Piramidat më të hershme egjiptiane që njihen janë ato që gjenden në Sakara, në veriperëndim të Memfisit. Më e hershmja mes tyre ështe Piramida e Djoserit (e ndërtuar rreth viteve 2630 pr.k–2611 pr.k) e cila u ndërtua gjatë Dinastisë së III. Kjo piramidë dhe kompleksi i saj rrethues u projektuan nga arkitekti Imhotep dhe përgjithësisht konsiderohen si strukturat më të vjetra monumentale në botë të ndërtuara me gurë.[1] Ndërsa piramidat më të famshme egjiptiane janë ato që gjenden në Giza, në rrethinat e Kajros. Disa nga piramidat e Gizës llogariten mes strukturave më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë.[2] Piramida e KeopsitGiza është piramida më e madhe egjiptiane si dhe e vetmja që mbijeton akoma nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

Pamja e piramidave të Gizës nga rrafshnalta në jug të kompleksit. Nga e majta në të djathtë, tre piramidat më të mëdha janë: Piramida e Menkaureut, Piramida e Khafreut dhe Piramida e Keopsit. Tre më të voglat përpara janë struktura dytësore të lidhura me piramidën e Menkaureut

Zhvillimi historik

Redakto
 
Pamje e Piramidës së Khafreut nga Sfinksi.

Që nga Periudha e Hershme Dinastike personat e fuqishëm varroseshin në struktura të ngjashme me tryezat, të njohura si mastaba.[3][4] Piramida e parë egjiptiane e dokumentuar historikisht i është atribuar Imhotepit, arkitekti që projektoi atë që egjiptologët besojnë se ishte një varr për faraonin Djoser. Imhotepi vlerësohet si i pari që konceptoi nocionin e mbivendosjes së mastabave njëra mbi tjetrën, duke krijuar një ndërtesë të përbërë nga një numër "shtresash të shkallëzuara" që zvogëloheshin duke ju afruar kreut. Rezultati ishte Piramida e Shkallëzuar e Djoserit, që u projektua për të shërbyer si një shkallë nëpërmjet të cilës shpirti i faraonit të vdekur mund të ngjitej në qiell. Rëndësia e arritjes së Imhotepit qe e tillë që ai u hyjnizua nga egjiptianët e mëpasëm.[5]

 
Mastabaja e Faraonit, në Sakara

Faza më prodhimtare në ndërtimin e piramidave koincidoi me shkallën më të lartë absolutiste të drejtimit faraonik. Pikërisht gjatë kësaj kohe u ndërtuan piramidat më të famshme egjiptiane, ato të Gizës. Përgjatë kohës, pasi autoriteti faraonik u bë më pak i centralizuar, aftësia dhe vullneti përdorimin e burimeve të mëdha për ndërtuar monumente masive u zvogëlua dhe piramidat e mëvonshme ishin më të vogla, më pak të mirëndërtuara dhe shpesh të ndërtuara nxitimthi. Shumë kohë pas mbarimit të periudhës egjiptiane të ndërtimit të piramidave, një shpërthim i ndërtimit të piramidave ndodhi në atë që sot njihet si Sudan, pasi një pjesë e madhe e Egjiptit ra nën sundimin e mbretërve Napata (E njohur si dinastia nubiane e Egjiptit). Ndërkohë që mbretërimi napatan ishte i shkurtër dhe mbaroi në vitin 661 p.e.s., ndikimi egjiptian bëri një përshtypje të pashlyeshme dhe gjatë mbretërisë së mëvonshme sudanese të Meroes (afërsisht në periudhën midis viteve 300 p.e.s.300) lulëzoi një rilindje të ndërtimit të piramidave të konsideruara si piramidat nubiane, që ndërtuan më shumë se 200 varre mbretërore piramidale me frymëzim egjiptian në afërsi të qyteteve kryesore të mbretërisë. Al-Aziz Uthman (1171–1198) u përpoq të shkatërronte piramidat e Gizës. Ai u dorëzua pasi dëmtoi Piramidën e Menkaure-së, si një detyrë shumë e vështirë.[6]

Simbolizmi

Redakto
 
Diagrami i strukturës së brendshme të Piramidës së Madhe. Linja e brendshme tregon profilin e tanishëm të piramidës, ndërsa linja e jashtme tregon profilin fillestar

Forma e piramidave egjiptiane mendohet se përfaqëson Benbenin, kodrën zanafillore, nga e cila egjiptianët besonin se ishte krijuar Toka. Forma e piramidës mendohet edhe se mund të përfaqësoi zbritjen e rrezeve të diellit dhe shumica e piramidave ishin të lëmuara me gurë gëlqerorë të bardhë, shumë reflektues për tu dhënë atyre një pamje shkëlqyese kur shikoheshin nga një distancë e madhe. Piramidat ishin shpesh të emërtuara në mënyra që i referoheshin ndriçimit diellor. Për shembull, emri formal i Piramidës së KërrusurDahshur ishte Piramida Jugore Shkëlqyese dhe ajo e Senwosreti-t në el-Lahun ishte Shkëlqimi i Senwosreti-t. Megjitatë ka mendime se forma e përsorur piramidale u adoptua nga ndërtuesit e lashtë egjiptianë pikërisht sepse, veç kultit të faraonit, praktikohej edhe ai i diellit. Në fakt cepat e piramidës sipas këtij koncepti përfaqësonin rrezet diellore që zbrisnin mbi tokë dhe piramida shërbente si shkallë për tu ngjitur në qiell. Ndërsa përgjithësisht bihet dakord se piramidat ishin monumente varrimi, ka mosmarrveshje të vazhdueshme mbi parimet e veçanta teologjike që mund tu kenë dhënë jetë atyre. Një sugjerim është se ato ishin projektuar si një lloj "makinë ringjallëse".[7] Egjiptianët besonin se zona e qiellit të natës përreth të cilës yjet dukej se vërtiteshin ishte kalimi fizik për në parajsë. Një nga tunelet e ngushta që kalojnë nga dhoma kryesore e varrit nëpër të gjithë Piramidën e Madhe ishte e drejtuar drejt qendrës së kësaj pjese të qiellit. Kjo sugjeron se piramida mund të ketë qenë projektuar për të shërbyer si një platformë magjike për drejtimin e shpirtit të faraonit drejtpërdrejtë në vendqendrimin e hyjnive.[7] Të gjitha piramidat egjiptiane ishin ndërtuar në bregun perëndimor të Nilit, i cili si vendi i perëndimit të diellit ishte i lidhur me mbretërinë e të vdekurve në mitologjinë egjiptiane.[8]

Datat e ndërtimit

Redakto

Tabela pasuese rendit kronologjikisht ndërtimin e shumicës së piramidave të rëndësishme. Secila piramidë është identifikuar nëpërmjet faraonit, i cili urdhëroi ndërtimin e saj, mbretërimi i përafërt i tyre, dhe vendndodhja e piramidave.

Piramida / Faraoni Mbretërimi Vendndodhja
Djoseri rreth 2670 p.e.s. Sakara
Sneferui rr. 2612 p.e.s.–2589 p.e.s. Dahshuri
Sneferui rr. 2612 p.e.s.–2589 p.e.s. Meidumi
Khufu/Keopsi rr. 2589 p.e.s.–2566 p.e.s. Giza
Djedefreu rr. 2566 p.e.s.–2558 p.e.s. Abu Rawashi
Khafreu rr. 2558 p.e.s.–2532 p.e.s. Giza
Menkaureu rr. 2532 p.e.s.–2504 p.e.s. Giza
Userkafi rr. 2494 p.e.s.–2487 p.e.s. Sakara
Sahure rr. 2487 p.e.s.–2477 p.e.s. Abu Siri
Neferirkare Kakai rr. 2477 p.e.s.–2467 p.e.s. Abu Siri
Niuserre Ini rr. 2416 p.e.s.–2392 p.e.s. Abu Siri
Amenemhati I rr. 1991 p.e.s.–1962 p.e.s. Lishti
Senusereti I rr. 1971 p.e.s.–1926 p.e.s. Lishti
Senusereti II rr. 1897 p.e.s.–1878 p.e.s. el-Lahuni
Amenemhati III rr. 1860 p.e.s.–1814 p.e.s. Havara
Khendjeri rr. 1764 p.e.s.–1759 p.e.s. Sakara
Pijeu rr. 721 p.e.s. El-Kurru
Taharkai rr. 664 p.e.s. Nuri
 
Vizatim që tregon trasportimin e një statuje kolosale. Uji i hedhur në rrugën e tërheqjes, i mohuar gjatë nga egjiptologët se ishte një ritual, por tani i konfirmuar si mundësi, shërbyerja për të rritur ngurtësinë e rërës dhe me si zvogëlues i forcës së nevojshme për të tërhequr statujën kolosale me 50%.[9]

Teknikat ndërtuese

Redakto

Ndërtimi i piramidave përfshiu lëvizjen e sasive të pallogaritshme të gurëve. Ka pasur teori të larmishme shkencore rreth teknikave të ndërtimit të piramidave. Shumica e teorive mbi teknikat ndërtuese bazohen mbi idenë se piramidat u ndërtuan nëpërmjet trasportimit të gurëve të stërmëdhenj nga një gurore duke i tërhequr dhe ngritur për te vendi i ndërtimit. Mosmarrveshjet janë të fokusuara në metodën me të cilën gurët u bartën dhe u vendosën. Një teori së fundmi propozon se blloqet e gureve u prodhuan në vend nga një lloj "betoni gëlqeror". Megjithatë përgjithësisht mendohet se blloqet e nxjerra u trasportuan në vendin e ndërtimit nëpërmjet slitave prej druri, duke lagur rërën përpara slitave për të reduktuar forcën e fërkimit. Malaksja me ujë krijonte lidhje midis kokërrizave të rërës, duke i ndihmuar ato të ngjiteshin bashkë duke forcuar qëndrueshmërinë e rërës.[10] Për më tepër ka kontradikta edhe për llojin e forcës punëtore të përdorur. Një teori, e sugjeruar nga grekët, pohon se skllevërit u detyruan të punonin deri sa piramida përfundohej. Kjo teori nuk është më e pranueshme në periudhën e tanishme. Arkeologët besojnë se psh. Piramida e madhe u ndërtua nga dhjetëra mijëra punëtorë të specializuar dhe të pa specializuar të cilët u vendosën pranë piramidave dhe punuan kundrejt një pagese ose një formë pagimi deri sa ndërtimi përfundonte. Varreza e punëtorëve u zbulua në vitin 1990 nga arkeologu Zahi Hawass dh Mark Lehner. Egjiptologu Miroslav Verner pohoi se puna ishte e organizuar sipas një hierarkie, që konsistonte në dy grupe prej 100,000 punëtorësh, të ndarë në pesë radhë prej 20,000 punëtorësh secila, e cila mund të ketë qenë ndarë edhe më tej sipas aftësive të punëtorëve.[11]

Numri dhe vendndodhja e piramidave

Redakto
 
Piramida kryesisht e shkatërruar e Djedefreut

1842 Karl Richard Lepsius prodhoi listën e parë moderne të piramidave në të cilën ai llogariti 67 piramida. Që atëherë janë zbuluar shumë më tepër të tilla. Në nëntor 2008, u identifikuan 118 piramida egjiptiane.[12] Vendodhja e piramidës 29, të cilën Lepsius e quante "Piramida pa kokë", u humb për herë të dytë kur strukturën e mbuloi rëra e shkretëtirës menjëherë pas vëzhgimit të Lepsius-it. U gjet përsëri vetëm gjatë një gërmimi arkeologjik të realizuar në 2008.[13] Deri në nëntor të vitit 2008, kishte burime që përmendnin 118 ose 138 piramida të identifikuara egjiptiane.[14][15] Shumica u ndërtuan si varre faraonët dhe bashkëshortet e tyre gjatë periudhave të Mbretërisë së Vjetër dhe të Mesme.[16][17][18] Shumë piramida janë në një gjendje të dobët konservimi ose të mbuluara nga rëra e shkretëtirës. Nëse do të ishin të dukshme mund të dukeshin pak më shumë se pirgje rrënojash. Si pasojë arkeologët po vazhdojnë të identifikojnë dhe studiojnë paraprakisht strukturat e piramidave të panjohura. Piramida më e fundit që u zbulua është ajo e mbretëreshës Sesheshet, nëna e faraonit të Dinastisë së VI, Teti, që gjendet në Sahara. Zbulimi u shpall nga Zahi Hawass, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, në 11 nëntor 2008.[17][19] Të gjitha piramidat egjiptiane, përveç piramidës së vogël të Dinastisë së III të Zawyet el-Amwat (ose Zawyet el-Mayitin), janë të vendosura në bregun perëndimor të Nilit dhe shumica janë të grupuara së bashku në disa fusha piramidash.

 
Pamje ajrore e kompleksit të Gizës

Ebu Ravash

Redakto

Abu Rawash është siti egjiptian më verior i piramidës [18]— më së shumti të shkatërruar të Djedefre-së (piramida numër një e Lepsius-it), i biri dhe pasuesi i faraonit Keops. Fillimisht mendohej se kjo piramidë nuk ishte përfunduar ndonjëherë, por konsensusi i tanishëm arkeologjik është se ko jo vetëm ishte përfunduar, por që fillimisht kishte afërsisht të njëjtën madhësi si Piramida e Menkaureut. Vendndodhja e saj pranë një kryqëzimi të rëndësishëm e bënte atë një burim të lehtë gurësh. Marrja e gurëve – që filloi në periudhën romake – ka lënë vetëm një pjesë të vogël të gurëve të vendosur mbi një kodër natyrale që bënte pjesë në bërthamën e piramidës. Një piramidë e vogël pranë është në gjendje më të mirë konservimi.

Kompleksi i piramidave të Gizës

Redakto

Nekropoli i Gizës qëndron mbi rrafshirën e Gizës, në periferinë e Kairos. Ndërtimi i nekropolit ndodhi rreth Shekullit të XXVIII p.e.s. i destinuar të ishte një nga nekropolet mbretërore të Memfisit dhe që u bë shumë popullor në periudhën helenistike, kur Antipatreu i Sidonit e futi Piramidën e Keopsit në listën e shtatë mrekullive të botës. Ky kompleks monumentesh të lashta gjendet 8 kilometra në drejtim të shkretëtirës nga qyteti i vjetër i GizësNil, rreth 20 kilometra në juglindje të qendrës së qytetit të Kairos. Ky nekropol i lashtë egjiptian konsiston në Piramidën e Keopsit (që është emri i greqizuar me të cilin njihet faraoni Khufu) që njihet edhe si Piramida e Madhe e Gizës, Piramidën e Khafreut (i njohur kryesisht me emrin e greqizuar Kefren), disi më e vogël dhe Piramidën e Menkaureut (i njohur kryesisht me emrin e greqizuar Mikerinos) me përmasa relativisht modeste, së bashku me shumë ndërtesa të tjera satelite më të vogla, të njohura si piramidat e "mbretëreshave", Sfinksi i Madh ashtu si dhe disa qindra mastaba dhe kapela mortore.[20]

Përshkrimi

Redakto
 
Harta e kompleksit te Gizes

Piramidat, që u ndërtuan gjatë Dinastisë së IV, dëshmojnë fuqinë e shtetit dhe të besimit faraonik. Ato u ndërtuan për të shërbyer si varre, por mbi të gjitha për ti bërë emrat e tyre të jetonin përjetësisht.[21] Përmasat dhe dizajni i thjeshtë tregojnë një nivel të lartë aftësish të projektuesve dhe inxhinierëve të lashtë egjiptianë.[21] Piramida e Madhe e Gizës, e cila me shumë gjasa u përfundua në vitin 2580 p.e.s., është piramida më e vjetër e Gizës dhe piramida më e madhe në botë ashtu si dhe monumenti i vetëm mbijetues prej Shtatë mrekullive të botës së lashtë.[22] Piramida e Khafreut besohet se është përfunduar rreth vitit 2532 p.e.s., në fund të mbretërimit të Khafreut.[23] Khafreu e vendosi në mënyrë të zguar dhe ambicioze piramidën e tij përkundrejt atyre të paraardhësve të tij. Nuk është aq e madhe sa piramida e Khufu/Keopsit, por ai qe i aftë ti jepte asaj përshtypjen e të qenit më e lartë madhe duke e ndërtuar në një vend me themele 10 metra më të larta dhe me një pjerrësi më të madhe këndore.[23] Së bashku me ndërtimin e piramidës së tij, Khafreu porositi ndërtimin e Sfinksit gjigand si gardian i varrit të tij. Fytyra njerëzore, me gjasa portreti i Khafreut, në trupin e një luani do të shihej si një simbol hyjnor nga grekët 15 shekuj më vonë.[21] Megjithatë, aktualisht, disa egjiptologë mendojnë se fytyra e Sfinksit të Madh, që ngrihet në pjesën lindore të kompleksit, i drejtuar nga lindja, i përketë Keopsit[24] Sfinksi i Madh mendohet se është nxjerr nga shtresat shkëmbore të gurit gëlqeror dhe qëndron rreth 20 metra i lartë.[25] Piramida e Menkaure-së datohet afërsisht rreth vitit 2490 p.e.s. dhe është 65 metra e lartë duke e lënë atë si më të voglën e piramidave të mëdha.[26] Nga të treja vetëm Piramida e Khafreut ruan akoma pjesë të mbulimit të lëmuar me shkëmb gëlqeror, pranë majës së sajë. Varrezat e shumta, me mastabat dhe varret private, paraqesin varre të funskionarëve të lartë dhe anëtarëve të familjeve mbretërore, siç është ajo e mbretëreshës Meresankh e III.[27] Midis zbulimeve të fundit gjendet fshati i artizanëve që ndërtuan piramidat dhe vetë nekropolin.[28] Nëpërmjet fotove dhe pikturave të realizuara në Shekullin e XIX, piramidat e Gizës përgjithësisht nga turistët imagjinohen si të pozicionuara në një vend të largët të shkretëtirës, megjithëse në realitet zona e tyre është e rrethuar nga një zonë e populluar urbane e formuar nga pallate të shumta. Nekropoli i Gizës, së bashku me sitet e lashta të Memfisit, Sakarës, Dahshurit, Abu Rawashit dhe Abusirit, janë shpallur nga UNESCO si trashëgimi e njerëzimit në vitin 1979. Kultura popullore i çon njerëzit të besojnë se piramidat janë shumë të ndërlikuara, me shumë tunele brenda tyre për të krijuar ngatërrim kundër grabitësve të varreve. Kjo nuk është e vërtetë. Kalime e boshtit të piramidave janë mjaft të thjeshta, kryesisht duke çuar drejtësisht te varri. Madhësia e stërmadhe e piramidave tërhiqte shumë grabitës të thesareve që gjendeshin brenda, gjë që shkaktoi grabitjen relativisht të hershme të pasi varri ishte mbyllur në disa raste.[25] Gjithësesi, disa herë gjenden edhe tunele shtesë, por këta përdoreshin nga ndërtuesit për të kuptuar se sa shumë duhet ta gërmonin varrin në koren e tokës. Është gjithashtu mendim i përhapur se për shkak të grabitësve të varreve, mbretërit e ardhshëm u varrosën në Luginën e Mbretërve për ti bërë të fshehura. Kjo është gjithashtu e pa vërtetë, pasi ndërtimi i piramidave u vazhdoi edhe nga shumë dinasti, thjeshtë në përmasa më të vogla. Për tu ndalur në fund, për shkaqe ekonomike dhe jo të grabitësve.

Astronomia

Redakto

Faqet e të tre piramidave të Gizës janë të orientuara në mënyrë astronomike veri-jug dhe lindje-perëndim brenda një fraksioni të vogël grade. Brinjët janë të orientuara sipas pikave kardinale me një saktësi që i ka mahnitur gjithmonë studiuesit: gabimi është rreth 3'. Brinjët e bazës së Piramidës së Keopsit, që është gati një katror i përkryer, janë 230,4 m. X 230,52 m. X 230,6 m. X 230,54 m. Midis përpjekjeve të fundit[29] për të shpjeguar këtë fakt janë ato të S. Haack, Otto Neugebauer, K. Spence, Dennis Rawlins, K. Pickering dhe J. Belmonte.

 
Piramida e Sahure-së në Abu Sir, e parë nga rruga e shtruar e piramidës

Libri i vitit 1994 The Orion Mystery (Misteri i Orionit) i shkruar nga Robert Bauval dhe Adrian Gilbert, best seller ndërkombëtar, kërkonte të tregonte se tre piramidat kryesore të Gizës janë pozicionuar saktësisht si yjet që formojnë "rripin" e yjësisë së Orionit. Realizimi i tre monumenteve mortorë do të hynte në një projekt të madh e të artikuluar astronomik i realizuar nga faraonët përgjatë kohës. Në librin në fjalë, dy autorët, duke studiuar në veçanti Piramidën e Keopsit, hodhën edhe hipotezën se egjiptianët e lashtë njihnin mirë fenomenin astronomik të quajtur paraprirja e ekuinokseve. Sipas Andrew Collins, një tjetër autor i fushës që vërejti se si pozicionimi me tre yjet e yjësisë së Orionit nuk ishte shumë i saktë, ndërsa tre piramidat përputheshin me një tjetër grup yjesh të yjësisë së Mjellmës: të ashtuquajturat krahë të mjellmës (yjet ε, γ dhe δ Cygni), që përputhen përsosmërisht me tre piramidat.

Zaviet el-Arjan

Redakto

Ky sit, midis Gizës dhe Abu Sirit, është vendndodhja e dy piramidave të papërfunduara nga Mbretëria e Vjetër. Struktura veriore besohet se i përket faraonit Nebka, ndërsa struktura jugore, e njohur si Piramida me shtresa (një piramid e tipit të shkallëzuar), mund ti përkasë faraonit të Dinastisë së III Khaba, një pasues i afërt i faraonit Sekhemkhet. Nëse ky atribuim është korrekt, mbretërimi i shkurtër i Khaba-së mund të shpjegoi gjendje e dukshme të pambaruar të kësaj piramide të tipit të shkallëzuar. Sot ajo qëndron rreth 17 m. e lartë; nëse do të ishte përfunduar mund ti kishte kaluar 40 metrat.

Ebu Siri

Redakto
 
Piramida e Shkallëzuar e Djoserit

Gjendet një total prej katërmbëdhjetë piramidash në këtë sit, i cili shërbeu si nokropoli kryesor mbretëror gjatë Dinastisë së V. Cilësia e ndërtimit të piramidave të Abu Sirit është inferiore ndaj atyre të Dinastisë së IV – ndoshta duke sinjalizuar një rënie të pushtetit mbretëror ose një ekonomi më pak të lulëzuar. Ato janë më të vogla sesa paraardhëset e tyre dhe janë ndërtuar me gurë gëlqeror të një cilësie të ulët vendore. Tre piramidat kryesore janë ajo e Niuserre-së, e cila është gjithashtu më e mirëkonservuara, Piramida e Neferirkare Kakait dhe Piramida e Sahure-së. Siti është gjithashtu vendndodhja e Piramidës së papërfunduar të Neferefre-së. Shumica e piramidave kryesore në Abu Sir janë ndërtuar me teknika të ngjashme ndërtuese, duke përfshirë një bërthamë të rrënuar të rrethuar nga shkallëzime me tulla balte me një veshje të jashtme me gurë gëlqerorë. Më e madhja e këtyre piramidave të Dinastisë së V, Piramida e Neferirkare Kakai-t, besohet se është ndërtuar fillimisht si një piramidë e shkallëzuar rreth 70 m. e lartë dhe më vonë e trasformuar në një piramidë "të vërtetë" duke i mbushur shkallëzimet me material ndërtimor.

 
Piramida e Kuqe e Snefru-së

Sakara

Redakto

Piramidat kryesore të gjendura këtu përfshijnë Piramidën e Shkallëzuar të Djoserit – e identifikuar si piramida më e vjetër –Piramida e Userkafit, Piramida e Tetit dhe Piramida e Merikare-së, që daton në Periudhën e Parë të Ndërmjetme. Gjithashtu në Sakara është dhe Piramida e Unasit, e cila ruan një rrugë të shtruar për te piramida që është më e mirëkonservuara në Egjipt. Së bashku me Piramidën e Userkafit, kjo piramidë qe subjekt i përpjekjeve të para restauruese të njohura, të drejtuara nga Khaemweseti, një nga djemtë e Ramsesit të II.[30] Sakara është gjithashtu vendndodhja e piramidës së shkallëzuar të pasuesit të Djoserit, Sekhemkhetit, e njohur si Piramida e Mbuluar. Arkeologët besojnë se kjo piramidë ka qenë përfunduar dhe duhet të ketë qenë më e madhe se ajo e Djoserit. Në jug të fushës kryesore të piramidave në Sakara është një koleksion i dytë më i vonë piramidash më të vogla, duke përfshirë atë të Pepit të I, Isesit, Merenre-së, Pepit të II dhe Qakare Ibit. Shumica e tyre janë një gjendje të dobët konservimi. Faraoni i Dinastisë së IV, Shepseskafi, nuk ndante të njëjtin interes ose aftësi për ndërmarr ndërtimin e piramidës si paraardhësit e tij. Varri i tij, i cili gjendet gjithashtu në jug të Sakaras u ndërtu si një mastaba jashtëzakonisht e madhe dhe kompleks tempullor ofertash. Njihet përgjithësisht si Mastabet el-Fara'un (Mastabaja e Faraonit).[31] Një piramidë më e hershme e panjohur u zbulua në veri të Sakaras në fund të vitit 2008. Besohet se është varri i nënës së Tetit dhe tashmë qëndron afërsisht 5 m. e lartë, megjithëse lartësia zanafillore ishte afërsisht 14 metra.

Dahshuri

Redakto
 
Piramida e Amenemhatit të I në el-Lisht

Kjo zonë kampi më i rëndësishëm i piramidave në Egjipt, veç Gizës dhe Sakaras, megjithëse deri në vitin 1996 siti ishte i paarritshëm për shkak të vendndodhjes së tij brenda një baze ushtarake dhe ishte relativisht e panjohur jashtë rretheve arkeologjike. Piramida jugore e Snefru-së, e njohur zakonisht si Piramida e Kërrusur, besohet se është piramida e parë e "vërtetë" faqe-sheshtë nga jashtë; Piramida më e hershme në Meidum kishte faqe të sheshta në gjendjen e saj të përfunduar – por qe konceptuar dhe ndërtuar si një piramidë e shkallëzuar, para se ti mbushte shkallëzimet e saj dhe ti fshihte posht veshjes së jashtme të sheshtë. Si një strukturë e vërtetë me faqe të sheshta, Piramida e Kërrusur qe vetëm pjesërisht e sukseshme – megjithëse vizualisht unike dhe mbresëlënëse, është gjithashtu piramida e vetme egjiptiane që mban përmasën origjinale të veshjes së saj të jashtme të lëmuar të paprishur. Si e tillë ajo shërben si një shembull bashkëkohor se si egjiptianët e lashtë synonin që të dukeshin piramidat e tyre. Disa kilometra në veri të Piramidës së Kërrusur është e fundit – dhe më e sukseshmja – e tre piramidave të ndërtuara gjatë mbretërimit të Snefru-së; Piramida e Kuqe e Snefru-së është piramida me faqe të sheshta më më me sukses e realizuar në botë. Struktura është gjithashtu piramida e tretë më e madhe në Egjipt – pas piramidave të Khufu-së dhe Khafre-së në Giza. Gjithashtu në Dahshur gjendet edhe piramida e njohur si Piramida e Zezë e Amenemhatit të III, ashtu si dhe një numër piramidash të vogla satelite kryesisht të rrënuara.

 
Piramida në Meidum

Mazguna

Redakto

E gjendur në jug të Dahshurit, disa piramida me tulla balte qenë ndërtuar në këtë zonë në periudhën e vonë të Mbretërisë së Mesme, ndoshta për Amenemhatin e IV dhe Sobekneferui.

Lishti

Redakto

Dy piramida të rëndësishme dihet se janë ndërtuar në Lisht – ajo e Amenemhatit të I dhe djalit të tij, Senusretit të I. Kjo e fundit është e rrethuar nga rrënojat e dhjetë piramidave të rrënuara dytësore. Një nga këto piramida dytësore është e njohur si piramida e kushëririt të Amenemhatit, Khaba II.[32] Siti i cili është në afërsi të oazitFajumit, mes Dahshurit dh Meidumit dhe rreth 100 kilometra në jug të Kajros, besohet se gjendet në afërsi të qytetit të lashtë Itjtawy (vendndodhja e saktë e të cilit mbetet e panjohur), i cili qe kryeqyteti i Egjiptit gjatë Dinastisë së XII.

Meidumi

Redakto
 
Piramida e Amenemhatit të III në Havara

Piramida në Meidum është një nga tre piramidat e ndërtuara gjatë mbretërimit të Sneferuit dhe besohet nga disa se është nisur nga babai dhe paraardhësi i faraoit, Huni. Gjithësesi atribuimi i pasigurtë, pasi asnjë e dhënë e emrit të Hunit nuk është gjetur në këtë sit. Është ndërtuar si një piramidë e shkallëzuar dhe më vonë e shëndruar në piramidën e parë "të vërtetë" faqe-sheshtë kur shkallëzimet u mbushën dhe u shtua veshja e jashtme. Piramida pësoi disa kolapse katastrofike në epokën antike dhe mesjetare; shkrimtarët mesjetarë arabë e përshkruan si me shtatë shkallëzime – megjithëse sot vetëm tre prej tyre mbeten, duke i dhënë strukturës së saj të çuditshme, një pamje si kullë. Kodra në të cilën është vendosur piramida nuk është një peizazh i mirëfilltë natyror – është një breg i krijuar me shkëputjen e pjesës së jashtme të piramidës.

 
Piramida e Senusretit të II, qendra e të cilës është qartësisht e dukshme si një shtresë e verdhë guri gëlqeror në bazën e saj

Havara

Redakto

Amenemhati III ishte udhëheqësi i fundit i fuqishëm i Dinastisë së XII dhe piramida që ai ndërtoi në Havara, pranë Fajumit, besohet se është piramida e dytë pas së ashtuquajturës "Piramida e Zezë" e ndërtuar nga i njëjti faraon në Dahshur. Besohet se ajo e Havaras është vendi i prehjes përfundimtare të Amenemhatit.

el-Lahun

Redakto
 
Piramida e faraonit Pije në El-Kurru

Piramida e Senusretit të IIel-Lahun është varri piramidal më jugor në Egjipt. Ndërtuesit e saj reduktuan sasinë e punës së nevojshme për ta ndërtuar duke përdorur gjenialisht si themele dhe qendër një kodër natyrore 12 metra të lartë.

 
Piramida e faraonit Taharka në Nuri

el-Kurru

Redakto

Pijeu, udhëheqësi i parë i Dinastisë së XXV egjiptiane, ndërtoi një piramid në El-Kurru. Ai ishte faraoni i parë që u varros në një piramid pas disa shekujsh braktisjeje të varrimit piramidal.

Taharkai, një udhëheqës legjitim i Egjiptit i dinastisë nubiane, ndërtoi piramidën e tij në Nuri, që ishte zona më e madhe në Sudanin verior.

Shiko edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Mark Lehner: The Complete Pyramids], 1997, Thames and Hudson, New York, isbn 978-0-500-05084-2, fq. 84
  2. ^ David Watkin: A History of Western Architecture, Laurence King Publishing, 2005, 4th edition, isbn 978-1-85669-459-9, fq. 14. "Piramida e Madhe... është akoma një nga strukturat më të mëdha të ngritura ndonjëherë nga njeriu, projekti i saj është sa dyfishi i shën Pjetrit në Romë"
  3. ^ Burial customs: mastabas. University College London (2001). Kontrolluar më 14 prill 2005
  4. ^ "Early Dynastic burial customs" (në anglisht). Digitalegypt.ucl.ac.uk. Marrë më 16 nëntor 2012.
  5. ^ Stephen Quirke: The Cult of Ra: Sun Worship in Ancient Egypt, 2001, Thames & Hudson, fq. 118–120.
  6. ^ Mark Lehner: The Complete Pyramids, London: Thames and Hudson, 1997, ISBN 0-500-05084-8, fq. 41
  7. ^ a b Toby Wilkinson: Egypt at its Origins. Studies in Memory of Barbara Adams Proceedings of the International Conference "Origin of the State. Predynastic and Early Dynastic Egypt", Krakow, 28th August - 1st September 2002; kapitulli Before the Pyramids; 2004, Peeters, isbn 978-90-429-1469-8, fq. 1142, kontrolluar më 18 qershor 2015
  8. ^ "Discovery Channel Nederland" (në anglisht). Discoverychannel.co.uk. Marrë më 16 nëntor 2012.
  9. ^ Terrence McCoy (2 maj 2014). "The surprisingly simple way Egyptians moved massive pyramid stones without modern technology". The Washington Post (në anglisht).
  10. ^ Si i lëvizën egjiptianët guret e piramidave Arkivuar 9 prill 2016 tek Wayback Machine në sitin në anglisht http://m.livescience.com Arkivuar 26 prill 2016 tek Wayback Machine
  11. ^ The Pyramids: The Mystery, Culture, and Science of Egypt's Great Monuments, Oxbow Books: October 2001, 432 faqe, ISBN 0-8021-1703-1
  12. ^ "Egypt says has found pyramid built for ancient queen" (në anglisht). Reuters. Marrë më 18 nëntor 2008.[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Egypt Missing Pyramid" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2008. Marrë më 6 qershor 2008.
  14. ^ Slackman, Michael (17 nëntor 2008). "In the Shadow of a Long Past, Patiently Awaiting the Future". The New York Times (në anglisht). Marrë më 1 maj 2010.
  15. ^ Mark Lehner: The Complete Pyramids: Solving the Ancient Mysteries; 2008, Thames & Hudson, isbn 978-0-500-28547-3, fq. 34
  16. ^ "Egypt says has found pyramid built for ancient queen"[lidhje e vdekur]. Reuters; kontrolluar më 18 nëntor 2008. Piramida, që Hawass thoshte se ishte e 118-a e gjetur në Egjipt, ishte zbuluar afër piramidës më të vjetër në botë, në Sakara, një terren varrimi për prijësit e Egjiptit të Lashtë.
  17. ^ a b Slackman, Michael (16 nëntor 2007). "In the Shadow of a Long Past, Patiently Awaiting the Future". New York Times (në anglisht). Marrë më 17 nëntor 2008., gazeta deklaronte se arkeologët kishin gjetur të dhëna për një tjetër piramid, që sipas gazetës prestigjoze e çonte numrin e piramidave të zbuluara në 138
  18. ^ a b Michael Ritter: Dating the Pyramids Arkivuar 11 maj 2008 tek Wayback Machine, 2003, kontrolluar më 13 prill 2005
  19. ^ "New Pyramid Found in Egypt: 4,300-Year-Old Queen's Tomb" (në anglisht). News.nationalgeographic.com. 28 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 16 nëntor 2012.
  20. ^ Winston, Alan. "An overview of the Giza Plateau in Egypt" (në anglisht). Marrë më 26 korrik 2011.
  21. ^ a b c John J. Lawrence & S. Cunningham Reich: Culture and Values: A Survey of The Humanities; 2010, 7th edition, Wadsworth Cengage Learning, Boston, MA, isbn 0-495-56877-5.
  22. ^ "The 7 Wonders of the Ancient World" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2011. Marrë më 26 korrik 2011.
  23. ^ a b Mark Lehner: The Complete Pyramids; Thames & Hudson, 1997, ISBN 978-0-500-05084-2
  24. ^ Riccardo Manzini: Complessi piramidali egizi - Vol. II; fq. 121
  25. ^ a b John J. Lawrence S. Cunningham Reich: Culture and values: a survey of the humanities, 2010, 7th edition, Wadsëorth Cengage Learning, Boston, MA, isbn 0-495-56877-5.
  26. ^ "Pyramid of Mankaure". National Geographic: Egypt (në anglisht). National Geographic Society. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 26 korrik 2011.
  27. ^ Edda Bresciani: Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto; fq.165
  28. ^ Maurizio Damiano-Appia: Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane; fq. 121
  29. ^ E. g., Nature, 16 nëntor 2000 dhe 16 gusht 2001; DIO, volume 13, numri 1, faqet 2-11 (2003)
  30. ^ Kenneth Kitchen: Rammeside Inscriptions, Translated & Annotated, Translations, Volume II, Blackwell Publishers, ISBN 0-631-18435-X, 1996
  31. ^ The Mastaba of Shepseskaf
  32. ^ James P. Allen, Peter Der Manuelian: The Ancient Egyptian Pyramid Texts (Writings from the Ancient World, No. 23), Brill Academic, 2005, isbn 978-90-04-13777-6