Gilberto Fortunato

futbollist brazilian

Gilberto Valdenésio Fortunato (lindur më 7 nëntor 1987Florianópolis) është një futbollist brazilian i cili luan si sulmues me klubin koreano-jugor Gwangju FCK League Classic.[1][2]

Gilberto Fortunato
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGilberto Valdenésio Fortunato
Datëlindja (1987-11-07) 7 nëntor 1987 (36 vjeç)
VendlindjaFlorianópolis, Brazil
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Gwangju FC
Numri9
Karriera me të rinjtë
2000–2010Guarani
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Guarani10(0)
2012–2013Bandeirante31(10)
2013–2014Hai Phong21(7)
2014KF Tirana12(5)
2014Flamurtari Vlorë12(2)
2015–Gwangju FC0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 janar 2015

Karriera

Redakto

Gilberto përpara se të transferohej tek Tirana ka luajtur për Guarani SC, Bandeirante dhe Hai Phong FC. Te Hai Phong, ai luajti 21 ndeshje ndeshje dhe shënoi 7 gola.

Në vitin 2013, Gilberto u transferua te Hai Phong duke firmosur një kontratë një vjeçare.[3] Ai shënoi golin e parë me klubin më 6 prill 2013 në fitoren 0–2 kundër Da Nang.[4]

Tirana

Redakto

Në muajin janar, për shkak të vështirësive të klubit në ligë, donatorët morën disa lojtarë për t'i vendosur në provë, ku njëri prej tyre ishte edhe Gilberto që u morë në provë për një javë.[5] Më 27 janar 2014, Gilberto u transferua te Tirana si lojtar i lirë.[6] Ai firmosi një kontratë gjashtë mujore me mundësi rinovim edhe për një vit tjetër.[7]

Sezoni 2013–14

Redakto

Më 1 shkurt, ai bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore me Tiranën në barazimin 0–0 jashtë fushe kundër Kastriotit, ai hyri në fushë në minutën e 46.[8] Më 7 shkurt, në derbin e parë kundër Partizanit, Gilberto shënoi golin e parë me Tiranën duke i dhuruar fitoren 1–0 pas plot 9 ndeshjesh, ai e shënoi golin në minutën e 77 me një gjysmë rrofeshat duke i dhënë fitoren e parë për këtë vit Bardhebluve, ai më vonë në minutën e 90 u zëvëndësua me Limanin duke marrë duartrokitjet e tifozëve.[9][10] Kjo gjë solli gjithashtu edhe dorëheqjen e trajnerit të Partizanit, Hasan Lika.[11] Më 16 shkurt, në fitoren 0–1 kundër BylisitStadiumin Adush Muça,[12] Gilberto pësoi një dëmtim të rëndë në stomak dhe u zëvëndësua në minutën e 42 pas lojës së rëndë të lojtarëve të Bylisit.[13] Më 23 shkurt, në ndeshjen e rradhës kundër Besës, ai shënoi golin e dytë me Tiranën dhe të barazimit të përkohshëm në minutën e 16 duke ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjen 2–1 në Qemal Stafa, kjo ishte fitorja e tretë rresht për Bardheblutë.[14]

Më 2 mars, Gilberto assistoi golin e Ndikumanës në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Flamurtarit.[15] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar dy gola në fitoren 3–1 kundër Kukësit në stadiumin Qemal Stafa, kjo fitore e largoi Tiranën nga vendi i fundit i ligës dhe Gilberto shënoi për herë të parë dy gola në një ndeshje që pas mbërritjes në Shqipëri.[16] Pas ndeshjes, trajneri Gugash Magani tha se Gilbero është "lojtari më i mirë te ne",[17] kurse vetë Gilberto tha se deri në fund të sezonit kërkon të shënojë 10 gola.[18] Pas paraqitjeve të mira që pas mbërritjes në Shqipëri, sponsorët e klubit kanë bërë gati rinovimin për të dhe për Morinën,[19] megjithatë, Gilberto tha se nuk është shumë i sigurtë për qëndrimin e tij në Shqipëri dhe një nga arsyet e tij më të forta ishin incidentet e ndodhura në Vlorë në ndeshjen kundër Flamurtarit.[20] Më 29 mars, në ndeshjen kundër KF Laçit, Gilberto pësoi një dëmtim duke patur një tërheqje muskulare, gjë që e detyruoi të braktis ndeshjen, megjithatë, Tirana fitoi me rezultatin 2–0.[21][22] Pas ekzaminimeve u konfirmua se Gilberto do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 1 muaj.

Më 8 prill, Gilberto rinovoi kontratën e tij me Tiranën edhe për një sezon tjetër, gjithashtu rroga e tij u rrit nga 3,500 mijë $ në 10,000 mijë $.[23] Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, pasi mori një ofertë nga një skuadër malajziane, e cila ishte disa herë më e madhe se sa shuma e rinovimit me Tiranën, beri që Gilberto të kërkonte transferimin te skuadra malajziane, e cila nuk e kishte filluar sezonin ende. Ai kërkoi menjëherë largimin, dhe këtë gjë e forcoi duke mos u paraqitur në stërvitjen e klubit më 9 prill.[24] Gilberto bëri rikthimin e tij në fushë e lojës më 26 prill duke nisur si titullar në fitoren 2–1 kudër rivalëve për mbijetesë të Vllaznisë në Qemal Stafa.[25]

Pas më shumë se një muaji, më 4 maj, Gilberto shënoi golin e tij të pestë sezonal në barazimin 2–2 kundër Flamurtarit duke ndihmuar skuadrën e tij që të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për sezonin tjetër.[26][27] Në një intervistë me Panorama Sport, Gilberto tha se pavarësisht ritjes së pagës do të shkojë te klubi që ofron më shumë para për të, gjithashtu ai tha se nuk kishte marrë asnjë ofertë nga ndonje skuadër shqiptare.[28] Ai u largua nga Tirana pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës edhe për sezonin tjetër. Pas largimit nga Tirana, Gilberto tha se nuk kishte kërkuar rritje të pagës dhe se ata i kishin bërë një ofertë prej 95 mijë dollarësh, dhe se më vonë e kishin ulur, gjë që sipas tij kishte sjellë mos-rinovimin e kontratës.[29]

Flamurtari

Redakto

Më 11 gusht 2014, Gilberto u transferua te Flamurtari si lotjar i lirë, duke firmosur një kontratë dy vjeçare me të drejtë rinovimi me një pagë 90 mijë në sezon.[30] Në prezantimin e tij ai tha se pavarësisht se e kërkonin Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani, ai zgjodhi Flamurtarin pasi i plotësoi kushtet ekonomike dhe se e bindi projekti i klubit. Më tej, ai përmendi ish skuadrën e tij Tirana duke thënë se atje ka probleme dhe se ato nuk janë zgjedhur,[31] por Tirana u kundërpërgjigj menjëherë në rrjetin social Facebook duke thënë se në klub nuk ka asnjë problem.[32]

Sezoni 2014–15

Redakto

Më 17 gusht 2014, në ndeshjen për Superkupën e Shqipërisë kundër Skëndërbeut, Gilberto bëri debutimin e tij duke hyrë në fushë në minutën e 46 në vend të mesfushorit Taulant Kuqi, me Flamurtarin që humbi ndeshjen me rezultatin 1–0.[33] Gilberto luajti ndeshjen e tij të parë si titullar me Flamurtarin në ndeshjen e parë të sezonit në ligë ku Flamurtari fitoi me rezultatin 2–1 kundër Teutës me Gilberton i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 30.[34] Pas plot katër ndeshjesh, Gilberto u rikthye te goli më 27 shtator duke shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 kundër Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.[35] Më 4 tetor, në ndeshjen kundër Partizanit në Qemal Stafa, Gilberto pësoi një dëmtim dhe u zëvëndësua në minutën e 62 nga sulmuesi Arbër Abilaliaj, me Flamurtarin i cila barazoi pa gola.[36] Pas ekzaminimeve, u konfirmua se Gilberto kishte pësuar një dëmtim të lehtë, por megjithatë rezikonte që të humbiste ndeshjen e 17 tetorit kundër kampionëve të Skënderbeut.[37] Ai e nisi ndeshjen kundër Skënderbeut nga stoli,[38] dhe hyri në fushë në vend të Abilaliaj në minutën e 74 me Flamurtarin që barazoi me rezultatin 1–1 në shtëpi.[39]

Më 21 dhjetor, Gilberto luajti në 17 minutat e fundit në humbjen 0–1 brënda fushe kundër Kukësit, në ndeshjen e fundit për vitin 2014 dhe të fazës së dytë të kampionatit.[40] Flamurtari e mbylli pjesën e parë të sezonit në një vend zgënjyes të tetë, plot 16 pikë nga vendi i parë i mbajtur nga Kukësi dhe 14 pikë nga vendi i tretë që të kualifikon në Ligën e Europës sezonin tjetër. Në aspektin personal, sulmuesi brazilian shënoi dy gola në 12 paraqitje, ku nëntë prej tyre i nisi si titullar. Përpara ndeshjes me Kukësin, Gilberto kishte rënë dakort me mirëkuptim me drejtuesit e klubit për të prishur kontratën, e për t'u rikthyer në Brazil, ku sipas agjentit të tij, Alban Kashari, Gilberto ka hapur një biznes në vendin e tij të lindjes.[41] Por megjithatë, nqs sulmuesi do të vendoste për të luajtur me një klub tjetër në Shqipëri, atëherë ai duhet t'i paguaj klubit klauzolën prej 100 milion lekësh.[41] Gjithashtu largimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i ri italian Ernestino Ramella.[42] Dy ditë pas ndeshjes kundër Kukësit, Gilberto rihapi mundësinë për të luajtur në Shqipëri, pas interesimit të shfaqur nga Tirana, duke thënë se nqs klubi kryeqytas dëshiron të hyjë në bisedime me të, duhet t'i paguaj klauzolën klubit vlonjat.[43] Ai gjithashtu e përshkroi qëndrimin e tij në Vlorë si pozitiv dhe gjithashtu shtoi se ishte përçarja e skuadrës që solli rezultatet negative gjatë pjesës së parë të sezonit.[43]

Gwangju FC

Redakto

Më 14 janar 2015, pasi u largua zyrtarisht nga Flamurtari, Gilberto u transferua në Korenë e Jugut ku firmosi me klubin e Gwangju FCK League Classic, liga e dytë më e fortë e futbollit koreano-jugor.[44]

Statistikat

Redakto

Redaktuar më 1 tetor 2014 [45]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Hai Phong 2013 21 7 21 7
KF Tirana 2013–14 12 5 12 5
KS Flamurtari 2014–15 12 2 0 0 1 0 13 2
Gwangju FC 2015 0 0 0 0 0 0
Total Liga 45 14 0 0 0 0 1 0 46 14

Skuadra

Redakto
Flamurtari

Shënime

Redakto
  1. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si Superkupa e Shqipërisë

Referime

Redakto
  1. ^ "Gilberto dhe Ndikumana, dyshja e sulmit që funksionon". Sport Ekspres. 13 mars 2014. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ "23 Gilberto Fortunato". transfermarket.com. 13 mars 2014. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Gilberto đã chính thức trở thành tân binh của Đồng Nai". Vietnam League (në vietnamisht). Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2013. Marrë më 18 shkurt 2014.
  4. ^ "Binh Doung 0 – 2 Hai Phong". Soccerway. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Tirana:Braziliani Gilberto, një javë në provë". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2014. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Braziliani Gilberto firmos me Tiranen". gazetadita.al. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2014. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Levizjet/ Tirana firmos me Gilberto Fortunaton". gazetadita.al. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Tirana shpërdoron edhe në Krujë. Magani: Më bindi loja, por kam rezerva për gjykimin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 1 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Tirana fiton derbin, mjafton Gilberto". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Gilberto: Ky derbi më la pa gjumë. Golin ia dedikoj të dashurës sime, që është në Brazil". Panorama Sport. 8 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2014. Marrë më 27 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Partizani, jep dorëheqjen Hasan Lika". Grid.al. 8 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 27 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Tirana ja del dhe në Ballsh". Sport Ekspres. 17 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Gilberto luan vetëm 40 minuta, dëmtohet rëndë". Sport Ekspres. 17 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 18 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Tirana kalon edhe Besën, në "Qemal Stafa" mbyllet 2-1". Sport Ekspres. 23 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 23 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Superiore, Tirana barazon me Flamurtarin - Top Channel Albania - News - Lajme". Top Channel Albania. 2 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Tirona shkëlqen me Kukësin". Super Sport. 8 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Magani: Nëse luajmë kështu, mund të ngjitemi shumë lart". Sport Ekspres. 8 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Gilberto, ngjarjet në Vlorë të papranueshme". Sport Ekspres. 8 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Sponsorët bëjnë gati rinovimin për Gilberton". Sport Ekspres. 12 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2014. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Super-Tirana likujdon dhe Kukësin. "Heroi" Gilberto: I lumtur në Tiranë, Vlora më trembi". Panorama Sport. 8 mars 2014. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  21. ^ "Dëmtohet Gilberto pëson tërheqje, rrezikon 1 muaj". Sport Ekspres. 30 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2014. Marrë më 30 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Buzëqesh Tirona, kalon 2-0 Laçin". Super Sport Albania. 29 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2014. Marrë më 29 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ ""Blindohet" Gilberto, do rinovojë për 10 mijë dollarë. Sina do të tërhiqet në fund të sezonit". Panorama Sport. 9 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2014. Marrë më 10 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ ""Joshet nga malajzianët, Gilberto kërkon largimin. Halili: Klubi ynë i ofroi rinovimin". Panorama Sport. 11 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 11 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Bregasi, Rinald (26 prill 2014). "Tirona fiton derbin e Shqipërisë me Vllazninë". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2014. Marrë më 26 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Kora, Sotir (4 maj 2014). "Tirona siguron mbijetesën". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 4 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Sika, Ermal (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Karaj, Leonard (8 maj 2014). "Gilberto në ankand, "pingpong" me Tiranën: Pres ofertën më të mirë, pastaj do të vendos". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2014. Marrë më 9 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Gilberto: Tirana uli ofertën, nuk kërkova rritje të pagës". Sporti Shqiptar. 12 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 12 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Prezantohet Gilberto: Flamurtari më bindi". Sporti Shqiptar. 11 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 11 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Prezantohet braziliani Gilberto: Flamurtari më bindi. Te Tirana ka pasur probleme". Panorama Sport. 12 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2014. Marrë më 12 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Tirana i përgjigjet Gilbertos: Nuk kemi asnjë problem". Panorama Sport. 12 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2014. Marrë më 12 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. 17 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2014. Marrë më 17 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Bind Flamurtari, start i frikshëm kundër Teutës. Lika: Paguam gabimet në mbrojtje". Panorama Sport. 23 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Laçi ndal Flamurtarin, incidente në tunel. Gjoka: Na mungon qetësia para portës". Panorama Sport. 28 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 1 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Partizani pa shënjestër, ngec me Vlonjatët. Të kuqtë nuk pësojnë gol prej 5 ndeshjesh". Panorama Sport. 5 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 5 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Rrezikon Gilberto, stafi shkund sulmuesit. Gjoka lojtarëve: Duhet të dilni shpejt para". Panorama Sport. 17 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2014. Marrë më 17 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Gilberto dhe Gelazhvili do e nisin nga stoli". Panorama Sport. 17 tetor 2014. Marrë më 17 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  39. ^ "Tre të kuq dhe tre në spital vetëm për… 1 pikë, Flamurtari ndan pikët me kampionët". Panorama Sport. 18 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2014. Marrë më 20 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Flamurtari Vlorë vs. Kukësi - 21 December 2014 Soccerway, 21 dhjetor 2014
  41. ^ a b Ikën Gilberto, kusht për transferimin, 100 mln lekë nëse luan sërish në Superiore[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Panorama Sport, 23 dhjetor 2014
  42. ^ Ramela: Kukësi na mundi me mbrojtje[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Panorama Sport, 22 dhjetor 2014
  43. ^ a b Gilberto i shkel syrin Tiranës: Flamurtari, ekip i përçarë Arkivuar 23 dhjetor 2014 tek Wayback Machine Gazeta e Sportit, 23 dhjetor 2014
  44. ^ "Gwangju FC have confirmed a signing of Gilberto Fortunato from Flamurtari in Albania". Twitter / Korea Football News. 15 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2017. Marrë më 25 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Brazil - G. Fortunato - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. 13 mars 2014. Marrë më 13 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto