Neritan Zinxhiria

Kinematograf, regjisor

Neritan Zinxhiria (sot me emrin grek Νεριτάν Ζιντζιρία Neritan Hristos Zinxhiria, 28 Prill 1989 në Tiranë) është regjisor, skenarist dhe producent greko-shqiptar,[1][2] nominuar për Ammodo Tiger Short Award, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam.[3]

Neritan Zinxhiria
U lind në
Neritan Hristos Zinxhiria

28 Prill 1989
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare, Greke
Njohur përRegjisor, Skenarist, Producent
Faqja në rrjethttps://www.neritan.gr

Jetëshkrimi

Redakto

Lind në Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë, nga prindërit Fatbardha dhe Shpëtim Zinxhiria dhe emigron në Athinë së bashku me familjen në dimrin e 1990.[2] Motra e tij e madhe, Maria, fillon të punojë në vitin 2000 në kinemanë Trianon, një kinema historike, pikë reference e qendrës së qytetit të Athinës.[4] Pranë saj dhe në moshë të vogël, Neritan Zinxhiria vihet në kontakt me artin e shtatë e duke bërë punën e tij të pare si dizajner posterash në kinema.[5] Autodidakt, në moshën 18 vjeçare kurorëzohet në Festivalin e 31të grek të Filmave me Metrazh të Shkurtër të Dramas me Çmimin Regjisori më i Mirë i Ri / Dino Katsuridi[6]. Katër vite më pas, shfaq filmin e tij me metrazh të shkurtër Kamomil, duke bërë që publiku dhe kritikët t’a krahasojnë me emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore. Filmi fiton Çmimin e Filmit më të Mirë me Metrazh të Shkurtër në Festivalin e mirënjohur të Dresden dhe shenjon një kurs të shquar në festivale vendase dhe ndërkombëtare. Duke numëruar më shumë se 200 pjesëmarrje dhe një numër të lartë çmimesh, shënohet si një nga filmat më të mire të viteve të fundit dhe është i vetmi film me metrazh të shkurtër që fiton çmimin e parë në tri festivalet më të mëdhaja të Greqisë: Festivali i Dramas, Netët e Premierës, Akademia Greke e Kinematografisë.[5] Vitet pasardhëse, në filmin italoshqiptar me metrazh të shkurtër, Kronikë e një burri që është gati të vrasë, do të bashkëpunojë me producentët Gabriele Oricchio dhe Valeria Golino[7], ndërsa në Rumani do të përfundojë filmin e katërt me metrazh të shkurtër Një vend për dy, në drejtimin e producentes së vlerësuar me Ariun e Artë, Bianca Oana.[8] Filmi përveç shfaqjes në festivale të mirënjohura, u shfaq në Muzeun Benaki në ekspozitën e New Museum dhe Fondacionit DESTE.[9] Në 2018, vlerësohet me çmim nga Programi i Mbështetjes së Artistëve prej Fondacionit Stavros Niarhos.[9] Në vitin 2023, filmi i tij eksperimental "Light of Light" bën premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam, në konkurim për Tiger Award[3].

Filmografia

Redakto
  • 2008 Nusja më e mirë
  • 2012 Kamomili
  • 2015 Kronikë e një burri që është gati të vrasë
  • 2016 Një vend për dy
  • 2023 Light of Light

Kinema Nomade

Redakto

Zinxhiria në bashkëpunim me arkitekten Efijeni Kokëdhima krijuan kinemanë nomade Cine Tarkovsky. Nën emrin e huazuar nga Andrej Tarkovskit dhe në formën e një instalacioni filmik, dyshja krijuese udhëton në Ballkan dhe fton artistë të njohur për të prezantuar punën e tyre në ndërtesa ikonike të periudhës së socializmit. Në Gusht 2019 ky projekt u inagurua me shfaqjen e filmave të V. Kekatos dhe bisedën e tij të hapur për pjesëmarrësit, brenda shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha. Fituesi i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë për Filmin me Metrazh të Shkurtër, i pari për Greqinë, u shfaq në Tiranë menjëherë pas fitores në Kanë. Pas rënies së regjimit në Shqipëri, kjo ishte hera e parë që rezidenca e Hoxhës u hap për publikun në trajtën e një kinemaje.[9][10]

Referime

Redakto
  1. ^ "Νεριτάν Ζιντζιρία | Protagon.gr". Protagon.gr (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.
  2. ^ a b "«Ίσως το ιδανικό σημείο επανεκκίνησης του κινηματογράφου να είναι το ντοκουμέντο και το αρχειακό υλικό»". αθηνόραμα (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.
  3. ^ a b "Light of Light | IFFR". iffr.com. Marrë më 2023-02-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Νεριτάν Ζιντζιρία | Protagon.gr". Protagon.gr (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.
  5. ^ a b "Ενας έρωτας κι ένα ταξίδι Αλβανία - Ελλάδα". Η Εφημερίδα των Συντακτών (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.
  6. ^ "Νεριτάν Ζιντζιρία: Θα ήθελα να συνεχίσω να κάνω ταινίες με τους ανθρώπους που αγαπώ". CultureNow.gr (në greqisht). 2012-10-10. Marrë më 2020-06-12.
  7. ^ "Φυλακισμένοι στον «νόμο του αίματος»". Η Εφημερίδα των Συντακτών (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.
  8. ^ A Country of Two {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c "«Ίσως το ιδανικό σημείο επανεκκίνησης του κινηματογράφου να είναι το ντοκουμέντο και το αρχειακό υλικό»". αθηνόραμα (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.
  10. ^ "Summer Nostos Festival". LiFO (në greqisht). Marrë më 2020-06-12.