Hape menynë kryesore

Ryzhdije ose Mejtepi Ryzhdie ishte një shkollë e mesme osmane (progjimnaz osman) në kohën e Perandorisë Osmane e cila ka vepruar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Këto institucione arsimore ishin themeluar me Ligjin e Arsimit të vitit 1869, të kohës së Tanzimatit.

Ryzhdijet në thelb ishin shkolla laike shtetërore. Kurrikula e saj mësimore përfshinte njohuri elementare fetare islame, gjuhët orientale, matematikë, gjeografi dhe histori. Diku, mësohej edhe gjuha frënge (frëngjishtja). Varësisht nga vendi se ku vepronin si lëndë mësimore mund të mësohej edhe gjuha shqipe, bosnjane, kroate, serbe, maqedonase, etj. Kohëzgjatja e mësimeve në këtë institucion arsimor ishte katër vjeçare. Pas përfundimit të saj, të diplomuarit mund të punonin si nëpunës ose zyrtarë të ulët ose të vazhdonin shkollimin.[1]

Në Perandorinë Osmane, këto institucione financoheshin nga fondi shkollor i Vilajetit ("mearif sanduk"). [1]

Shih edheRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ a b Shkolla Qytetare Muslimane në Visoko - Ruzhdija Archived 4 March 2016[Date mismatch] at the Wayback Machine. , Ibrahim Hodžić, Visoko, 1982.