Northern Territory (shkurt NT) është territor federal australian. Ndanë kufitë me Austalinë Perëndimore, Australinë Jugore dhe Queensland. Në veri, territori kufizohet nga Deti i Timorit, Deti Arafura dhe Gjiri i Karpentarisë, përfshirë Guinea e Re Perëndimore dhe ishujt e tjerë indonezianë.

Northern Territory
Një rrugë në Uluru
Një rrugë në Uluru
Nickname(s): 
The Territory;
The Top End
Koordinatat: 20°S 133°E / 20°S 133°E / -20; 133Coordinates: 20°S 133°E / 20°S 133°E / -20; 133
VendiFlag of Australia.svg Australia
Themeluar nga NSW1825
Transferuar në Australinë Jugore1862
Transferuar në Komonuelth1911
U shkri1927
U reformua1931
Qeveria përgjegjëse1 korrik 1978
Kryeqyteti dhe qyteti më i madhDarwin
Administrata17 zona të qeverisjes vendore
Qeveria
 • TypeMonarkia kushtetuese
 • BodyQeveria e Northern Territory
 • AdministratoriVicki O'Halloran
 • Chief MinisterNatasha Fyles (ALP)
Legjislatura Parlamenti i Northern Territory Asambleja Legjislative (25 vende)
Gjyqësori
Përfaqësimi federalParlamenti i Australisë
Sipërfaqja
 • Gjithsej1.419.630 km2 (05 sq mi)
 • Sipërfaqe tokësore1.347.791 km2 (05 sq mi)
 • Sipërfaqe ujore71.839 km2 (30 sq mi)
Area rank3-të
Highest elevation1.531 m (Bad rounding here50 ft)
Popullsia
 (dhjetor 2021)[1]
 • Gjithsej249.345
 • Rank8-të
 • Dendësia0,18/km2 (50/sq mi)
 • Dendësia rank8-të
Emri i banorëveNorthern Territorian, Territorian
Zona kohoreUTC+9:30 (ACST)
Kodi postar
NT
Kodi ISO 3166AU-NT
GSP year2019–20
GSP (A$ million)$26,153[2] (8-të)
GSP per capita$106,851 (2-të)
HDI (2019)0.933[3]
very high · 6 nga 8
Faqja zyrtarewww.nt.gov.au

Northern Territory ka një sipërfaqe prej 1,420,970, duke u bërë ndarja federale e tretë më i madh dhe është i 8-ti më i madh sipas popullsisë me 346,700 banorë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Darwin.

Uluru dhe Kata Tjuta janë shkëmbinjë të shenjta tek vendasit dhe janë bërë vend kryesor tërheqës.

KlimaRedakto

Northern Territory ka dy zona të klimës, në anën veriore përfshirë Darwin, ka klimë me lagështi të lartë dhe dy stina, lagështi (tetor deri në prill) dhe stina i thatë (maj deri në shtator). Gjatë stinës së thatë gati çdo ditë është e ngrohtë dhe me diell, dhe mesatarja e lagështisë është rreth 30%. Ka shumë pak reshje mes majit dhe shtatorit. Në muajt më të ftohta të qershorit dhe korrikut, temperatura minimale ditore mund të ulet deri në 14 °C, por shumë rrallë më e ulët, dhe asnjë acar nuk është regjistruar asnjëherë.

Stina e lagësht është i lidhur me ciklonet tropikale dhe shirat e musonave. Pjesa më e madhe e reshjeve ndodh në mes dhjetorit dhe marsit (verës së hemisferës jugore), kur stuhitë janë të zakonshme dhe mesatarja e lagështisë relative është mbi 70% gjatë muajve më të lagësht. Mesatarisht më shumë se 1.570 mm bie shi bie në veri. Reshjet janë më të larta në zonat bregdetare në veri-perëndim, ku reshjet mesatare janë nga 1,800 deri në 2,100 mm.

Rajoni qendror është qendra e shkretëtirës së vendit, që përfshin Alice Springs dhe Uluru (Shkëmbinj Ayers), dhe është gjysmë i thatë me shi të vogël që zakonisht bie gjatë muajve më të nxehta nga tetori deri në mars. Australia Qendrore merr më pak se 250 mm shi në vit.

Temperatura më e lartë e regjistruar në territor ishte 48.3 °C në Finke më 1 dhe 2 janar 1960. Temperatura më e ulët ishte -7.5 °C në Alice Springs më 17 korrik 1976.[4]

QeveriaRedakto

Qeveria e Northern Territory u formua në vitin 1978. Kryeministri zgjidhet nga Administratori i Northern Territory i cili emëron udhëheqësin e cilitdo parti që mban shumicën e vendeve në Kuvendin Legjislativ të Northern Territory. Që nga gushti 2016, kryeministri i territorit ka qenë Nichael Gunner i Partisë së Puntorëve Australian.

Administratori emërohet nga Guvernatori i Përgjishëm të Australisë që të përfaqësoj qeverinë e Federatës së Northern Territory. Administraroja e tanishëm është Vicki O'Halloran.

FejaRedakto

Sipas regjistrimit më 2016, feja më e madhe e territorit është Katolicizmi Romak me 19.9% pasuar nga Anglicanizmi (8.4%), Kisha e Bashkuar e Australisë (5.7%) dhe Luteranizmi (2.6%). Budizmi është feja jo-krishtere më e madhe e territorit (2.0%), pasuar nga Hinduizmi (1.6%), e cila po rritet ahpejtë me përqindje në shtet. Rreth 30% të popullsisë nuk kanë ndonjë fe.[5]

Disa banorë praktikojnë fenë tradicionale, besimi në Dreamtime.

GjuhaRedakto

Northern Territory ka më shumë se 100 gjuhë dhe dialekte vendas australian,[6] përveç anglishtes që është më së shpeshti në qytete të tilla si Darwin ose Alice Springs. Gjuhët kryesore indigjene të folura në Northern Territory përfshijnë Murrinh-patha dhe Ngangikurrungurr në veriperëndim rreth Wadeye, Warlpiri dhe Warumungu në qendër rreth Tennant Creek, [[Gjuha Arrernte|Arrernte[[ rreth Alice Springs, Pintupi-Luritja në juglindje, Pitjantjatjara në jug pranë Uluru, Yolngu Matha në veri në Arnhem Land (ku dialekti Djambarrpuyngu i gjuhës Dhuwal konsiderohet lingua franca) dhe Burarra, Maung, Iwaidja dhe Gunwinggu në qendër të veriut dhe në Ishulli Croker dhe Ishujt Goulburn. Gjuha Tiwi është folur në Ishullin Melville dhe Ishulli Bathurst.[7]

ReferimeRedakto

  1. ^ "National, state and territory population – December 2021" (në anglisht). Australian Bureau of Statistics. 28 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2022. Marrë më 1 korrik 2022.
  2. ^ "5220.0 – Australian National Accounts: State Accounts, 2019–20" (në anglisht). Australian Bureau of Statistics. 20 nëntor 2020. Marrë më 20 janar 2021.
  3. ^ "Sub-national HDI - Area Database - Global Data Lab". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Marrë më 2022-01-24.
  4. ^ "Rainfall and Temperature Records: National" (PDF) (në anglisht). Zyra e Meterologjisë. Marrë më 17 nëntor 2009.
  5. ^ "Profile .id, Community Profile - Regional NT" (në anglisht). .id. Marrë më 2018-06-21.
  6. ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2016. Marrë më 23 janar 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Archived copy" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 30 janar 2016. Marrë më 23 janar 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)