Umreja

artikull-listë e Wikimedias
(Përcjellë nga Umrah)

Umre (Arabisht: عُمرَة‎) është pelegrinazh i myslimanëve në Mekë. Myslimanë mund ta bëjnë umren në çdo kohë, në kontrast me Haxhillëkun e cila bëhet në një muaj të caktuar. Në gjuhën arabe, Umre do të thotë „“vizita e një vendi të popullarizuar”. Në Sheriat, Umre do të thotë bërja Tavaf rreth Qabes dhe Sai mes Sefa dhe Merve, që të dyja bëhen pas veshjes së Ihramit.

Një foto e një myslimani me veshje të Ihramit (në të djathtë)

Dallimi mes Haxhit dhe Umres

Redakto
  • Haxhillëku është një nga pesë Shtyllat e Islamit që do të thotë është e obligueshme për secilin myslimanë një herë në jetë, nëse janë mirë fizikisht dhe financiarisht.
  • Haxhillëku bëhet në muajin e caktuar e cila është në muajin Dhul-hixhe, përderisa Umreja bëhet në çdo kohë.
  • Edhe pse të dy kanë ritet e zakonshme, Umreja bëhet më pak se disa orë, ndërsa Haxhilëku merr më shumë kohë dhe përmban më shumë rite.

Përshkrimi i Umres

Redakto

Umreja përbëhet prej katër gjërave: Ihrami, tavafi (ecja rreth Qabes), Sa'i mes Sefa dhe Merves dhe rruatja e kokës ose shkurtimi i flokëve.[1]

Ihrami

Redakto

Kur pelegrini hyn në Ihram, ai duhet të ndryshoj veshjet dhe të bëj gusël (pastrimi i gjithë trupit) dhe mund të përdorë çdo parfumë në kokën dhe mjekrrën e tij, nuk ka rëndësi edhe nëse gjurmët e parfumit janë edhe pas hyrjes në Ihram.[2] Pas kësaj pelegrini vendos veshjet e Ihramit përveç gruas që ka gjakderdhje pas lindjes ose me menstruacione dhe nëse ka ardhur namazi i obligueshëm, ai duhet ta fal, përndryshe ai fal me namazin sunnet. Pas kësaj, pelegrini drejtohet kah kible dhe hyn në ihram.

Pastaj ai reciton Telbije:

“Lebejk Allahum lebejke, Lebejk La Sherike Leke Lebejk. Inne el-hamde, Ue n-Ni'mete, Leke uel Mulk, La Sherike Leke.

“Zoti im, të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje; Ti nuk ke asnjë ortak në adhurim, të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje; me të vërtetë, lavdërimi, mirësia dhe sundimi të takon vetëm Ty, Ti nuk ke asnjë ortak në adhurim”

Pelegrini duhet të recitoj Telbije, sidomos ku ndryshon vendin ose kohën si p.sh kur shkon në një vend të lartë ose kur zbret në një vend të ulët, kur fillon nata ose dita. Përshkruhet se Muhrimi (personi që hyn në Ihram) duhet të recitoj Telbijen prej momentin të hyrjes në Ihram deri sa të filloj Tavafin. Kur ta fillon Tavafin, ai nuk duhet ta recitoj Telbijen.

Tavafi

Redakto

Kur pelegrini hyn në Xhaminë e Shenjtë, ai hynë me këmbën e djathtë. Ai duhet të shkoj te Guri i Zi për ta filluar Tavafin. Ai duhet ta prekë dhe ta puth Gurin e Zi, por për shkak se ka shumë njerëz dhe është e pamundur, atëhere kthehet kah Guri i Zi dhe e ngrit dorën duke thënë “Allahu Ekber”, por pa e puth dorën. Ai duhet të ecë kah ana e djathtë, në anën e majtë duhet të jetë Qabja, dhe kur ai arrin në Corner jemenas, ai duhet ta prekë, por pa e puth dorën dhe nuk duhet të thënë “Allahu Ekber”, por nëse nuk mundet atëhere të vazhdoj të ecë pa i shqetësuar të tjerët. Çdo herë që kalon Gurin e Zi, ai duhet të drejtohet kah ajo dhe të thotë 'Allahu Ekber', dhe në pjesën tjetër të tavafit të tij duhet të recitojë çfarëdo që ai dëshiron nga dhikri, lutjet dhe Kurani.

Pelegrini duhet të bëj dy gjera në Tavaf:

1. Zbulimi i shpatullës së djathtë nga fillimi i tavafit deri në fund. Kjo bëhet duke e vendosur mes të veshjes së sipërme nën sqetullën e djathtë dhe skajet e veshjes së sipërme mbi supe të majtë. Kur pelegrin ta përfundojë tavafin, ai duhet ta kthejë veshjen e tij të sipërme, ashtu siç ishte para tavafit, sepse koha për të veshur atë me një shpatull të zbuluar është vetëm në tavaf.

2. Në tri turnet e para, pelegrini duhet të ec shpejtë me hapa të shkurta. Në turnin e katër, ai duhet të ec normal.

Kur pelegrini ka përfunduar shtatë turne të tavafit, ai duhet të mbulojë shpatullën e tij të djathtë dhe pastaj të shkojë në Stacionin e Ibrahimit (Maqaam Ibraaheem) dhe të recitojë fjalët:

“Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”. (Bekare 2:125)

Ai pastaj fal dy rekate prapa Stacionit të Ibrahimit dhe kur e përfundon, ai duhet të shkoj te Guri i Zi dhe ta prekë, nëse nuk mundet mund të largohet pa bërë me dorë.

Pastaj ai shkon tek vendi i Sa'i dhe kur afrohet te Safa, ai duhet të recitoj:

Safaja dhe Merva janë shenja të fesë së Perëndisë, prandaj ai që viziton Qaben ose bën Umre, s’ka kurrfarë gjunahi nëve viziton ato (të dyja); ai që bën vepër të mirë, - me të vërtetë, Perëndia është falenderues dhe i Gjithëdijshëm. (Bekare 2:158)

Pastaj ai duhet të ngjitet në es-Safa derisa ta shohë Qaben, atëherë ai duhet të drejtohet kah ai dhe të ngrejë duart e të lavdërojë Allahun dhe të bëjë du'a (lutje) ashtu siç dëshiron. Ai duhet ta përsërisë atë tri herë, dhe të bëjë du'a në mes. Ai duhet të recitojë këtë dhikër pastaj të bëjë du'a, pastaj recitojë atë përsëri dhe të bëjë du'a, dhe recitoni atë për të tretën herë, pastaj zbret në el-Marva dhe nuk bën dua pas herës së tretës.

Ajeti 125 të sures Bekare recitohet kur arrin në Safa vetëm në fillim të sa'i. Nuk është e pëlqyeshme të përsëritet çdo herë kur arrin në Sefa dhe Merve.

Rruatja e kokës ose shkurtimi i flokëve

Redakto

Kur të ketë përfunduar shtatë turne (të saa'it), ai duhet ta rruajë kokën nëse është mashkull ose të prerë disa nga flokët e tij. Nëse ai e rruon kokën, ai duhet të rruajë tërë kokën dhe, nëse ai e prenë flokët, duhet të prerë nga të gjithë kokën. Rruajtja është më e mirë se prerja sepse profeti Muhammed u lut tri herë për ata që i rruan kokën dhe një herë për ata që i prenë flokët.[3]

Sa i përket grave, ato duhet të shkurtojnë gjatësinë e gishtit nga flokët e tyre.

Referime

Redakto
  1. ^ "Description of Umrah". Islamqa.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "it is recommended to use Musk, and it does not matter if its glistening traces remain". sunnah.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Shaving the head is preferrable to cutting the hair, although cutting the hair is permissible". sunnah.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)