Moikom Zeqo

(Përcjellë nga Molotov Zeqo)
This is the stable version, checked on 30 prill 2023. 2 pending changes await review.

Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949 - 15 qershor 2020) ka qenë akademik, shkrimtar, historian shqiptar.[1] U nda nga jeta më 15 qershor 2020 pas një lufte disa vjeçare me leuçemine.

Moikom Zeqo
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Në detyrë
11 maj – 4 qershor, 1991
Paraprirë ngaKomiteti i Kulturës dhe i Arteve, po Zeqo kryetar.
Pasuar ngaPreç Zogaj
Të dhëna vetjake
U lind më3 qershor, 1949
Durrës, Republika Popullore e Shqipërisë
Vdiq më15 qershor, 2020
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
Punësimimësues, nëpunës

Biografia

Redakto

U lind më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit në një familje me prejardhje nga Libohova, familja i vunë emrin Molotov.[2] Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në qytetin e Durrës . Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Fakulteti i Filologjisë dhe Gjuhës Shqipe më 1971 në degën Gjuhë-Letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më 1977 zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të BRPSH[3]. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.[4]

Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.[1]

Ne oret e para te 15 qershorit 2020 ndërroi jetë në moshën 71 vjecare pas nje lufte disa vjecare me leucemi kronike.

Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Veprat

Redakto
  • Qyteti Feniks, 1970;[1]
  • Brenda vetes, 1974;
  • Mujo Ulqinaku, 1976 ;
  • Libër i hapur, 1986;[1]
  • Meduza, 1994;[1]
  • Paradokset e demokracisë, 1994;
  • Rexhep Qosja dhe çështja kombëtare shqiptare, 1995;
  • Panteoni ilir, 1995;
  • Aspekte të mitologjisë ilire, 1996;
  • Princi i vjeshtës: përralla, tregime dhe skica, 1996;
  • Liriku i tokës, demoni i fjalës, 1996;
  • Meduza e dashuruar mban zyze dielli: sonatë metaforash, 1997;
  • Vjeshta e princit, 1998;
  • Onufri, 1998;
  • Nostradami në 3 qershor: antiprofecitë, 1999;
  • Tercinat e pasvdekjes së Dantes japonez, 1999;
  • Kështu foli Monaliza, 2000;[1]
  • Zodiak: poezi, 2000;
  • Syri i tretë, 2001;[1]
  • Mes Laokontit dhe Krishtit, Onufri II, 2000;
  • Historia 1: për arsimin e mesëm të profilizuar, (bashkautor), 2000;
  • Historia 2: për arsimin e mesëm të profilizuar: maket, (bashkautor), 2000;
  • Kështu foli Mona Liza: libër për të gjithë dhe askënd, 2000;
  • Syri i tretë: Naim Frashëri dhe bektashizmi, 2001;
  • Syzet e thyera të Meduzës, 2001;
  • Historia 3: për arsimin e mesëm të profilizuar: (profili shoqëror): maket, (bashkautor), 2001;
  • Bota e krijuar nga Onufri, 2001;
  • Apokalipse d'avril: roman, 2002;
  • Fjalëkryqet e Babilonisë: tregime, 2002;
  • Tre libra në një, vetëm për fëmijë 100 vjeç dhe pleq 10 vjeç, 2002;
  • Kënga e këngëve, 2002;
  • Shtatë ditë rizbulimi të Amerikës, 2003;
  • Himara pa eklips, 2003;
  • Grishja e Florimontit, 2004;
  • Globalizmi dhe shqiptarët: biseda me Makabe Zaharinë, 2004;
  • Hieroglif shqiptar i fluturave dragonj, 2004;
  • Ekuinoks: poezi të zgjedhura, 2006;
  • Kalorësit dardanë, 2007;
  • Komunikim sfidues. Bota poetike, (bashkautor), 2007;
  • Njeriu jeshil: tregime të zgjedhura, 2007;
  • Shkruesi egjiptian, 2007;
  • Histori arti: për shkollën e mesme të përgjithshme: viti i 4-t: profili shoqëror, (bashkautor), 2007;
  • Frymëzimi i mbramë, 2007;
  • Libri Florimontian, 2007;
  • Anti-haiku, 2008;
  • Letër Arnisës për Sabat Zevin, 2008;
  • Gjumashët e Efesit: kallëzime mistike, 2008;
  • Adami i fshehur: tregime, rrëfime onirike dhe etyde, 2009;
  • Anima Mundi: sagë palimpsestesh, 2010;
  • Shitësit e kaosit: tregime apo rrëfenja apokaliptike, 2010;
  • Klepsidra: parabola misteri, 2011;
  • Refuzimi i shkrimit: proza nga kaosi, 2011;
  • Migjeni, arkitekt i nëndheshëm i qiellit, 2011;
  • Papagajtë e Nembrotit: tregime nga ex-Cyberia, 2012;
  • Libri i sinopseve, 2012;
  • 100-vjet Pavarësi: flamuri që ringjalli një komb: 1912-2012, (bashkautor), 2012;
  • Enigma E.Y. dhe kalorësit dardanë: tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç, 2012;
  • Vetullat hyjnore: proza nga kalendari i imazheve, 2012;
  • Ofelia me mjekër: proza të të jetuarit së prapthi, 2013;
  • Abraxas, mbreti i botës, 2013;
  • Kësulëkuqja fluturuese dhe pedagogu i Kopernikut: tregime për pleq 10 vjeç dhe fëmijë 100 vjeç, 2013;
  • Portat pa epilog: proza në muzg, 2014;
  • Emrat e zotit: tregime, 2014;
  • Si ta mësojë peshku abetaren?: vjersha, 2014;
  • De Rada- rishpikja e Arbërisë: sprovë kritike për një lexim të ri, 2014;
  • Laboratori i ëndrrës, 2018;

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 2987.
  2. ^ Qesja, Bujar (17 qershor 2020). "55 vjet më parë kur Moikom Zeqo garonte si notar i Lokomotivës". Durrëslajm.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Kongresi i 7të i BRPSH. Tiranë: KQ i BRPSH. 1977. fq. 102.
  4. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 258. ISBN 9789994356225.