Paolo Orlandoni (lindur më 12 gusht 1972) është një trajner italian portierësh dhe ish futbollist profesionist. Ai ishte, për një kohë të gjatë, portieri i tretë i klubit italian Inter.

Paolo Orlandoni

Orlandoni me Interin në 2009
Të dhënat vetjake
Datëlindja12 gusht 1972 (52 vjeç)
VendlindjaBolzano, Itali
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
0–1991Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1988–1998Internazionale0(0)
1991–1992Mantova (huazim)8(0)
1992–1993AlbinoLeffe (huazim)8(0)
1993–1994→ Casarano (huazim)23(0)
1994–1995Pro Sesto (huazim)25(0)
1995–1996Ancona (huazim)14(0)
1996–1997Foggia (huazim)1(0)
1997–1998Acireale (huazim)28(0)
1998–2000Reggina47(0)
2000Bologna (huazim)3(0)
2000–2001Lazio1(0)
2001–2005Piacenza64(0)
2005–2012Internazionale4(0)
Gjithsej226(0)
Skuadra të menaxhuara
2012–2015Internazionale (trajneri i portierëve)
2015–2017Fenerbahçe (trajneri i portierëve)
2017–Nantes (trajneri i portierëve)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Ai filloi karrierën e tij tek Interi, më pas luajti me disa ekipe në Serie B dhe Serie C1 si A.C. Mantova, AlbinoLeffe, Casarano, A.C. Pro Sesto, A.C. Ancona, U.S. Foggia dhe A.S. Acireale deri në vitin 1998. Në korrik 1998, ai u ble nga Reggina, ku u bë titullar dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit që arriti ngjitjen për herë të parë në ligën elitare të Italisë. Orlandoni u largua nga Reggina në janar 2000 për t'u bashkuar me Bolonjën në huazim; ai u rikthye sërisht tek Reggina në shtator 2000, por nuk luajti më për ekipin, dhe në fund u shit tek klubi kryeqytetas Lazio ku kontriboi si portier i dytë.[1]

Nga 2001 e deri në 2005, ai luajti për Piacenzën,[2] fillimisht si portier rezervë, dhe më pas si titullar në sezonin e tij të fundit me klubin. Në korrik 2005, Orlandoni u rikthye tek Interi, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare si portieri i tretë i ekipit mbrapa Francesco Toldo and Júlio César,[3] Ai debutoi me ekipin më 14 maj 2006 në një ndeshje kampionati me Cagliarin.[4][5]

Ai firmosi kontrata të reja një-vjeçare me klubin 29 maj 2007, 26 maj 2008, 12 maj 2009 dhe më 29 qershor 2010.[6][7][8][9]

Më 7 dhjetor 2010, në moshën 38 vjeçare, Orlandoni bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve duke luajtur si titullar në humbjen 3–0 jashtë fushe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.[10] Më 29 qershor 2011, u lajmërua se ai kishte rinovuar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.[11]

Ai deklaroi pensionimin nga futbolli një javë para mbarimit të sezonit 2011–12, por gjithsesi udhëtoi me ekipin në turin e Indonezisë në maj 2012.[12]

Statistikat e karrierës

Redakto

Burimi: [13][14][15]

Statistikat me klube
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Mantova 1991–92 Serie C2 8 0 0 0 8 0
Leffe 1992–93 Serie C1 8 0 0 0 8 0
Casarano 1993–94 Serie C1 22 0 0 0 22 0
1994–95 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 23 0 0 0 23 0
Pro Sesto 1994–95 Serie C1 25 0 0 0 25 0
Ancona 1995–96 Serie B 14 0 0 0 14 0
Foggia 1996–97 Serie B 1 0 0 0 1 0
Acireale 1997–98 Serie C1 28 0 0 0 28 0
Reggina 1998–99 Serie B 34 0 1 0 35 0
1999–2000 Serie A 13 0 4 0 17 0
Gjithsej 47 0 5 0 52 0
Bologna 1999–2000 Serie A 3 0 0 0 3 0
Lazio 2000–01 Serie A 1 0 0 0 0 0 1 0
Piacenza 2001–02 Serie A 13 0 4 0 17 0
2006–07 12 0 3 0 15 0
2003–04 Serie B 12 0 0 0 12 0
2004–05 27 0 3 0 30 0
Gjithsej 64 0 10 0 74 0
Internazionale 2005–06 Serie A 1 0 0 0 1 0
2006–07 0 0 0 0 0 0 0 0
2007–08 2 0 1 0 0 0 0 0 3 0
2008–09 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2009–10 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
2010–11 0 0 0 0 1[a] 0 0 0 1 0
2011–12 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 4 0 1 0 1 0 0 0 6 0
Gjithsej karriera 226 0 16 0 1 0 1 0 243 0
  1. ^ Një paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve
Lazio
Internazionale[13]

Referime

Redakto
  1. ^ "Ritocchi di mercato aspettando Zenden addio a De la Pena?" (në italisht). La Repubblica. 30 gusht 2000.
  2. ^ "Zidane al Real, arriva Nedved" (në italisht). La Repubblica. 5 korrik 2001.
  3. ^ "Paolo Orlandoni signs for Inter" [Paolo Orlandoni firmos për Interin]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 30 gusht 2005. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
  4. ^ "Inter hold Cagliari to draw" [Inter ndal Cagliarin në barazim]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2012. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  5. ^ "Orlandoni: "A special day"" [Orlandoni "Një ditë e veçantë"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2012. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  6. ^ "Orlandoni extends Inter stay" [Orlandoni zgjat qëndrimin e tij tek Inter]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
  7. ^ "Orlandoni, Samuel extend Inter stay" [Orlandoni dhe Samuel zgjasin qëndrimin e tij tek Inter]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 26 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
  8. ^ "Inter and Orlandoni together until 2010" [Inter dhe Orlandoni sëbashku deri në 2010]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 12 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2009. Marrë më 27 qershor 2010.
  9. ^ "Inter agree contract extension with Orlandoni" [Inter rinovon kontratën me Orlandonin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 29 qershor 2010.
  10. ^ "Werder Bremen 3 – 0 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 7 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 7 dhjetor 2010.
  11. ^ "Orlandoni and Inter together until 2012" [Inter dhe Orlandoni sëbashku deri në 2012]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2012. Marrë më 15 korrik 2011.
  12. ^ Eric Noveanto (22 maj 2011). "Diego Milito, Julio Cesar and Giampaolo Pazzini named in 20-man Inter squad for Indonesian tour" [Diego Milito, Julio Cesar dhe Giampaolo Pazzini emërohen në ekipin prej 20 lojtarësh të Interit për turin e Indonezisë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 15 korrik 2011.
  13. ^ a b "Paolo Orlandoni" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 tetor 2018.
  14. ^ "Paolo Orlandoni". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 24 tetor 2018.
  15. ^ "Paolo Orlandoni" (në anglisht). Calcio.com. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2018. Marrë më 24 tetor 2018.

Lidhje të jashtme

Redakto