Arbër Abilaliaj
Arbër Abilaliaj (lindur më 6 Qershor 1986) është një ish futbollist shqiptar i cili ka luajtur si sulmues.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Arbër Abilaliaj | ||
Datëlindja | 6 qershor 1986 (38 vjeç) | ||
Vendlindja | Vlorë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Flamurtari | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2004 | Flamurtari | 21 | (2) |
2004–2008 | Partizani | 84 | (24) |
2008–2009 | Besa | 21 | (4) |
2009–2010 | Tirana | 25 | (6) |
2010–2012 | Inter Zaprešić | 38 | (10) |
2012–2013 | Tirana | 14 | (2) |
2013–2015 | Flamurtari | 47 | (17) |
2015–2016 | Skënderbeu | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2001–2002 | Shqipëria U17 | 8 | (4) |
2003–2004 | Shqipëria U19 | 6 | (2) |
2005–2008 | Shqipëria U21 | 3 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoAbilaliaj ka luajtur më parë te Partizani dhe ka marrë pjesë në eleminimin e klubit në raundin e parë të Kupës Intertoto 2006,[1] pavarësisht se shënoi gol në ndeshjen e dytë.[2] Gjatë kohës te Partizani, Abilaliaj pati prova të pasuksesshme te FC Erzgebirge Aue dhe TuS Koblenz.[3][4]
Tirana
RedaktoNë gusht 2012, Abilaliaj u transferua te Tirana duke firmosur një kontratë një vjeçare.[5] Ai bëri debutimin e tij në ligë me Tiranën më 22 shtator në fitoren 1–0 në transfertë kundër Luftëtarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 75të në vend të Mirel Çotës.[6] Më 21 nëntor, Abilaliaj shënoi tre gola me Tiranën në fitoren 4–0 kundër KF Otrantos në një ndeshje miqësore për Kupën e Pavarësisë.[7] Abilaliaj shënoi golin e parë në ligë me Tiranën më 23 shkurt 2013 në barazimin 1–1 kudër Teutës; goli erdhi në minutën e 70të vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në fushë. Më 31 mars, ai shënoi golin e dytë në ligë në fitoren 3–0 në transfertë kundër Kastriotit, duke mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 61të pas një krosimi të Fatmir Hysenbelliut.[8] Në përfundim të sezonit, Abilaliaj u largua nga klubi pas vetëm një sezoni të luajtur. Gjatë këtij sezoni, ai u aktiviziua në vetëm 14 ndeshje në ligë, ku vetëm një e luajti të plotë. Ai konsiderohej zgjedhja e dytë e sulmuit duke luajtur vetëm në ndeshjet miqësore ku pati ecuri të mirë.[9] Ai gjithsej koleksionoi 496 minuta duke nisur vetëm katër ndeshje si titullar.
Flamurtari
RedaktoMë 26 gusht 2013, Abilaliaj u rikthye te Flamurtari pas nëntë vitesh mungesë.[10][11] Ai firmosi një kontratë një-vjeçare.[12] Abilaliaj bëri debutimin e tij për Flamurtarin më 6 nëntor 2013 në fitoren 2–0 kundër Gramshit në kupë, kurse debutimi i tij në kampionat erdhi katër ditë më vonë në fitoren 4–3 në shtëpi kundër Lushnjes, duke shënuar një gol vendimtar në minutën e 91të.[13] Dy javë më vonë, Abilaliaj regjistroi golin e tretë me Flamurtarin në fitoren 3–1 kundër Vllaznisë.[14]
Abilaliaj shënoi golin e parë për vitin 2014 më 22 shkurt në humbjen 3–2 në transfertë kundër Kukësit; goli u shënua me kokë në minutën e 85të pas një krosi të Gilman Likës.[15] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar një gol vendimtar në fitoren 1–0 kundër rivalëve për mbijetesë Vllaznisë,[16] e cila u pasua nga një dopietë në fitoren 4–2 kundër Lushnjes në stadiumin Rosa Haxhiu; në ndeshjen kundër Lushnjes, Abilaliaj i shënoi dy golat për tetë minuta pasi deri në minutën e 70të rezultati ishte 2–2.[17] Kjo ishte fitorja e parë e Flamurtarit në stadiumin Rosa Haxhiu pas plot 27 vitesh.[18] Abilaliaj regjistroi golin e shtatë në kampionat dhe golin e fitores kundër kampionëve në shqipërisë Skënderbeut më 13 prill duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e tretë rresht në ligë.[19] Goli erdhi me kokë në minutën e 60të pas një krosimi të Telushit nga kornja.
Pas vetëm një jave, Abilaliaj shënoi sërisht kundër Lushnjes në fitoren 3–2 duke zbritur këta të fundit nga Kategoria Superiore; goli erdhi që në minutën e 3të, e cila ishte goli më i shpejtë i sezonit 2013–14.[20] Më 4 maj, Abilaliaj shënoi dy gola për të ndihmuar skuadrën e tij të merrte një barazim 2–2 kundër ish skuadrës së tij Tiranës.[21] Ai shënoi dy gola të tjerë vetëm gjashtë ditë më vonë në fitoren 3–1 në transfertë kundër Kastriotit.[22] Më 18 maj, në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit, Abilaliaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 44të duke i dhuruar trofeun e katërt të kupës në histori Flamurtarit.[23] Ai e mbylli sezonin me me 14 gola në 26 ndeshje në kampionat dhe kupë.
Skënderbeu
RedaktoNë qershor 2015, Abilaliaj firmosi një kontratë një-vjeçare me Skënderbeun, duke ju bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Austri.[24] Pasi zhvilloi vetëm dy paraqitje me ekipin gjatë gjithë sezonit 2015–16, Abilaliaj njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 30 vjeç, duke cituar dëmtimet e shumta si faktorin kryesor të këtij vendimi.[25]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoAbilaliaj ishte pjesë e kombëtares shqiptare në fushatën kualifikuese të Euro 2008 por nuk arriti dot të bënte debutimin e tij.[26]
Trofe
Redakto- Flamurtari
- Kupa e Shqipërisë: 2013–14
- Superkupa e Shqipërisë: ndjekës 2014
Referime
Redakto- ^ Marcel Saisma. "UEFA Intertoto Cup 2006 - Match Details" [UEFA Kupa Intertoto 2006 - Detajet e ndeshejve] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 16 qershor 2009.
- ^ "Achnas survive scare to progress" (në anglisht). UEFA. 24 qershor 2006. Marrë më 16 qershor 2009.
- ^ "Aue mistet Kader aus – Albaner im Probetraining" (në gjermanisht). Focus. 23 maj 2007. Marrë më 16 qershor 2009.
- ^ "Abilaliaj, dështon prova te Tus Koblenz". Gazeta Albania. 8 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 16 qershor 2009.
- ^ "Trukimet, UEFA: Do hetohet Alesund-Tirana. Abilaliaj, 1 vit me bardheblutë". Panorama Sport. 7 gusht 2012. Marrë më 25 prill 2014.
- ^ "Luftëtari Gjirokastër vs Tirana 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 shtator 2012. Marrë më 25 prill 2014.
- ^ "Kupa e Pavarësisë: Tirana luan "poker" ndaj Otrantos, shpërthen edhe Abilaliaj". Panorama Sport. 22 nëntor 2012. Marrë më 25 prill 2014.
- ^ "Ringjallen bardheblutë, Tirana "pushton" Krujën. Dede: Fituam të rinjtë. Na u shtuan shpresat". Panorama Sport. 30 mars 2013. Marrë më 25 prill 2014.
- ^ "Abilaliaj, sulmuesi i miqësoreve te Tirana" (në anglisht). Panorama Sport. 5 shkurt 2013. Marrë më 25 prill 2014.
- ^ "Flamurtari, firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj". Panorama Sport. 28 gusht 2013. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Flamurtari pret Arbër Abilaliajn për sulmin, vlonjatët duan të afrojnë edhe 1 mesfushor". Panorama Sport. 31 korrik 2013. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Firmosin edhe Zeqiri, Veliu e Abilaliaj me Flamurtarin. Gjoka: Nuk pres më blerje". Panorama Sport. 28 gusht 2013. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Flamurtari-Lushnja rekord: Tre gola ne 3 minutat e fundit". Shqiperia.com. 10 nëntor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Flamurtari pa frena, Vllaznia polemizon. Zeqiri-Abilaliaj: Golat, për Gjikën dhe tifozët". Panorama Sport. 25 nëntor 2013. Marrë më 22 prill 2014.
- ^ "Shpërthen Kukësi, përmbys Flamurtarin. Starova në delir: I mposhtëm pa mesfushë". Panorama Sport. 22 shkurt 2014. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Vendos Abilaliaj, Flamurtari thyen Vllazninë. Canajt i ikën zëri: Në ndeshje të tilla ndodh". Panorama Sport. 26 shkurt 2014. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Lushnja vs. Flamurtari 2 — 4" (në anglisht). Soccerway. 8 mars 2014. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Eshtë dopio-Abilaliaj, fundoset Lushnja". Panorama Sport. 8 mars 2014. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Vlora i bëhet makth, "dridhet" Skënderbeu. Abilaliaj: Goli për nënën, parandjeu suksesin". Panorama Sport. 13 prill 2014. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ "Flamurtari nuk ndalet, zbret nga Superiorja Lushnja. Vlonjatët e Gjokës fitojnë lehtësisht". Panorama Sport. 20 prill 2014. Marrë më 24 prill 2014.
- ^ Ermal Sika (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Marrë më 6 maj 2014.
- ^ "Kastrioti me të rinj, Flamurtari e përmbys". Panorama Sport. 10 maj 2014. Marrë më 10 maj 2014.
- ^ "Flamurtari triumfon në Kupë dhe shkon në Kupat e Europës. Vendos një gol i Abilaliajt". Panorama Sport. 18 maj 2014. Marrë më 18 maj 2014.
- ^ "Abilaliaj firmos për Skënderbeun, korçarët ofertë edhe Azdren Llullakut". Panorama Sport. 18 qershor 2015. Marrë më 21 qershor 2020.
- ^ "INTERVISTA EKSKLUZIVE / La futbollin 30-vjeç, Abilaliaj tregon pse hoqi dorë dhe jetën jashtë fushës". Newsport.al. 14 prill 2017. Marrë më 21 qershor 2020.
- ^ "Albanian players list of 2008 UEFA qualification" [Lista e lojtarëve të Shqipërisë për kualifikueset e Euro 2008] (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2016. Marrë më 24 prill 2014.