhje bashkpunimi.
Me largimin e trupave gjermane - Ofanziva e Beogradit dhe ardhjen e trupave partizane te prire nga forcat Bullgare e Sovjetike ra dhe Qeveria e Nediqit e ai u fut ne burg nen akuzat per tradhti te kombit dhe bashkpunim me okupatorin. Kreu vetvrasje me 4 shkurt 1946.
Gjate shume vitve u tentua te behej rehabilitimi i figures se tij dhe sternipave tu kthehej prona dhe pasuria e konfiskuar, po ky proces mori fund ne 23 prill 2019 ku me vendim nga Gjykata e Apelit e Serbise behet mohimi i plote i rehabilitimit me arsyetimin e karrieres politike te krijur me nacistet. Portreti i tij qendroi ne kryeministri ne vargun e kryeministrave tjere serbe qe u vendos nga qeverisja e Vojisllav Koshtunices por u largua porterti me 2008 me ardhjen ne ate post te Ivica Daçiqit. [1]