24°N 54°E / 24°N 54°E / 24; 54 Stampa:KUTIAEmiratet e Bashkuara Arabe Emiratet e Bashkuara Arabe lat. Emiratus Arabi Uniti - është shtet federal që ndodhet në skajin më lindor të Gadishullit Arabik në Gjirin Persik, që kufizohet në lindje nga Omani dhe në jug nga Arabia Saudite si dhe ndan kufij detarë me Katarin dhe Iranin.

EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emirate. Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend. Një nga emirët zgjidhet President i Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet përbërëse janë të Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Fujairah, Ras al-Khaimah, Sharjah, dhe Umm Al-Quwain. Kryeqytet është Abu Dhabi, i cili është një nga dy qendrat e aktiviteteve tregtare dhe kulturore, së bashku me Dubai. Islami është feja zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe gjuha arabe është gjuhë zyrtare.

Në vitin 1962, Abu Dhabi u bë i pari nga Emiratet për të filluar eksportimin e naftës. Sheiku Zayed, sundimtar i Abu Dhabit dhe presidenti i parë i EBA, mbikqyri zhvillimin e Emirateve dhe i drejtoi të ardhurat e naftës në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Sot, rezervat e naftës të Emirateve renditen si rezervat e shtata më të mëdha në botë, dhe rezervat e gazit si rezervat shtatëmbëdhjeta më të mëdha në botë. Emiratet kanë një ekonomi me të ardhura të larta, e cila renditet si e nëntëmbëdhjeta më e lartë në terma të PBB-së për frymë. Qyteti më i populluar, Dubai, shfaqet si një qytet global dhe një portë biznesi për Azinë Perëndimore dhe Afrikën.

Historia

Redakto

Që nga shekulli i XVIII-të, tokat të cilat më vonë do të njihen si Emirate, gjendeshin nën ndikimin e britanikëve. Pirateria e evropianëve dhe vendasve u ndal më marrëveshjen në mes Britanisë së Madhe dhe shtatë emirëve të bregdetit më 1820. Lidhja e shtatë shteteve daton që më 1892,m marrëveshjen e quajtur Trucial State ku njeh si të vetmin patron mbrojës Britanin e Madhe. Pas largimit të trupave britanike më 2 dhjetor 1971, 6 shtetet e marrëveshjes themelojnë Lidhjen/Federatën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Për këtë qëllim, Britania e lëshon hapësirën në protektoriatin e të cilës ishte, sipas një marrëveshjeje miqësie. Kryetari i shtetit, sheiku Said Ibn Sultan an Nahjan, u rizgjodh më 1976-të. Më 1972, kësaj federate, si emirat i shtatë, i bashkangjitet edhe Ras al-Khaimah-u. Pason anëtarsimi i federates në Oragnizaten e Kombeve të Bashkuara, në Ligën Arabe dhe në Organizaten OPEC. Në politikën e jashtme, posaçërisht në konfliktet e lindjes së afërt, federata ndjekë një vijë të lehtë politike gjatë viteve 1976/77 deri tek centralizimi në disa drejtime ndër të cilat, centralizimi i policisë dhe shërbimeve të sigurimit. Së bashku me vendet tjera arabe në gjirin persik, mundohen që të arrijnë një koncept të përbashkët të mbrojtjes në rajonin e gjirit.

Politika

Redakto


Nuk është sitem me kalif por presidencial si çdo shtet tjetër me përjashtim se aty presidenti është i përjetshëm d.m.th ka të drejtë rizgjidhje president deri në vdekje...sheiku Zaid ish presidenti i EBA-ve si politikë ngadhënjyese dhe frytdhënëse për ta arritur bashkimin e shtate principatave kishte jap shumë për të arritur bashkimin , pra ishte emiri i principatës më të madhe dhe më të pasur Abu Dhabit, principatë kjo e cila afro 90% të buxhetit shtetëror e shpenzon dhe i ndihmon të tjerat për zhvillim...

Njësit administrative

Redakto

Nga vetë fjala emiratet lë të kuptohet se është një bashkësisë shtetërore e përbërë nga 7 njësi shtetërore të quajtura emirate (imarat; njëjës: imarah):

 
Njësitë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe
EBA الإمارات
العربية المتحدة
Abu Dhabi 77 700 3 981 978  
Emirati arab. Kryeqyteti sip. km² pop. llog. ´07 Flamuri
Abu Dhabi أبو ظبي Abu Dhabi 67 340 1 465 431  
Ajman عجمان Ajman 259 260 492  
Dubai دبي Dubai 3 885 1 229 330  
Fujairah الفجيرة Fujairah 1 166 118 933  
Ras al-Khaimah رأس الخيمة Ras al-Khaimah 1 683 191 753  
Sharjah الشارقة Sharjah 2 590 656 941  
Umm al-Quwain أم القيوين Umm al-Quwain 777 59 098  

Gjeografia

Redakto


Ekonomia

Redakto

Falë burimeve "të majme" në Abu Dhabi, (1978:3 935 mil.t rez.; 70 mil.t nxierrje) dhe atyre "të pakta" në Dubai (1978: 178 mil.t. rez.; 18 mil.t. nxierrje), oazat e portat detare të paçmuara në të kaluarën e Gjirit Persik, që nga diku 1970-ta, kanë arritur të krijojnë qytete moderne me një infrastrukturë të shkëlqyeshme, e një rrjet shoqëror të organizuar në kompleks të ndërtesave (Kulla të larta për zyrë, për banka, për hotele, për spitale, për shkolla, e pastruese të kripës nga uji i detit). Me një bruto prodhim shoqëror prej (1976) 13 900 dollarësh amerikanë për banorë, Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrojnë në krye të listave. Pjesen më të madhe të prodhimit e përbëjnë të ardhurat nga ekonomia e naftës (1978: 57%), tregëtia, bankat dhe shërbimet marrin pjesë me diku 11%, ndërtimtaria me 9%, Industria dhe tregëtia me 3%, bujësia me 2%, shërbimet komunale me 8%. Vetëm 0,2% e tokës së Emirateve të Bashkuara Arabe është tokë e ujitur, ashtu që të jetë frytëdhënse, pjesa më e madhe gjendet në oaze. Pjesen më të madhe të tokës së punueshme e qeverisin sheikët e Ras al-Khaimah-ut dhe Fuxhairës (mbjelljin pemër, perime, duhan etj.). Kultivimi i kafshëve bëhet kryesisht në Ras al-Khaimah, ku gjatë 1978 kishte 200.000 krerë dhi, 89 000 dele, 40 000 gamilje dhe 16 000 gjedhë.

Gjuetia e peshkut dallohet në Faluxhë. Emirati më i pasur llogaritet të jetë, Abu Dabi, i cili financon rreth 70% të të dalurave të Emriateve të Bashkuara Arabe. Abu Dabi ka rafinerinë e naftës, uzina kimike, shkritore të aluminit, fabrikën e çimentosë. Unzia e shkrirjes së qelqit gjendet në ujdhesën Das. Dubai është emirati më i rëndësishëm për tregëti, me porte moderne në ujrat e thella detare, porta Port Rashid, fabrikën e çimentosë, rafinerinë e naftës. Sharxhia ka rezervat më të vogla të naftës, në këtë emirat më e rëndësishmja është uzina e ndërtimit të anijeve dhe barkave lundruese.

Demografia

Redakto


Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndër më të veçantit në lindjen e afërme sa i përket popullsisë. Federata shtrihet në një sipërfaqe prej 83 600 km2 në të cilën jetojnë diku më shumë se 2,7 milion banorë. Kah mesi i viteve 80-të një numër i madh i popullsisë së Azisë Jugore ka emigruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Stanadardi i lartë i jetesës dhe mundësia e madhe për punësim tërhoqi një numër të madh njerëzish nga India, Pakistani. Në vitin 2006 në Emiratet e Bashkuara Arabe janë paraqitur 1.2 milion shtetas të Indisë dhe rreth 300.000 nga Pakistani.

Popullsinë e Emirateve të bashkuara Arabe e përbëjnë:

• Arabët lokal 11%

• Arabët nga vendet tjera arabe dhe Irani (Persian)Ара21%

• Shtetas të vendeve të Azisë jugore 57%

Qyteti më i madh është Dubai me afro 1.2 milion banorë. Qytete tjera janë Abu Dabi, Sharja, Fuxhaira etj.

Shkala e urbanizmit është e lartë dhe arrin 88%. Pjesa tjetër e popullsisë jeton në vendbanime të vogla dhe fshatra të përhapura nëpër tërë vendin si dhe në vendbanimet rreth fushave të naftës.

Kultura

Redakto

Përparsia që i japin Emriatet e Bashkuara Arabe fitimit nga burimet e naftës është invenstuar në zhvillimin e një kulture të nivelit të lartë e cila tërheq njerëz nga vende të ndryshme të botë. Ndër këta, ka dhe shqiptarë të cilët tani janë vendosur në Dubai, ku kanë hapur punishtet apo veprimtaritë e tyre shërbyese.


Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Emiratet e Bashkuara Arabe – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Emiratet e Bashkuara Arabe – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :