Rrushe (stilizuar si RЯUSHE) është një serial kosovar i zhanrit dramë, krim i vitit 2021. Seriali tregon Vesën, një gazetare, e cila përballet me vështirësitë e realizimit të një hulumtimi, i cili më pas përfshin edhe anëtarët e saj të familjes.[1] Seriali u transmetua për herë të parë në GjirafaVideo dhe në Televizionin T7 më 9 maj 2021.[2]

Rrushe
Gjinia
Shkruar nga
  • Jeton Kulinxha
  • Patrik Lekaj
Regjia ngaValter Lucaj
Luajnë
Muzika mbyllëse"Rrushe" nga Capital T
KompozitoriSamer Agolli
ShtetiKosovë
Gjuha në prodhimin origjinalShqip
Nr. i sezoneve1
Nr. i episodeve20 (lista e episodeve)
Prodhimi
ProdhuesiDoresa Rexha
KinematografiaPetrit Ukëhajdaraj
MontazhieriKreshnik Shala
Kohëzgjatja45 minuta
Kompania e prodhimitGjirafa Studios
Transmetimi
Formati i pikturës4K (16:9)
Transmetimi i parë9 maj 2021
Lidhje të jashtme
[rrushe.com Faqja e rrjetit]

Përmbajtja Redakto

Rrushe është serial i zhanrit dramë, krim, me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Familja Pirulli janë një familje e zakonshme nga Prishtina, apo të paktën kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, e bija e familjes, punon si një gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që fillin e kishte në bujari e në mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetën atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarjeje gjendet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe i dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë.

Seriali Rrushe trajton dy periudha kohore që ndërlidhen midis vete: Të sotmen dhe fundin e viteve ’90.

Aktorë dhe personazhe Redakto

Në rolet kryesore Redakto

  • Doresa Rexha si Vesa Pirulli
  • Shkumbin Istrefi si Mentor Pirulli
  • Aurita Agushi si Merita Pirulli
  • Xhevat Qorraj si Faruk Pirulli
  • Armend Smajli si Berat Hoti
  • Andi Bajgora si Armend Pirulli
  • Ema Koxha si Blerta Pirulli

Në rolet ndihmëse Redakto

  • Qëndresa Jashari si Dinora Bejta
  • Eshref Durmishi si Agimi
  • Agron Shala si Fatmir Berisha
  • Lum Veseli si Arsim Zeneli
  • Enver Petrovci si Hilmi Tuka
  • Labinot Raci si Dini
  • Adriana Matoshi si Besa Zeneli
  • Ernest Malazogu si Kondukter Bajrami
  • Mikel Markaj si Arben Rama
  • Berat Pllana si Zhileti
  • Fisnik Zeqiri si Artan Kadili
  • Mevlan Saraçi si Ministër Sinani
  • Çun Lajçi si Zekë Jaha
  • Ermal Sadiku si Musë Lahu
  • Bislim Muçaj si Sadik Hoti
  • Arta Muçaj si Inspektore Temaj
  • Adrian Morina si Samir Hoti
  • Basri Lushtaku si Faruk Pirulli (i ri)
  • Semira Latifi si Shpresa Lahu
  • Afrim Muçaj si Bashkim Pirulli
  • Bujar Ahmeti si Rexhep Berisha
  • Allmir Suhodolli si Trim Jaha (i rritur)
  • Lurni Krasniqi si Trim Jaha (fëmijë)
  • Eden Kastrati si Berat Hoti (fëmijë)
  • Artiola Hamdia si Venera
  • Erta Leci si Diana
  • Vjosa Abazi si Hajria
  • Shkëlqim Islami si Demir Jaha
  • Nexhat Xhokli si Doktor Limani
  • Kastriot Saqipi si z. Krasniqi
  • Gojart Kqiku si Kolegu i Zhiletës
  • Dashuri Rexhepi si Rojtari i Spitalit

Episodet Redakto

Sezoni Episodet Transmetimi origjinal
Transmetimi i parë Transmetimi i fundit
1 20 9 maj 2021 19 shtator 2021

Sezoni 1 (2021) Redakto

Nr.
gjithsej
Nr.
sezon
TitulliPërkthimiRegjiaSkenariData release transmetimit
11"Episodi 1"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj9 maj 2021 (2021-05-09)
Ministër Sinani mundohet të kryejë një marrëveshje biznesi por i shkon huq. Një artikull i botohet Vesës. Në familjen Pirulli, Merita feston ditëlindjen dhe e bija e saj i sjell lule si dhuratë, ndërkohë bashkëshorti nuk është kujtuar për një të këtillë. Për t'iu shmangur ndonjë konflikti, Vesa thotë se një varëse ia ka sjellë babai nënës si dhuratë. Në këto momente, te dera mbërrijnë policia dhe e kërkojnë Vesën.
22"Episodi 2"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj16 maj 2021 (2021-05-16)
Vesa Pirulli duket në një pozitë jo të favorshme, pas incidentit të shkaktuar nga disa persona.
33"Episodi 3"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj23 maj 2021 (2021-05-23)
Gjendet trupi i pajetë i Ministër Sinanit. Ndërkohë, personi që duket se ka aranzhuar fotografimin e kësaj marrëveshje, Berat Hoti, vihet pas Vesës, në mënyrë që të arrijë tek fotografitë.
44"Episodi 4"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj30 maj 2021 (2021-05-30)
Lëvizja Qëndresa po fillon në vitin 1995 në Dresden të Gjermanisë. Demiri i jep një fletore Musës, në të cilën ka të shënuar emra që kanë kontribuar me para për Kosovë. Ai i kërkon Musës ta ruajë fletoren me çdo kusht. Ndërkohë, familjen Pirulli po e pret një e papritur.
55"Episodi 5"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj6 qershor 2021 (2021-06-06)
Ngjarjet në Dresden në vitin 1995 nuk shkojnë ashtu siç ishin planifikuar. Musë Lahu, me çantën e mbushur me para dhe fletoren e Lëvizjes Qëndresa, arrin në Gjakovë, ku do të takohet me babain e Demir Jahës, tashmë të zhdukur në trenin që parashihej ta dërgonte në Hamburg. Ndërkohë, pas lëndimit të Mentor Pirullit, Vesa niset për në fshat, ku takon gjyshin e saj Faruk Pirullin.
66"Episodi 6"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj13 qershor 2021 (2021-06-13)
Në të tashmen, Vesa dhe Berati po shijojnë kohën bashkë. Kur Mentori takohet me babanë e tij, ujërat trazohen.
77"Episodi 7"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj20 qershor 2021 (2021-06-20)
Lëvizja Qëndresa, me në krye Zekë Jahën, ka filluar të zhvillohet. Në episodin e ri, kjo lëvizje kombëtare do të marrë krahë, kur në skenë paraqiten pjestarë të rinj. Ndërkohë, në të tashmen gjërat duket se po përmirësohen. Përderisa Mentor Pirulli ka lajme të mira, e njëjta nuk vlen për djalin e tij Armendin dhe mikun e pandashëm Arsimin, të cilët do të futen në një sherr të papritur.
88"Episodi 8"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj27 qershor 2021 (2021-06-27)
Pas lajmit se trupi i Arbenit u zbulua, familja Pirulli, më saktësisht Vesa, ballafaqohen me shumë probleme. Ndërkohë, Lëvizja Qëndresa ballafaqohet me një problem të madh, i cili mund ta ndryshojë rrjedhën e tërë serialit.
99"Episodi 9"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj4 korrik 2021 (2021-07-04)
Për ditëlindjes e saj, Dinora organizon një party. Vesa sjell Beratin dhe kalon një natë të mrekullueshme. Mëngjesin tjetër ajo merr një detyrë të re në punë, e cila do ta ndryshojë jetën e saj përgjithmonë. Ndërkohë në vitin 1995, ngjarjet intensifikohen.
1010"Episodi 10"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj11 korrik 2021 (2021-07-11)
Derisa Vesa Pirulli kërkon të vërtetën për gjyshin e vet, Farukun, babai i saj Mentori, ka shumë për të treguar, e shumë që ka mbajtur në vete. Ndërkohë, një tradhtar mes burrave të Lëvizjes Qëndresa, do ta sjellë këtë grup në prag të shkatërrimit.
1111"Episodi 11"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj18 korrik 2021 (2021-07-18)
Pas shkatërrimit të Lëvizjes Qëndresa, Musë Lahu shpallet tradhtar dhe detyrohet të largohet. Vesa Pirulli viziton gjyshin e saj në fshat, por me vete ka një person që ka interes të madh ta takojë Faruk Pirullin.
1212"Episodi 12"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj25 korrik 2021 (2021-07-25)
Mentor Pirulli gjendet edhe më afër buzës së greminës me veprimet e tij. Inspektore Temaj në bashkëpunim të ngushtë me kolegun Gashi fillojnë ta ndiejnë ngrohtësinë e rastit të ftohtë të tyre që akoma është i hapur. Takimi i Sadik Hotit me Dinorën që e kupton më vonë se e bija e kujt është, lë në gjendje jo të lakmueshmë marrëdhënien e tij me nipin, Berat Hoti.
1313"Episodi 13"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj1 gusht 2021 (2021-08-01)
Vesa gjen diçka që e vë atë në një dilemë morale. Armend i tregon të vërtetën Besës. Koha e Mentorit po kalon, kështu që ai kërkon ndihmë nga Agimi.
1414"Episodi 14"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj8 gusht 2021 (2021-08-08)
Agimi merret në pyetje nga policia. Dini gjen telefonin e Arbenit dhe e dorëzon në polici. Temaj pyet Vesën për SD kartën. Armendi dhe Arsimi diskutojnë rreth rrëfimit të Armendit.
1515"Episodi 15"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj15 gusht 2021 (2021-08-15)
Pasi zbulon se Berati lidhet me vdekjen e Arbenit, Vesa viziton varrin e Arbenit. Berati përpiqet të gjejë Vesën për t'i shpjeguar se nuk është fajtor. Marrëveshja për tokën e Agimit nuk po shkon mirë derisa ai gjen diçka që mund ta përdorë për të shantazhuar familjen Hoti. Ndërkohë, ngjarjet marrin një kthesë për Dinorën.
1616"Episodi 16"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj22 gusht 2021 (2021-08-22)
Faruku lidh Dinorën për një karrige. Ai mëson se Dinora është vajza e Musë Lahut. Pas zhdukjes së Dinorës, Vesa shqetësohet. Ajo e kërkon atë kudo derisa shkon në banesën e saj dhe zbulon të vërtetën për shoqen e saj.
1717"Episodi 17"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj29 gusht 2021 (2021-08-29)
Zbulimi i të vërtetës tronditë Vesën. Mentori dhe Merita kanë probleme në punë. Sadik Hoti takon Faruk Pirullin për të biseduar rreth tokës.
1818"Episodi 18"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj5 shtator 2021 (2021-09-05)
Vesës i përmirësohet gjendja. Oficer Gashit i servohet një informatë e vyeshme, fati i Meritës përcaktohet kurse Farukun e vizion një vizitor i papritur.
1919"Episodi 19"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj12 shtator 2021 (2021-09-12)
Berati përballet me Faruk Pirullin. Plani i Agimit ngec. Vesa mëson gjithçka rreth Lëvizjes Qëndresa.
2020"Episodi 20"-Valter LucajJeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj19 shtator 2021 (2021-09-19)
Epilogu përfundimtar i Vesës nuk është i lehtë. Megjithatë, pas gjithçkaje që përjetoi, ajo është më se e gatshme të bëjë gjënë e duhur. Po kështu edhe vëllai i saj. Por, e njëjta gjë nuk vlen për të gjithë të tjerët. Disa pasoja do të zgjasin për një kohë të gjatë.

Muzika Redakto

Pjesën kryesore të kolonës zanore të serialit e ka realizuar këngëtari/reperi shqiptar Capital T. Ai e ka dhënë lajmin përmes Instagramit ku ka theksuar se ndihet i privilegjuar për pjesëmarrjen. Ai ka shkruar:[3]

Kosovë të dua si do që je dhe nuk do të heq dorë prej teje asnjëherë. Por, me datën pesë maj kam vendosur të flas pak realitet për të gjithçka ka ndodhur, e si e shoh situatën e të ardhmen me ty.

Vlerësime dhe kritika Redakto

Seriali ka marrë kryesisht vlerësime pozitive, duke u komentuar shumë për çështjen se trajton tema delikate të shoqërisë shqiptare si korrupsioni, shpresa dhe vrasja.[4]

Referime Redakto

  1. ^ Avdyli, Butrint (9 maj 2021). "Jepet premiera e serialit "Rrushe" në Prishtinë – aktorët rrëfejnë emocionet e tyre në nisjen e këtij projekti". Telegrafi. Marrë më 28 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Rrushe – seriali dramë-krim nga kjo e diel premierë në T7 dhe GjirafaVideo". Gazeta Express. 7 maj 2021. Marrë më 10 maj 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Capital T zbulon talentin e ri/ Reperi pjesë e një seriali". Dosja.al. 1 maj 2021. Marrë më 28 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Mbrëmë u dha premiera e serialit më të ri vendor "Rrushe"". Arbresh Info. 10 maj 2021. Marrë më 16 qershor 2021.

Lidhje të jashtme Redakto