Spiro Golgota 1926 - 1962.

Në shtator 1939 Spiro Golgota filloi mësimet në liceun "Domenico Chirilo" në qytetin BariItalisë. Shqipëria qe pushtuar nga fashizmi italian. Ndonësi i ri Spiroja e ndjente gjëmën apokaliptike të pushtimit. Ai pasi studioi dhe përvetësoi thellë italishten, u zhyt në botën e librave njohu Danten, Alfierin, Viktor Hygonë, D'Anuncion, Leopardin etj. Një ndikim të madh tek Spiroja pati muzika klasike. Vite më vonë Spiro bëri një koleksion portretesh të Bahut, Bramsit, Mozartit, Monteverdit, Vagnerit. Në 1944 Spiro u kthye në Durrës. I rënduar nga tuberkulozi u bë melankolik, vetëm arti e tërhiqte. Në 1946 i ati e dërgoi për t'u kuruar tek doktor Ndroqi në Tiranë. Pati një përmirësim të shkurtër dhe në 1947 filloi me vrull të studionte artet figurative në studion e piktorit Sabri Tuçi. Ai vizatonte pa pushim modelet skulpturore prej allçie, me gishtërinjtë e ndjeshëm dhe të hollë bënte modelime të çuditshme me plastelinë.

1952 Spiroja punësohet tek Sektori i pikturës së qytetit. Punonte edhe për banderolat, flamujt dhe portretet festive të kohës. Në këtë kohë, ai bëri një skulpturë me temë partizane "Ndihmë shokut". Dy-tre partizanë mbanin shokun e tyre të plagosur. Kjo skulpturë u ekspozua në Galerinë e ArteveTiranë. Ishte pikërisht Kristaq Rama, skulptori i njohur që i dha zemër dhe e inkurajoi. Nisi të punonte në disa cikle peisazhesh dhe portretesh. Bëri një pikturë të madhe për Çerçiz Topullin, si dhe një skulpturë të Aleksandër Moisiut. Akoma dhe sot në fasadën e ndërtesës ku ka qenë shtëpia e kulturës së portit detar ruhen dy relieve të Spiro Golgotës, njëri tregon Mujo Ulqinakun me mitraloz kundër zbarkimit fashist italian në 7 prill 1939 kurse tjetri është një spirancë e madhe monumentale. Por më shumë se sa skulptor Spiroja qe një piktor i hollë dhe me shije të vërtetë artistike. Ai la një numër të madh peisazhesh të shtëpive karakteristike në Durrës, në Mokër, në Voskopojë, në Dardhë, dhe në Korçë. Ai bëri disa akuarele të mrekullueshme të djemve dhe vajzave të reja në plazhin e Durrësit. Portreti qe një nga mënyrat e tij më të suksesshme të të shprehurit. Miqtë e Spiro Golgotës ishin intelektualët e njohur të Durrësit Vangjel Heba, Pjetër Dungu, Gjergj Vlashi etj. Në shumë familje të Durrësit ka piktura të Spiro Golgotës.


Shiko edhe këtë

Redakto