Montpelje
Montpellier (Frëngjisht: ) është një qytet në Francë. Montpellier bën pjesë në departamentin Hérault të rajonit Languedoc-Roussillon. Qyteti ka një popullsi prej 253.712 banorësh (regjistrimi 2007) dhe sipërfaqe 56,88 km². Për nga popullsia është Emri i 8 më i madh në Francë.
Montpelje
Montpellièr | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.009) 255,080 |
{{{postal_code_type}}} | 34000, 34070, 34080, 34090 |
Faqja zyrtare | montpellier.fr |
Historia
RedaktoMontpellier është një nga të qytetet e pakta më të mëdha të francës pa sfond antik.
Referime e parë e shkruar daton nga 985, edhe pse Montpellieri nuk kishte ende asnjë shenjë qyteti por, ishte thjesht një fshat. Qyteti filloi të zhvillohet me shpejtësi. Për një kohë ishte nën sundimin spanjoll, por Franca e fitoi bashkë me zonën Bas Languedoc. Nga këtu vinin sasi të mëdha të erëzave dhe bimëve lindore.
Në shek. XII qyteti u bë i famshëm për barnat dhe mjekët. Në 26 tetor 1239 Papa Nikolla IV i dha shkollës mjekësore statusin e universitetit, i cili kishte fakultete ekzistuese në mjekësi, juridikë, dhe artistikë. Universitetet Montpellier qëndron krenar në më shumë se shtatë shekuj dhe vazhdon të veprojë ende.
Në shek. XIV qyteti u dëmtua tepër nga luftërat fetare dhe pas Revolucionit Francez filloi ta humbë rëndësinë. Megjithatë qyteti i rifitoi meritat në shekullin e kaluar.
Gjeografia
RedaktoQyteti është i vendosur rreth 10 km nga Deti Mesdhe, 75 km nga mali i afërt (Mont Aigoual), dhe rreth 150 km në perëndim të Marsejës. Qyteti Montpellier e dy lumenjve, Lez në lindje dhe në perëndim Mosson.
Qyteti është rritur ndjeshëm gjatë 50 viteve të fundit, dhe sot është zona metropolitane e katërt më e madhe në bregdetin mesdhetar francez.
Me krijimin e rretheve të reja në lindje dhe në jug të qytetit (Antigone, pastaj Richter dhe më pas Marianne Port) qyteti ka filluar të përqëndrohet më tepër drejt detit.
Demografia
Redakto(Përpunim grafik nga Wikipedia)
Arsim
RedaktoKlima
RedaktoMontpellier ka klimë tipike mesdhetare, me dimër me shi dhe verë shumë të thatë, përveçse në gusht kur zakonisht bie shi dhe bubullima disa herë. Temperatura mesatare vjetore është 14.7 °C dhe numrin e orëve me diell në vit është 2618.
Binjakëzime
RedaktoMontpellier është binjakëzuar me:
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Barcelona internacional – Ciutats agermanades" (në spanjisht). Ajuntament de Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2012. Marrë më 15 korrik 2011.