Republika e Altait: Dallime mes rishikimesh
Faqe e re: {{Republikat e Rusisë |Emri në shqip = Altai |Emri rusisht = Республика Алтай <small>(rusisht)</small> |Emri në gjuhën vendase = А... |
(Pa ndryshime)
|
Versioni i datës 28 korrik 2014 03:51
Republika e Altait (Rusisht: Республика Алтай, Altaisht: Алтай Республика) është një subjekt federal i Rusisë (republikë). Kryeqyteti i saj është Gorno-Altajsk. Sipërfaqja e republikës është 92.600 kilometra katrorë. Popullsia:. 206.168 (Regjistrimi i 2010).
|
Historia
Nga viti 209 Para Krishtit deri në vitin 93 Pas Krishtit territorin e Republikës së sotme të Altait e qeveriste Perandoria Ksiongnu. Etniciteti i kësaj perandorie është i paqartë. Hipotezat e shkencëtarëve përfshijnë atë turke, mongole, jenisejane, tokariane, iraniane dhe Uralike. Pjesa jugore e Republikës Altai u vu nën Khanatin Naiman. Territori i Republikës së sotme të Altait është sunduar nga shteti Mongolic Ksianbei (93-234), Khaganati Rouran (330-555), Perandoria mongole (1206-1368), Hordi i Artë (1240-1502) dhe Khanati Zunghar (1634-1758 ).
Autonomia kombëtare për popullin Altai u krijua më 1 qershor 1922 si Obllasti Autonom Ojrot (Ойротская автономная область), pjesë e Krait Altai. Emri origjinal për këtë rajon ishte Bazla. Më 7 janar 1948 ajo u riemërua Obllasti Autonom i Gorno-Altaiskit (Горно-Алтайская автономная область). Në vitin 1991 ajo u riorganizua në Republikën Socialiste Sovjetike Autonome të Gorno-Altait. Në vitin 1992 ajo u riemërua si Republika e Altait.