[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
i largova fotot e fshira
v Rregullim i gabimeve me referimet
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 40:
=== Ese ===
Eseja "Çështja Shqiptare" e Qosjes në vitin 1995 u përkthye dhe u botua në Francë nga shtëpia botuese Fayard.<ref>https://www.fayard.fr/documents-temoignages/la-question-albanaise-9782213594118</ref>
Në këtë vepër të përkthyer në frëngjisht Qosja do të deklaronte:<ref name="Ceshtjashqiptare">{{cite web|author=Rexhep Qosja|title=“Çështja Shqiptare” viti 1998 Qosja: “Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës. Robëria turke e ka cenuar rëndë zhvillimin e popullit shqiptar”e|url=https://www.mekulipress.com/ceshtja-shqiptare-viti-1998-qosja-perandoria-osmane-ka-ngritur-mur-mes-shqiptareve-dhe-evropes-roberia-turke-e-ka-cenuar-rende-zhvillimin-e-popullit-shqiptar/|date=15 shkurt 2019|language=aqsq|accessdate=29 June 2019}}</ref><blockquote>«''Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës, në radhë të parë me ideologjinë fetare islame''»</blockquote>
 
Me botimin e vëllimit ''[[Identiteti evropian i shqiptarëve]]'' nga Ismail Kadare më 2006 si replikë ndaj vëllimit të Qosjes ''[[Ideologjia e shpërbërjes]]''u bë shkas për rrahjen e kësaj teme, Qosja iu përgjigj brenda vitit me esetë ''Idetë raciste të Kadaresë'' dhe ''[[Realiteti i shpërfillur]]''.<ref name=":Xhaferi">{{Cite journal|last=Xhaferi|first=Përparim|date=21 janar 2017|title=The Political Contribution of Albanian Writers in Defining Albanian Identity: the Debate between Ismail Kadare and Rexhep Qosja|url=http://journals.euser.org/files/articles/ejls_jan_apr_17/Perparim.pdf|journal=European Journal of Language and Literature|volume=3|pages=121-128|issn=2411-4103|via=}}</ref> Kundëpërgjigjja e Qosjes çoi Kadarenë drejt reagimit dhe kështu u zhvillua një debat mbi identitetin kombëtar. Qendra e mendimit të Qosjes është se identiteti mbarëshqiptar në gjerësinë e tij ngërthen elemente të të dy qytetërimeve, si atij perëndimor, si atij lindor.<ref>{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=1TPUAAAAQBAJ&pg=PA184&dq=Rexhep+Qosja&hl=sq&sa=X&ved=0ahUKEwix6LiP4YTfAhXCDewKHWcOCXI4MhDoAQg0MAI#v=onepage&q=Rexhep%20Qosja&f=false|title=Bittersweet Europe: Albanian and Georgian Discourses on Europe, 1878-2008|last=Brisku|first=Adrian|publisher=Berghahn Books|year=2013|isbn=9780857459855|location=|pages=184}}</ref> Në veprën Identiteti Evropian i Shqiptarëve, Kadare i ka kritikuar ashpër qëndrimet e Qosjes:<ref>{{cite book|last1=Kadare|first1=Ismail|title=Identiteti Evropian i Shqiptarëve|date=2006|publisher=Onufri|language=sq|p=16-17}}</ref> <blockquote>«''Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.''»</blockquote>