shkurtimetgjuhën shqipe janë trajta të shkurtuara të fjalëve shqipe që përdorën në literatura të ndryshme. shkurtimet në drejtshkrimin e gjuhës shqipes janë të lejuara përderisa përbrenda një botimi gjenden sqarime të kapshme për shqiptimin e tyre.

Zakonisht shkurtimet bëhen pas trungut të fjalës duke u shënuar me një pikë. Edhe pse ato shënohen si të prera me një pikë, të shkurta këto fjalë gjatë leximit shqiptohen të plota.

Rregull të përgjithshme nuk ka, mirëpo dukuria e shkurtimit është prezentë në shumë dokumente dhe libra ku zakonisht për këto shkurtime jepet një listë shpjeguese. Si do që të jetë këto shkurtime vlejnë vetëm përbrenda dokumenteve apo librit dhe gjatë leximit shqiptohen në bazë të shpjegimeve të bëra në po atë dokument apo libër.

Në bazë të dokumenteve, librave dhe teksteve tjera të paraqitura në rrjetë dhe një numri të madh të teksteve të shtypura shkollore e universitare që shtjellojnë tema të përgjithshme shoqërore dhe nuk bëjnë shtjellime më të thella, vërehet një standardizim i shkurtimeve. Kështu p.sh vërehet standardizimi i qartë për lëmit shkencorë.

Një tabelë e standardizimeve të përdorura në fjalor të gjuhës shqipe që përdoret jo vetëm përbrenda tyre teksteve por edhe në përdorim të gjerë është dhënë më poshtë.

  1. anat.... për terma nga anatomia
  2. antrop. për terma nga antropologjia
  3. arb. fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë
  4. arkeol. për termaë nga arkeologjia
  5. arkit. për terma nga arkitektura
  6. art. për terma nga arti
  7. astr. për terma nga astronomia
  8. astronaut. për terma nga astronautika
  9. aviac... për terma nga aviacioni
  10. bakt. për terma nga bakteriologjia
  11. betim. fjalë a shprehje, që përdoret si betim
  12. biol. erm nga biologjia
  13. biokim. për terma nga biokimia
  14. bised. fjalë a shprehje e ligjërimit
  15. blet. për terma nga bletaria
  16. botan... për terma nga botanika
  17. bujq. për terma nga bujqësia
  18. det. për terma nga detaria
  19. dipl. për terma nga diplomacia
  20. drejt. për terma nga drejtësia
  21. eko.... për terma nga ekonomia
  22. elektr. për terma nga elektroteknika
  23. etnogr. për terma nga etnografia
  24. euf. euforizmi