Njësia administrative Ishëm
41°19′N 19°22′E / 41.32°N 19.36°E
Njësia administrative Ishëm | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 8,317 |
Komuna Ishëm është një komunë në Rrethin e Durrësit në Shqipëri.[1] Ishëm është qyteti ku lindi piktori i famshëm Ibrahim Kodra në botë.
Gjeografia
RedaktoKomuna Ishëm është pjesë administrative e Qarkut Durrës dhe ndodhet në veri të territorit të tij ku ndahet qartë (si territor) nga lumi Ishëm në veri dhe nga Përroi i Tarinit në jug. Ka një sipërfaqe totale prej 8,000 ha duke u kufizuar në juglindje me komunën e Prezës, në perëndim me detin Adriatik dhe në lindje me komunën Thumanë të rrethit të Krujës. Komuna Ishëm përbëhet nga 10 fshatra: Kuraten (Shkafanë), Lalëz, Likmetaj, Kërtushaj, Kapedanaj, Gjuricaj, Rrotull, Draç e Fushë-Draç, Shetaj dhe Bizë.
Historia
RedaktoToponimi “Rodon” rrjedh nga lashtësia Ilire, besimi pagan dhe besimi politeist (në shumë zota apo kulte), njëri prej të cilëve ishte dhe besimi tek Zoti (kulti) i Detit. Rajoni përreth Kepit besonte tek hyjnia e detit me emrin “Rodon” (Arden). Këtij të fundit, iu blatua kepi me gjithë bukuritë e tij natyrore të cilat ky zot i gdhendi me emrin e tij. Më pas, populli e quajti “Kepi i Rodonit”. Në thellësitë e ujërave të kepit ndodhen gërmadhat e qytetit të lashtë. Sipas albanologut të njohur Eqrem Çabej, Ishmi ka një gjenezë para 3 mijë vjeçare si vendbanim shumë i lashtë, i pagëzuar në gjuhën pararendëse Ilire me emrin “Isamus”, “Issamus”, “Issam” , “Issemus”, “Ismus”, “Istiamus” , “Istm”, “Durachium”, “Lissus”, “Skodra”, “Seupi”. Ishmi me këto emërtime është i njohur në arkivat e Raguzës së shekujve XIV – XV. Topiajt kanë sunduar si principatë në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe këtë e dëshmojnë kisha bizantine e “Shën Nastasia” (Saneta Nastasia), Deti Arderi e Radonit (sipas burimeve raguziane). Në vitet 1420 - 1450, Rodoni zotërohej nga venedikasit. Në vitin 1450, pas fitores së Skënderbeut në rrethimin e parë të Krujës, ky i fundit vuri nën zotërim Kepin e Rodonit. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ata ndërtutan aty Kalanë e Ishmit, si fortes mesjetar e garnizoneve osmane.
Njerëz të Famshëm
Redakto- Ibrahim Kodra, piktor ndërkombëtar
Vendbanimet
RedaktoKomuna Ishëm |
---|
Lalëz · Bizë · Draç · Gjuricaj · Kapedanaj · Kërtushaj · Kuraten · Likmetaj · Shetaj |
redaktoni kutinë |
Referime
Redakto- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |