Wikipedia:Pikëpamje neutrale

(Përcjellë nga NPOV)

Artikujt në Wikipedia duhet të shkruhen nga një pikëpamje neutrale, që nënkupton se përfaqësimi i një teme duhet t'a përfaqësojë temën në një mënyrë të drejtë dhe të balancuar, duke i prezantuar faktet në mënyrë proporcionale nga të gjitha perspektivat që janë botuar nga burimet e besueshme, dhe me sa më pak anësi editoriale.

Ky rregull është jetik për ekzistencën e Wikipedisë dhe projekteve të tjera Wikimedia dhe nuk negociohet. Ai është një ndër tre pikat themelore rreth përmbajtjes së Wikipedisë, krahas vërtetueshmërisë dhe pikës kundër hulumtimit vetjak.

Ky artikull vijëzon politikën zyrtare të Wikipedias, e cila është, që të gjithë artikujt janë asnjanës. Artikulli shpjegon shkaqet për këtë politikë dhe shkon në një hollësi të konsiderueshme vetëm për të përkufizuar çka do të thotë në mënyrë të saktë "asnjanësi".

Deklarimi origjinal i politikës

Redakto

Në përgjithësi enciklopedia është një përmbledhje e njohurive të ndërthurura, që paraqiten nga një pikëpamje e paanshme. Në çfarëdo mase të mundshme, shkrimi enciklopedik duhet të qëndrojë i qartë në marrjen e ndonjë drejtimi të caktuar ndryshe nga drejtimi asnjanës i këndvështrimit.

Këndvështrimi asnjanës përpiqet të paraqesë ide dhe fakte në atë mënyrë, që si mbështetësit, po ashtu edhe kundërshtarët, të mund t´i pranojnë. Sigurisht që një marrëveshje 100% nuk është e mundur; ka ideologë në botë, të cilët nuk do të pranojnë ndonjë paraqitje ndryshe nga thëniet e tyre të forcuara nga këndvështrimi i tyre. Ne mund të kërkojmë vetëm një tip shkrimi që është i pranueshëm në mënyrë thelbësore nga njerëz pikëpamjet e të cilëve mund të dallojnë.

Disa shembuj mund të ndihmojnë që të ndriçohet çështja:

  1. Një artikull enciklopedik nuk duhet të argumentojë që korporatat janë kriminale, edhe nëse autori beson se është ashtu. Në vend të kësaj duhet të paraqitet fakti se disa njerëz besojnë kështu, dhe cilat janë arsyet e tyre, e atëherë po ashtu do të paraqesë se çfarë thotë pala tjetër.
  2. Një artikull enciklopedik nuk duhet të argumentojë që kapitalizmi i stilit laissez-faire (abstenues) është sistemi më i mirë shoqëror. Në vend të kësaj duhet të paraqiten argumentet e përkrahësve të kësaj pikëpamjeje, dhe argumentet e njerëzve, që nuk pajtohen me këtë pikëpamje.

Ndoshta rruga më e lehtë për t'i bërë shkrimet më enciklopedike është të shkruhet rreth çfarë besojnë njerëzit, e jo se çfarë është. Çfarë besojnë njerëzit është çështje e faktit objektiv dhe ne mund ta paraqesim atë krejt lehtë nga pikëpamja asnjanëse.

Wikipedia ka një politikë të rëndësishme: e thënë shkoqur, artikujt duhen shkruar pa paragjykime e duke riparaqitur të gjitha pikëpamjet ndershmërisht. Kjo gjë keqkuptohet lehtë. Politika nuk beson nuk mund të shkruhet një artikull nga pikëpamja e "vetëm një njeriu", e cila do të ishte një pikëpamje "e" paparagjykimshme, "asnjanëse". Politika asnjanëse e Wikipedias thotë se ne duhet të "riparaqesim ndershmërisht" të gjitha anët e një grindjeje, dhe jo të bëjmë një citim artikulli, të fusim ose të nënkuptojmë se ndonjë palë ka të drejtë.

Është thelbësore që ne të punojmë "së bashku" që artikujt të bëhen pa paragjykime. Është një nga gjërat që e bën Wikipedian të punojë kaq mirë. Shkrimi i artikujve pa paragjykime kërkon ushtrim.

Eseja në vijim e shtjellon këtë politikë në thellësi dhe është përfundimi i shumë diskutimeve. Ne u japim fort zemër ta lexoni, ta komentoni, e përgjithësisht ta rrokni atë.

Përkufizimi themelor i asnjanësisë

Redakto

Çelës i politikës së Wikipedia-s është që artikujt duhet të jenë pa "paragjykime," d.m.th. të shkruhen nga një "pikëpamje asnjanëse". Ne përdorim këto emërtime në një mënyrë të përpiktë, që është ndryshe nga kuptimi i zakonshëm. Është thelbësore të kuptohet çfarë do të thotë të jesh asnjanës (në këtë ndjenjë) -- një lexim i kujdesshëm e kësaj faqeje do t´ju ndihmojë.

Në thelb, të shkruash pa paragjykime kërkon që artikujt të mos mbrojnë ndonjë pikëpamje të posaçme. Pikëpamje të ndryshme në një debat janë përshkruar të gjithë ndershmërisht. Të shkruash artikuj pa paragjykime përshkruani debatet e jo të merrni pjesë në to.

Pse duhet të jetë Wikipedia pa paragjykim?

Redakto

Wikipedia është një enciklopedi e përgjithshme, synimi i së cilës është të riparaqesë diturinë njerëzore në disa nivele të përgjithësisë. Por ne (njerëzit) s'pajtohemi rreth çështje të ekspertizës; për çdo pikë në të cilën ka pikëpamje kundërshtuese, çdo pikëpamje përfaqëson një teori të ndryshme të asaj çfarë është e vërteta, dhe përderisa pikëpamja kundërshton pikëpamjet e tjera, përkrahësit e saj besojnë që pikëpamjet tjera pra janë të rreme dhe rrjedhimisht jo dituri. Ku ka mospajtim mbi atë se çfarë është e vërteta, aty ka mospajtim mbi atë se çfarë përbën dituria. Wikipedia funksionon sepse është përpjekje bashkëpunimi; por, ndërsa bashkëpunohet, si mund të zgjidhim problemin e pafundëm të "luftërave mes redaktorëve" në të cilin një person me bindje fut p, ndërsa personi tjetër ndryshon tekstin me bindje 'pa "p?

Një zgjidhje është që ne të pranojmë, për qëllimet e punimit në Wikipedia, që "dituria njerëzore" përfshin të gjitha teoritë e ndryshme, domethënë në të gjitha pikat e ndryshme. Kështu ne i përkushtohemi qëllimit të riparaqitjes së diturisë njerëzore në këtë ndjenjë. Diçka si kjo është me siguri një ndjenjë e bazuar mirë e fjalës "dituri"; në këtë kuptim, çfarë "dihet" ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe kur ne përdorim fjalën "di" në këtë ndjenjë, ne përdorim shpesh të ashtuquajturat thënie frikësuese. Në Mesjetë, ne "dinim" që djajtë shkaktonin sëmundjet. Tani ne e "dimë" ndryshe.

Ne mund t´a përmbledhim diturinë njerëzore (në këtë kuptim) në një rrugë të paragjykimtë: ne do të krijonim një rradhë teorish mbi pikën T dhe atëhere të besojmë se e vërteta mbi T është kështu-e-ashtu. Por përsëri, kini parasysh se Wikipedia është një projekt bashkpunues ndërkombëtar. Ndoshta, ndërkohë që rritemi, pothuajse çdo pikëpamje mbi çdo subjekt do të gjendet (ndoshta) midis autorëve dhe lexuesve tanë. Të shmangen luftra të pafundme redaktuese (përpunuese), ne mund të pajtohemi të paraqesim secilën nga këto pikëpamje ndershmërisht dhe jo të cilësojmë ndonjërën prej tyre si të saktë. Kjo është ajo që e bën një artikull "të paparagjykimtë" ose "asnjanës" në ndjenjën e asaj që ne po paraqesim këtu. Të shkruhet nga një pikëpamje asnjanëse, personi paraqet pikëpamje kundërshtare pa i cilësuar (mbështetur) ato; të bëhet kjo , mjafton të paraqiten pikpamjet në një mënyrë që është pak a shumë e pranueshme nga përkrahësit e tyre, dhe poashtu pikepamjet t´i mvishen përkrahësve të tyre.

Të përmbledhim arsyen parësore për këtë politikë: Wikipedia është një enciklopedi, një përpilim i diturisë njerëzore. Por përderisa Wikipedia është një bashkësi e ndërtuar, burim ndërkombëtar, ne sigurisht nuk mund të presim nga bashkëpunetorët tanë të pajtohen në të gjitha çështjet, apo madje në shumë raste, në çfarë përbën diturinë në kuptim të ngushtë. Ne mundemi rrjedhimisht të përshtasim humbësin në kuptimin e "dijes njerëzore" sipas çdo larmie teorish ndërluftuese, që përbën atë që ne quajmë "dije (dituri)". Ne duhet, si individualisht ashtu edhe bashkarisht, të bëjmë përpjekje të paraqesim këto pikëpamje ndërluftuese ndershmërisht, pa mbështetur ndonjërën prej tyre.

Ka edhe një arsye tjetër t'i përkushtohemi kësaj politike. Përkatësisht, kur është e qartë për lexuesit se ne nuk presim nga ata të përshtasin ndonjë mendim të veçantë, kjo i lë ata të lirë të formojnë mendimet e veta nga mendjet e tyre, dhe kështu t´u jipet atyre zemër për pavarësinë intelektuale. Qeveri totalitare e instituticione dogmatike kudo mund të gjejnë arsye t´i kundërvihen Wikipedias, nëse ne i´a arrijme të mbështetemi në politikën tonë të paparagjykimtë: paraqitja e shumë teorive kundërshtuese në një larmi të gjërë subjektesh nënkupton se ne, krijuesit e Wikipedias, besojmë në kompetencën e lexuesve në vetë formimin e mendimeve të tyre. Tekstet që paraqesin pikëpamje të shumfishta ndershmërisht, pa pyetur që lexuesi të pranojë çdonjërën prej tyre, janë çlirimtare. Asnjanësia përmbys dogmatizmin dhe pothuajse kushdo që punon në Wikipedia mund të pajtohet se, kjo është një gjë e mirë.

Çfarë është pikëpamja asnjanëse?

Redakto

Çfarë nënkuptojmë ne nuk është e qartë, dhe keqkuptohet lehtë.

Ka shumë kuptime të tjera të mundëshme e të vlefshme se çfarë do të thotë "paparagjykim", "asnjanës" etj. Nocioni i "të shkruarit të paparagjykimtë" që tregon politika e Wikipedias është "paraqitja e pikëpamjeve kundërshtuese pa i përkrahur ato". Për këtë nevojiten sqarime të mëtejshme, siç vijon më poshtë.

E para, dhe më e rëndësishmja, mbani parasysh se çfarë do të thotë se shkrimi i paparagjykimtë i paraqet pikëpamjet kundërshtuese pa i përkrahur ato. Shkrimi i pa paragjykimtë nuk "paraqet vetëm" pikëpamjen më popullore; nuk "përkrah" pikëpamjen më popullore si të saktë pas paraqitjes së të gjitha pikëpamjeve; nuk pohon se ndonjë lloj pikëpamjeje e ndërmjetme ndër pikëpamjet e ndryshme është më e sakta. Paraqitja e të gjitha pikëpamjeve do të thotë, pak a shumë, se p-istët besojnë p-në, dhe q-istët besojnë në atë q, dhe ja ku ku qëndron tani debati. Në mënyrë ideale, paraqitja e të gjitha pikëpamjeve tregon shumë për prapaskenën për ata që besojnë në p dhe q dhe pse, dhe cila pikëpamje është më popullorja (duke patur kujdes të mos nënkuptojë se popullariteti do të thotë saktësi). Artikuj të hollësishëm poashtu mund të përmbajnë vlerësimet e ndërsjellta të p-istëve dhe q-istëve, duke lejuar secilën palë të bëjë "gjuajtjen më të mirë" kundër palës tjetër, por duke përësritur me kujdes thënien se kush e fitoi shkëmbimin.

Një pikë këtu përmban një përpunim. Ne thamë se pikëpamja asnjanëse nuk është, përkundër nënkuptimit të dukshëm të frazës, ndonjë "pikëpamje" aktuale që është "asnjanëse", apo "e ndërmjetme", ndër qëndrimet e ndryshme. Kjo përfaqëson një kuptim të veçantë të asaj se çfarë do të thotë "pikëpamje asnjanëse". Kuptimi zotërues i Wikipedias është se pikëpamja asnjanëse nuk ësht aspak një "pikëpamje"; sipas të kuptuarit tonë, kur njëri shkruan asnjanësisht, ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm të mos pohojë (apo nënkuptojë ose të lërë të kuptohet ose të shtyjë lehtë lexuesin në besim) se "ndonjë pikëpamje e veçantë së paku" është e drejtë.

Po ashtu edhe një pikë tjetër përmban një përpunimm. Të shkruash pa paragjykueshmërisht mund të kuptohet shumë mirë si përfaqësim debatesh, duke i karakterizuar ata, sesa duke u marrë me ta. Dikush mund të mendojë për të shkruarin e pa paragjykimtë si një përshkrim të ftohtë, të drejtë, e analitik të debateve. Sigurisht, dikush mund të dyshojë lehtë se kjo mund të bëhet në fund të fundit pa ndonjë nënkuptim të hollë apo të nënkuptojë se njëri qëndrim është i saktë. Por akademikë me përvojë, shkrimtarë polemizues, dhe retoristët priren shumë nga paragjykimet, të dyja e tyrja dhe e të tjerëve, që ata të mund të diktojnë zakonisht një përshkrim të një debati që anon në dobi të njërës palë. Nëse ata zgjedhin kështu, me pak krijimtari, ata zakonisht mund ta heqin atë paragjykim.

Tani, nje sqarim i rendesishem. Artikujt që krahasojnë pikëpamje nuk duhet të japin pikëpamjet e pakicës aq shumë apo në mënyrë të detajuar sa pikëpamjet më të popullarizuara. Ne nuk duhet të përpiqemi të paraqesim një mosmarrëveshje sikur pikëpamja e pakicës të meritojë aq vëmendja sa pikëpamja e shumicës, pasi kjo mund të kequdhëheqi për madhësinë e mosmarrëveshjes. Nëse duam ta paraqesim mosmarrëveshjen me drejtësi, duhet te paraqesim pikëpamjet konkuruese në proporcion me paraqitjen e tyre ndërmjet paraqitjes së ekspertëve në subjekt. Megjithatë, kjo nuk do të thotë qe pikëpamja e pakicës nuk duhet të ketë pak vëmendje: nuk ka kufi në Wikipedia. Por edhe në këto faqe, edhe pse pikëpamja e pakicës është e dhënë në detaj, do bëjmë cmos që atë pikëpamje të mos e paraqesim si të vërtetën.

Paragjykimi vetvetiu nuk duhet të jetë i vetëdijshëm. Për shembull, fillestarët në një fushë shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se ajo që tingëllon si dicka normale, në të vërtetë është e njëanshëm në favor të një pikëpamjeje të veçantë. (Pra, jo rrallë ne kemi nevojë për një ekspert në mënyrë që të bëjmë artikullin tërësisht të paanshëm.) Për të marrë një shembull tjetër, shkruesit mund që, pa ndonjë qëllim, të propagandojnë paragjykim "gjeografik" , duke përshkruar për shembull një mosmarrëveshje sikur të jetë kryer në një shtet, pa e ditur se mosmarrëveshja është përshtatur në mënyrë të ndryshme në vende të tjera.

Një formulim alternativ

Redakto

Shpeshherë i japim një formulim alternativ politikës së pikëpamjes neutrale: shtjello fakte, që përfshijnë fakte mbi opinionet, po mos shtjello vetë opinionet. Me "fakt" nënkuptojmë një "copë informacioni mbi të cilin nuk ka ndonjë mosmarrëveshje serioze". Në këtë kuptim, që një anketë prodhoi një farë rezultati të publikuar, është një fakt. Që Marsi është një planet, është fakt. Që Sokrati ishte filozof, është fakt. S'ka njeri që seriozisht t'i hedhi poshtë këto gjëra. Pra ne ndjehemi të lirë të shtjellojmë aq shumë fakte sa mundim. Kurse "mendim", nga ana tjetër, është "një pjesë e informacionit për të cilën ka disa mosmarrëveshje."

Ka raste kur nuk jemi të sigurt nëse duhet të marrim një mosmarrëveshje të caktuar seriozisht, por ka fjali të shumta që shumë qartë shprehin mendime. Që Zoti ekziston është një opinion. Që Bitëllsat ishin grupi më i madh është një opinion. Që Shtetet e Bashkuara bënë gabim që hodhën bombën atomike mbi Hiroshimë dhe Nagasaki është një opinion.

Ndershmëria dhe tonet simpatike

Redakto

Nëse ne i cilësojmë zënkat ndershmërisht, ne duhet të paraqesim pikëpamjet kundërshtare me një ton simpatik e përherë pozitiv. Shumë artikuj mbarohen si një komentar anësor edhe atëherë kur paraqiten të dyja pikëpamjet; kjo është e gabuar. Edhe kur fakti është paraqitur në përkufizimet e fakteve më mirë sesa opinioni (mendimi), një artikull ende mund të rrezatojë gjëndje nënkuptuese ose nëpërmjet përzgjedhjes nga cila janë paraqitur faktet, ose më qartë organizimi i tyre -- për shembull, mospranimi i pikëpamjeve kundërshtuese siç mund të bëjë njëri i bën ato të duken shumë më keq sesa duke i mbledhur ato nga një opinion i palës kundërshtare.

Ne duhet, në vend të kësaj, të shkruajmë artikuj me tone që të gjitha qëndrimet e paraqitura janë të paktën të pranueshme. Le të paraqesim të gjitha pikëpamjet ndërluftuese me simpati. Ne mund të shkruajmë me qëndrime, që kjo e ajo është ide e mirë, përveç asaj, mbi pikëpamjen e disa keqinterpretimeve, që përkrahësve të pikëpamjes së përmendur u ka shpëtuar kjo apo ajo hollësi. Nëse ne nuk mund t´a bëjmë këtë, ne do të shkruajmë ndoshta gjëra me aq shumë përbuzje saqë përpunimet pasuese do të kenë një kohë të vështirë duke bërë çdo gjë veç për t'i mbuluar ato.

Pikëpamje shqiptaro-centrike

Redakto
Wikipedia shqiptare duket se ka një pikëpamje shqiptaro-centrike. Nuk është kjo kundër pikëpamjes neutrale?

Po, sigurisht që është, dhe askush në Wikipedia nuk e mbron. Prezenca e artikujve të shkruar nga një pikëpamje thjesht shqiptare ështe vetëm një reflektim i faktit që ka shumë shqiptarë që marrin pjesë në projekt. Ky është problem që mund të korrigjohet nga bashkëpunimi aktiv me joshqiptarë.

Megjithatë ky nuk është vetëm problem i Wikipedias shqiptare. Enciklopedia angleze mund të shprehë pikëpamje më amerikane apo britanike, ose ajo franceze pikëpamje më franceze etj.

Shmangie e zënkave të vazhdueshme

Redakto
Si mund të shmangim luftëra të vazhdueshme mbi çështjet asnjanëse?

A do t´a bënin këtë pyetje njerëzit e pyetur më shpesh. Ne nuk duhet kurrë të debatojmë mbi si duhet të jetë Wikipedia e paragjykimtë. Ajo nuk duhet aspak të jetë me paragjykime.

Rruga më e mirë të shmangen luftërat mbi paragjykime është të kujtohet se ne jemi këtu të gjithë njerëz të shprehur me arsye e të mençur, ose ne nuk do të punonim mbi këtë e do të kujdeseshim kaq shumë për të. Ne duhet t´a bëjmë synim tonin të kuptojmë parapritjet (perspektivat) e njëri-tjetrit e të punojmë fort të sigurohemi se parapritjet e të tjerëve janë riparaqitur ndershmërisht. Nëse ngrihet ndonjë ngatërresë se çfarë "duhet" të thotë një artikull apo çfarë është e "vërtetë," ne nuk duhet të mëvetësojmë një qëndrim kundërshtar; ne duhet të bëjmë më të mirën tonë të përmbahemi e të pyesim vetveten, "Si mund të përshkruhet kjo zënkë ndershmërisht?" Kjo duhet të pyetet vazhdimisht sapo të shprehet çdo pikë e re kundërshtore. Nuk është puna jonë të përpunojmë Wikipedia-n saqë të pasqyrojë pikëpamjet tona të pandryshueshme e pastaj t´i mbrojmë këto përpunime kundër të gjithë ardhësve; puna jonë është të punojmë së bashku, duke shtuar kryesisht përmbajtje të reja, por gjithashtu, kur të jetë e nevojëshme, të vijmë në një pikë të përbashkët mbi si duhet të përshkruhet një kundërshtí, saqë të jetë e nderëshme për të gjitha palët.

Kundërshtime të tjera

Redakto
Unë kam disa kundërshtime të tjera. Ku mund t´i pyes ato?

Para se t´i pyesni ato, ju lutemi rishikoni lidhjet më poshtë. Shumë çështje rreth politikës asnjanëse janë mbuluar(shtjelluar) më parë me shumë vëmëndje. Nëse keni disa ndihmesa të reja për të bërë mbi debatin, mund të provoni Diskutim:Pikëpamje_asnjanëse, ose dërgojini në listën postore të Wikipedia-s.

Lidhje të jashtme

Redakto