Republika Sllovake (1939–1945)
Republika (e Parë) Sllovake (sllovakisht: (Prvá) Slovenská republika) i njohur ndryshe si Shteti Sllovak (Slovenský štát), ishte një shtet klient i njohur pjesërisht i Gjermanisë Naziste, i cili ekzistonte midis 14 marsit 1939 dhe 4 prillit 1945 në Evropën Qendrore. Pjesa sllovake e Çekosllovakisë shpalli pavarësinë me mbështetjen gjermane një ditë para pushtimit gjerman të Bohemisë dhe Moravisë. Ajo kontrollonte pjesën më të madhe të territorit të Sllovakisë së sotme, pa pjesët e saj aktuale jugore, të cilat iu dorëzuan nga Çekosllovakia Hungarisë në vitin 1938. Sllovakia kishte qenë një shtet zyrtarisht i pavarur për herë të parë në histori. Bratisllava u shpall kryeqytet.
Republika Sllovake Slovenská republika (Sllovakisht)
| |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1939–1945 | |||||||||
Parimi: Verní sebe, svorne napred! (Shqip: "Besnik ndaj vetvetes, Së bashku përpara!") | |||||||||
Himni: Hej, Slováci (Shqip: "Hej, Sllovakë") | |||||||||
Gjendja | Shtet klient i Gjermanisë | ||||||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Bratisllava 48°09′N 17°07′E / 48.150°N 17.117°E | ||||||||
Gjuhët e zakonshme | sllovakisht, gjermanisht | ||||||||
Grupet etnike | |||||||||
Besimi | Katolicizmi Romak (feja shtetërore)[2] | ||||||||
Nofka | Sllovakë | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Lloji i qeverisjes | Shteti korporativ njëpartiak klerikal fashist nën një diktaturë totalitare | ||||||||
Presidenti | |||||||||
• 1939–1945 | Jozef Tiso | ||||||||
Kryeministri | |||||||||
• 1939 | Jozef Tiso | ||||||||
• 1939–1944 | Vojtech Tuka | ||||||||
• 1944–1945 | Štefan Tiso | ||||||||
Epoka historike | Lufta e Dytë Botërore | ||||||||
14 mars 1939 | |||||||||
23–31 mars 1939 | |||||||||
21 korrik 1939 | |||||||||
1–16 shtator 1939 | |||||||||
28 korrik 1940 | |||||||||
24 nëntor 1940 | |||||||||
22 June 1941 | |||||||||
29 gusht 1944 | |||||||||
4 prill 1945 | |||||||||
Sipërfaqja | |||||||||
• Gjithsej | 38,055[3] km2 (14,693 sq mi) | ||||||||
Popullsia | |||||||||
• Përllogaritje | 2,655,053[4] | ||||||||
Ekonomia | |||||||||
Monedha | Koruna sllovake (Ks) | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||||||
| |||||||||
Sot pjesë e | Sllovakia Polonia |
Një shtet njëpartiak i qeverisur nga Partia Popullore Sllovake e Hlinkës së ekstremit të djathtë, Republika Sllovake është e njohur kryesisht për bashkëpunimin e saj me Gjermaninë Naziste, e cila përfshinte dërgimin e trupave për pushtimin e Polonisë në shtator 1939 dhe Bashkimit Sovjetik më 1941. Në vitin 1940, vendi u bashkua me Boshtin kur udhëheqësit e tij nënshkruan Paktin Trepalësh.
Në vitin 1942, vendi deportoi 58,000 jehudë (dy të tretat e popullsisë hebreje sllovake) në Poloninë e pushtuar nga gjermanët, duke i paguar Gjermanisë 500 Reichsmarks secili. Pas një rritje të aktivitetit të partizanëve sllovakë anti-nazistë, Gjermania pushtoi Sllovakinë, duke shkaktuar një kryengritje të rëndësishme. Republika Sllovake u shfuqizua pas pushtimit sovjetik në 1945 dhe territori i saj u riintegrua në Republikën e Tretë Çekosllovake së rikrijuar.
Republika aktuale sllovake nuk e konsideron veten një shtet pasardhës të Republikës Sllovake të kohës së luftës, përkundrazi një pasardhëse të Republikës Federale Çekosllovake. Megjithatë, disa nacionalistë festojnë 14 marsin si ditë të pavarësisë.
Referime
Redakto- ^ "Slovensko v rokoch 1938 – 1945". Museum of the Slovak National Uprising (në sllovakisht). 1 maj 2024.
- ^ Doe, Norman (4 gusht 2011). Law and Religion in Europe: A Comparative Introduction (në anglisht). OUP Oxford. ISBN 978-0-19-960401-2 – nëpërmjet Google Books.
- ^ "Slovensko v rokoch 1938 – 1945". Museum of the Slovak National Uprising (në sllovakisht). 1 maj 2024.
- ^ "Slovensko v rokoch 1938 – 1945". Museum of the Slovak National Uprising (në sllovakisht). 1 maj 2024.