Alfred Spiro Moisiu (Shkodër, 1 dhjetor 1929) ka qenë ushtarak karriere, President dhe ministër i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.

Alfred Moisiu
President i Republikës së Shqipërisë
Në detyrë
24 korrik, 2002 – 20 korrik, 2007
Paraprirë ngaRexhep Meidani
Pasuar ngaBamir Topi
Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Në detyrë
18 dhjetor, 1991 – 13 prill, 1992
Paraprirë ngaPerikli Teta
Pasuar ngaSafet Zhulali
Të dhëna vetjake
U lind më1 dhjetor, 1929
Shkodër, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
NënshtetësiaShqiptar
Punësimiushtarak
Nënshkrimi

Biografia

Redakto

U lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Koxhobashit. Më 1941 - 1945 ndoqi gjimnazin e Tiranës. Më 1946 - 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 - 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake "Skënderbej". Më 1958 - 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më 1966 - 1971 u caktua komandant i Brigadës së "Urave të Rënda" në Kavajë. Më 1971 - 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 - 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 - 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes.

Më 1992 - 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 - 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut. Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës[1] nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin.[2] Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007.

Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.[3]

Aktivitete

Redakto
  • 1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).
  • 1998 – 2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.
  • 2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.
  • 2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.
  • 2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së
  • 2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit

Mirënjohjet

Redakto

Tituj shkencore

Redakto
  • 1979 Doktor i Shkencave Ushtarake

Dekorata dhe medalje

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 183. ISBN 9789994356225.
  2. ^ "Alfred Moisiu zgjidhet president i Shqipërisë". bbc.co.uk. BBC. 25 qershor 2002.
  3. ^ Andersen, Bjørn (janar 2003). "Albaniens præsident: Alfred Moisiu". bjoerna.dk (në danisht).