Natalie Kurtis Burlin (lindi 26 prill 1875 në New York, vdiq më 23 tetor 1921 në Paris), ishte një etnomuzikologe amerikane.

Biografi

Redakto

Natalie Kurtis ndoqi kurse muzike në Konservatorin Kombëtar te Muzikës, në Nju Jork, gjithashtu studioi për piano, në Berlin, në Paris, dhe Bonn.

vitin 1900, ndërsa vizitonte Arizonën, Curtis u impresionua shume nga kultura e fiseve autoktone në rajon, dhe veçanërisht nga muzika e tyre. Më pas ajo vendosi të linte gjithçka për t'ia kushtuar veten plotësisht studimit të muzikës së Indianëve. Me një aparat fotografik, pastaj me një stilolaps dhe letër, ajo vizitoi fshatrat dhe vendbanimet e Indianëve, Zuñi, Hopi, dhe grupeve të tjera në rajon, duke regjistruar këngët, poezitë dhe legjendat e tyre.

Duke i bere thirrje presidentit Theodore Roosevelt, një mik i familjes, ajo ia doli që të ndikonte që t'i vihej fund ndalimit të valleve dhe muzikës së Indianëve, gjë që i dha privilegjin të ishte prezente në ceremonitë e tyre. Në vitin 1905, ajo publikoi Këngën e Lashtë të Amerikës dhe më pas, në 1907, Librin e Indianëve, një libër i cili sot mbetet një dokument i rëndësishëm që paraqet muzikën e më shumë se 18 fiseve të ndryshme, të cilët jetojnë kryesisht në jug-perëndim të Shteteve të Bashkuara, edhe pse aty janë përfshirë gjithashtu disa fise të Maine dhe British Columbia që gjeografikisht nuk jane ne jugperëndim.

1911, Natalie Kurtis ndihmoi David Mannes të krijonte një shkollë muzike për "njerëzit me ngjyrë" në New York; ajo gjithashtu ndihmoi organizimin e koncertit të parë të muzikës afro-amerikane në Carnegie Hall në mars 1914. Në korrik të vitit 1917 ajo u martua me një piktor me emrin Pal Burlin , dhe u zhvendos në Hampton në Virginia. Ajo shkroi në mes 1918 dhe 1919 katër vëllime të quajtuara Seritë e Hamptonit të Këngëve Popullore të Negrove, si dhe Këngë dhe Tregime nga Kontinenti i Errët vitin 1920. Në vitin 1921, ndërsa ajo ishte në Paris për të dhënë një konferencë, ajo u vra aksidentalisht nga një automjet.

Natalie Kurtis do të mbahet mend si një nga pionieret që shfaqën për publikun e gjerë pasurinë e kulturës së indianëve të Amerikës si dhe atë afro-amerikane.

Publikime

Redakto
  • Words of Hiparopai (1907)
  • The People of the Totem Poles: Their Art and Legends (1909)
  • Theodore Roosevelt in Hopi-Land. The Outlook, March 5, 1919
  • The Indians' Book (1907). Authentic Native American Legends, Lore & Music. Recorded and Edited by Natalie Curtis. illustrated with Native American Drawings & Turn-of-the-Century-Photographs. 576 S. Gramercy Books. Distributed by Outlet Book Company, a Division of Random House. 40 Engelhard Avenue, Avenel, New Jersey 07.001.