Pashkal Trokshi (italisht: Pasquale Trocsci, 1850–1917), ishte një figurë fetare katolike që shërbeu si Kryepeshkop i Dioqezës Katolike të Shkupit nga viti 1893 deri në vitin 1908.

Paskal Trokshi

Pashkal Trokshi (emri ndryshon si Pashk) ishte me etni shqiptare. Sipas Elsie ai ka lindur në fshatin Delbnisht të qarkut të KurbinitShqipërinë qendrore, [1] në atë kohë në Perandorinë Osmane. Sipas burimeve shqiptare, ai lindi në fshatin Mallkuç afër Durrësit në bashkinë e sotme Bubq, i biri i Jak Trokshit dhe Diella Vathit, një gruaje katolike nga Kurbini. Që në moshë të re mbeti jetim dhe bashkë me të vëllanë Hilën kaluan në familjen e nënës. [2]

Inteligjenca e tij u vu re nga Raffaele D'Ambrosio, kryepeshkop i Kryedioqezës së Durrësit, i vendosur në atë kohë në Delbnisht. Me ndërhyrjen e tij, Trokshi ndoqi arsimin fillor në fshatin e tij, më pas në Kolegjin Papnor ShqyptarShkodër. Aty filloi studimet për filozofi dhe teologji, të cilat i mbaroi në Romë. U shugurua prift në vitin 1873. Pas kthimit në Shqipëri, ai drejtoi famullinë në Gurëz të Kurbinit dhe shërbeu si sekretar i D'Ambrosio. Trokshi konsiderohej si inteligjent, por i korruptuar dhe shumë i dhënë pas alkoolit.[1]

Pavarësisht kësaj, më 29 dhjetor 1892, Papa Leo XIII e emëron atë si Kryepeshkop të Dioqezës së Shkupit, të cilën e mori zyrtarisht më 10 janar 1893. Shugurimi i tij u krye nga peshkopi Pashk Guerini, Raffaele D'Ambrosio dhe Abati i Mirditës Preng Doçi. Sipas kërkesës së Trokshit, ceremonia u zhvillua në Kishëzën e Seminarit Papnor në Shkodër, më 5 maj 1893. [2]

Trokshi hasi tendenca në rritje sllave në famullitë shqipfolëse të cilat i kundërshtoi dhe filloi një sërë reformash. Kjo çoi në akuza nga famullitë sllavishtfolëse, të cilat çuan në një rënie të popullaritetit dhe kundërshtinë e zyrtarëve austro-hungarezë. [1] Një nga arritjet e tij ishte rihapja e Shkollës Shqipe të Stubllës, e cila daton nga viti 1584 [3] por e mbyllur gjatë shtypjes osmane. Më pas vijuan shkollat në komunitetet shqiptareKosovës, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Zllakuçan etj. Trokshi dha dorëheqjen më 22 mars 1908. [2] Më 29 prill 1908 ai u zgjodh Kryepeshkop i Dioqezës Titulare të Nakoleia dhe vdiq në Romë, më 28 korrik 1917. [2] [4]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Robert Elsie (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris. fq. 449. ISBN 978-1780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Elsie" defined multiple times with different content
  2. ^ a b c d Kastriot Marku, IMZOT PASHK TROKSHI, ARQIPESHKËV I SHKUPIT (1850-1917), Gazeta 55, arkivuar nga origjinali më 2014-02-07, marrë më 2015-01-15 Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Famullia" defined multiple times with different content
  3. ^ Dhimitër S Shuteriqi (1987), Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", fq. 92, OCLC 28931320 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hierarchia Catholica medii [et recentioris] aevi: sive Summorum pontificum, S. R. E. cardinalium, ecclesiarum antistitum series, e documentis tabularii praesertim Vaticani collecta, digesta, edita (në latinisht), vëll. 8 (1846-1903), Patavii : "Il Messaggero di S. Antonio", fq. 505, OCLC 799226111