Sterjo Spasse

shkrimtar shqiptar
(Përcjellë nga Sterjo Spase)

Sterjo Spasse (Gollomboç, 16 shtator 1914 - Tiranë, 1989) ka qenë arsimtar dhe shkrimtar shqiptar.

Fotoporteti
Emri Sterjo Spasse
Lindur më 1914
Lindur në Gollomboç, Korçë
Vdiq më 1989
Vdiq në Tiranë
Kombësia shqipëtare
Shtetësia shqiptar
Profesioni arsimtar, shkrimtar, publicist

Biografia

Redakto

Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës.

Spasse shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën NormaleElbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në FirencëItalisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me Kutelin, Kokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes "Revista letrare" në Tiranë më 15 shkurt 1944.[1]

Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën "Përpara" të Korçës: Si e pashë Tiranën e porsaçliruar.[1]

Po pas lufte punoi në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin.[2] Punoi gjithashtu në revistat pedagogjike dhe letrare: "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori", etj. dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.

Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: "Kuror rinie" (1934), "Në krahët e një femre" (1934), "Nusja pa duvak" (1944) dhe "Të fala nga fshati" (1958) si dhe dhjetë romane: "Nga jeta në jetë - Pse!?" më 1935 - që mbahet si kryevepra e tij, "Afërdita" (1944), "Ata nuk ishin vetëm" (1952), "Afërdita përsëri në fshat" (1954), "Buzë liqenit" (1965), "Zjarre..." (1972), "Zgjimi" (1973), "Pishtarë" (1975), "Ja vdekje ja liri" (1978), dhe "Kryengritësit" (1983).

Sipas Trebeshinës, romani "Harbutët" që Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk i botua për shkak të një preference të pandehur të parisë politike ndaj Dhimitër Shuteriqit.[1]

Redaksia e Botimeve "Rilindja" i botoi më 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme.[3] Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral "Vepra" me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në anglisht romani "Zgjimi".[1]

Veprat

Redakto
  • Kurorë rinije, Biblioteka e të rinj Nr. 1. (Peppo & Marko, Korçë 1934, ribotim Prishtinë 1968) 29 ff.
  • Nga jeta në jetë - Pse!?, Me parathënie nga Vangjo Nirvana. (Drita, Korçë 1935, ribotim Prishtinë 1968, 1986, Tiranë 1995) 193 ff. (Versioni anglisht, të perkthyer nga Robert Wilton, ishte botuar ne 2023.)
  • Afërdita. Roman (Luarasi, Tiranë 1944, ribotim Prishtinë 1956, 1968) 191 ff.
  • Nusja pa duvak. Novela. (Luarasi, Tiranë s.a. [1944]) 111 ff.
  • Ata nuk ishin vetëm, roman (Naim Frashëri, Tiranë 1952, ribotim Prishtinë 1968) 272 ff.
  • Afërdita përsëri në fshat. Roman (N.Sh.B., Tiranë 1954, ribotim Prishtinë 1968) 320 ff[1].
  • Buzë liqenit, roman, 1965.
  • Sokolesha, 1966.
  • Të fala nga fshati, 1968.
  • Zjarret, roman,(Naim Frashëri, Tiranë 1972) 356 ff[1].
  • Ja vdekje, ja liri, roman, 1978.
  • Kryengritësit, roman, 1983.
  • O sot, o kurrë!, roman, 1989.
  • Letra nipit tim Arian në Tiranë nga Maqedonia dhe Kosova, 1975.
  • Zgjimi, (Naim Frashëri, Tiranë 1974) 501 ff[1].
  • Pishtarët, roman.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  2. ^ N. Bushati, Qemal Draçini, kush ishte sekretari 16-vjeçar i Fishtës, Metropol (gazetë), 28.11.2011
  3. ^ STERJO SPASSE Nga jeta në jetë PSE ?!...,fq. 211 - (Shënime për autorin), botimi i dytë, Redaksia e Botimeve "RILINDJA", Prishtinë 1986.