Selemani Ndikumana

futbollist burundas

Selemani Yamin Ndikumana (lindur më 18 Mars 1987)[5] është një futbollist burundas i cili luan momentalisht me klubin shqiptar TiranaKategorinë Superiore dhe për kombëtaren burundase si sulmues.

Selemani Ndikumana
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSelemani Yamin Ndikumana
Datëlindja18 mars 1987 (37 vjeç)[1]
VendlindjaBujumbura, Burundi[2]
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[3]
PozicioniSulmues [4]
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri11
Karriera me të rinjtë
2003–2006AS Inter Star
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Simba36(19)
2008Molde FK1(0)
2009–2010Lierse S.K.13(1)
2010–2011Fantastique Bujumbura?(?)
2011–2012APR FC?(?)
2012Shenzhen Ruby?(?)
2013Al-Merrikh?(?)
2013Vital'O FC?(?)
2014–2016KF Tirana27(10)
Karriera ndërkombëtare
2006–Burundi47(13)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 31 gusht 2014

Karriera me klube

Redakto

Sulmuesi filloi karrierën e tij me AS Inter Star dhe në vitin 2006 u bashkua me klubin Simba SCPremier Leaguen Tanzaniane. Në janar 2008, ai u bashkua me klubin norvegjez Molde FK.[6] Më 8 dhjetor 2008, ai firmosi një kontartë për një vit e gjysëm me Lierse S.K.Divizionin e Dytë Belg.[7]

Në verën e vitit 2010, ai u rikthye në atdhe për të luajtur me Fantastique Bujumbura.

Në janar 2013, ai u bashkua me klubin sudanez Al-Merrikh SC.[8]

Tirana

Redakto

Më 31 janar 2014, ai u bashkua me KF Tiranën.[9]

Sezoni 2013–14

Redakto

Ai bëri debutimin e tij me Tiranën më 7 shkurt 2014 në fitoren 1–0 kundër rivalëve të Partizanit.[10] Nëntë ditë më vonë, më 16 shkurt, ai shënoi golin e parë në Shqipëri në fitoren 0–1 jashtë fushe kundër Bylisit.[11] Më 2 mars 2014, Ndikumana shënoi golin e dytë me Tiranën në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Flamurtarit; Tirana u ndal pas katër fitoresh rresht.[12] Më 8 mars, në ndeshjen e rradhës kundër Kukësit, ai dhuroi asistin e golit të tretë të Tiranës që u shënua nga Gilberto, ndeshja u mbyll me fitoren 3–1.[13] Më 29 mars, Ndikumana dhuroi një tjetër asist, këtë herë për golin e Morinës në fitoren 2–0 kundër Laçit.[14] Më 5 prill, Ndikumana u bë sërisht protagonistë për Bardheblutë pasi shënoi një gol dhe dhuroi një assist duke ndihmuar skuadrën e tij të mposhte me rezultatin 2–3 kampionët në fuqi të KF SkëndërbeutStadiumin Skëndërbeu.[15] Ai e mbylli sezonin me 3 gola në 12 paraqtije me Tiranën e cila siguroi pjesmarrjen në Kategorinë Superiore edhe për sezonin tjetër.

Sezoni 2014–15

Redakto

Për sezonin 2014–15, Ndikumana pranoi të qëndronte te Tirana pavarësisht ofertave të shumta në drejtimin e tij, ai tha se konsiderohej i rëndësishëm në skuadër.[16] Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2014–14 më 24 gusht, Ndikumana shënoi golin e dytë duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Apolonisë.[17] Në ndeshjen e dytë në kampionat kundër Flamurtarit, Ndikumana u ndëshkua me karton të kuq pas një loje të ashpër dhe një grindje me kapitenin kundërshtar Franc Veliu, gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq edhe portieri i dytë i Tiranës Edvan Bakaj; megjithatë, Tirana fitoi me rezultatin 1–0 falë autogolit të portierit kundërshtari Ilion Lika në minutën e 67të.[18] Pas ndeshjes, Ndikumana sëbashku me portierin Edvan Bakaj u ndëshkuan me nga pesë ndeshje pezullim, kurse sulmuesi Mario Morina me dy ndeshje, gjithashtu edhe klubi u gjobit me 300 mijë lekë të vjetra.[19] Pasi Tirana apeloi vendimin më 10 shtator, Komisioni i Disiplinës e uli pezullimin nga pesë në dy ndeshje. Ai bëri rikthimin e tij më 20 shtator në humbjen 2–0 jashtë fushe kundër Laçit në javën e pestë të kampionatit, ku ai luajti gjatë gjithë ndeshjes.[20]

Më 29 tetor, Ndikumana u rikthye te rruga e rrjetës, duke shënuar golin e parë me një gjuajtje me kokë pas një korneje në minutën e dytë, në 3–0 jashtë fushe kundër Apolonisë, në ndeshjen e parë të fazës së dytë.[21] Pas kësaj, më 20 nëntor, Ndikumana shënoi në fitoren tenistike 6–0 kundër Bylis në stadiumin Selman Stërmasi, në ndeshjen e vlefshme përe ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë.[22][23] Tre ditë më vonë, në ndeshjen e rradhës së 13-të kundër Elbasanit në stadiumin e ri Elbasan Arena, Ndikumana hyri në fushë në minutën e 46 në vend të Dorian Kërçikut dhe shënoi golin e fitores në minutën e 99 me një goditje të fuqishme brënda në zonë, duke mposhtur portierin veretan Elvis Kotorri.[24] Tirana fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 duke ruaj kryesimin në kampionat.[25] Gjithashtu kjo ndeshje u dallua edhe për incidentet midis dy tifozeriva, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për gjashtë minuta. Pas dy performancave të mira respektivisht kundër Laçit dhe Partizanit, ku Tirana mori vetëm një pikë, Ndikumana u rikthye duke shënyar një dygolësh në fitoren 2–0 kundër kampionëve në fuqi të Skënderbeut më 13 dhjetor.[26]

Më 24 janar 2015, në ndeshjen e parë për vitin 2015, Ndikumana hyri në fushën e lojës në minutën e 37 në vend të Hyshmerit dhe shënoi një dygolësh në fitoren 2–0 në stadiumin neutral Niko Dovana kundër Apolonisë duke i dhuruar Tiranës fitoren e parë për fazën e tretë të kampionatit.[27] Ai u bë sërisht heroi i skuadrës duke shënuar golin e fitores në minutën e 85 në triumfin 1–0 kundër Flamurtarit në stadiumin neutral Elbasan Arena më 30 janar.[28]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Ndikumana debutoi me kombëtaren në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë, ai ka luajtur 47 ndeshje duke shënuar edhe 13 gola. Ai është aktualisht kapiten i kombëtares Burundase dhe një nga lojtarët më të mirë.[29] Ai shënoi golat e parë me kombëtaren më 8 tetor 2006 kundër Mauritanisë në kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane.

Ai ka shënuar kombëtaren e tij në 3 edicione të ndryshme të Kupës CECAFA, gjithashtu ka shënuar në një ndeshje kualifikuese të 2014 Kupës së Botës. Ai ishte lojtari kyesor i kombëtares në 2014 Kupën e Kombeve Afrikane duke shënuar dy gola.[30].

Golat me kombëtaren

Redakto
Golat dhe rezultatet me kombëtaren e Burundit.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 8 tetor 2006 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura   Mauritania 1–0 3–1 Kualifikueset e 2008 Kupa e Kombeve Afrikane
2. 8 tetor 2006 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura   Mauritania 2–0 3–1 Kualifikueset e 2008 Kupa e Kombeve Afrikane
3. 26 nëntor 2006 Stadiumi Addis Ababa, Addis Ababa   Zambia 3–0 3–2 2006 Kupa CECAFA
4. 10 dhjetor 2007 Stadiumi Benjamin Mkapa National, Dar es Salaam   Somalia 2–0 3–0 2007 Kupa CECAFA
5. 10 dhjetor 2007 Stadiumi Benjamin Mkapa National, Dar es Salaam   Somalia 3–0 3–0 2007 Kupa CECAFA
6. 1 qershor 2008 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura   Sejshellet 1–0 1–0 Kualifikueset e 2010 Kupës së Botës
7. 5 qershor 2011 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura   Ruanda 1–0 3–1 Kualifikueset e 2012 Kupa e Kombeve Afrikane
8. 15 nëntor 2011 Stadiumi Prince Louis Rwagasore, Bujumbura   Lesoto 2–2 2–2 Kualifikueset e 2014 Kupës së Botës
9. 25 nëntor 2012 Stadiumi Namboole, Kampala   Somalia 3–1 5–1 2012 Kupa CECAFA
10. 25 nëntor 2012 Stadiumi Namboole, Kampala   Somalia 5–1 5–1 2012 Kupa CECAFA
11. 28 nëntor 2012 Stadiumi Namboole, Kampala   Tanzania 1–0 1–0 2012 Kupa CECAFA
12. 18 janar 2014 Stadiumi Peter Mokaba, Polokwane   Mauritania 3–2 3–2 2014 Kupa e Kombeve Afrikane
13. 22 janar 2014 Stadiumi Peter Mokaba, Polokwane   Kongo 1–0 1–2 2014 Kupa e Kombeve Afrikane

Referime

Redakto
  1. ^ "Mfkweb Profile". MFKweb.org (në norvegjisht). Marrë më 21 maj 2012.
  2. ^ "Selemani Yamin Ndikumana". Football Goal. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2012. Marrë më 26 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Yamin Ndikumana". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 24 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Yamin Selemani Ndikumana". Eurosport.Yahoo.com. Marrë më 24 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ndikumana Selemani". Koninklijke Lierse Sportkring. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2009. Marrë më 13 janar 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Player profile on official club website". moldefk.no (në norvegjisht). Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2011. Marrë më 18 shkurt 2014.
  7. ^ "Announcement". Lierse S.K. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2008. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Timothy Olobulu (21 janar 2013). "Burundian skipper joins El-Mereikh". Michezo Afrika. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 24 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Tirana, përforcimi numër 7-të, vjen afrikani Ndikumana". Sport Ekspres. 31 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Tirana fiton derbin, mjafton Gilberto". sportekspres.com. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Tirana ja del dhe në Ballsh". Sport Ekspres. 17 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Superiore, Tirana barazon me Flamurtarin - Top Channel Albania - News - Lajme". Sport Ekspres. 8 mars 2014. Marrë më 8 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Tirona shkëlqen me Kukësin". Super Sport. 8 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Buzëqesh Tirona, kalon 2-0 Laçin". Super Sport Albania. 29 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2014. Marrë më 29 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Ocka, Elgita (5 prill 2014). "Tirona mposht Skënderbeun në Korçë". Super Sport Albania. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2014. Marrë më 5 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Ndikumana: Kam pasur disa oferta, por nuk u largova nga Tirana pasi këtu më duan". Panorama Sport. 16 gusht 2014. Marrë më 16 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Grushte kartonë të kuq, Ilion Lika "nderon" Tiranën. Magani: Po, ishte një fitore me fat". Panorama Sport. 30 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 30 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Disiplina i "pret krahët" Tiranës. Magani ndryshon modul, më sulmues në Shkodër". Panorama Sport. 6 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Zhgënjen Tirana, Laçi i Cungut i jep leksion. Acarohet Magani: S'dua gjeneralë në fushë". Panorama Sport. 20 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ “Marsh” bardheblu, Tirana është super. Magani: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë Arkivuar 6 nëntor 2014 tek Wayback Machine Marrë më 30 tetor 2014, Panorama Sport
  22. ^ Goleadë e Tiranës, thyen Bylisin Arkivuar 24 dhjetor 2014 tek Wayback Machine Marrë më 21 nëntor 2014, Panorama Sport
  23. ^ Tirana vs. Bylis Ballsh - 20 November 2014 Marrë më 21 nëntor 2014, Soccerway
  24. ^ Përmbysje e çmendur, Ndikumana… 99-ësh Arkivuar 23 dhjetor 2014 tek Wayback Machine Marrë më 24 nëntor 2014, Panorama Sport
  25. ^ Elbasani vs. Tirana - 23 November 2014 Marrë më 24 nëntor 2014, Panorama Sport
  26. ^ Tirana harron derbin, 2-0 me Skënderbeun[lidhje e vdekur] Marrë më 13 dhjetor 2014, Golalb.com
  27. ^ "Tirana e nis vitin me fitore, mposht 2–0 Apoloninë, vendos Ndikumana". Panorama Sport. 24 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2015. Marrë më 25 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Tirana i falet Ndikumanës, rrëmben kreun e klasifikimit". Gazeta e Sportit. 30 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2015. Marrë më 31 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Announcement". Lierse S.K. 17 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2009. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Burundi Now Tops Group D In CHAN 2014". spyghana.com. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2020. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto