Venizelizmi ishte një nga lëvizjet kryesore politike në Greqi duke filluar nga vitet 1910. Lëvizja u formua për herë të parë nën Elefter Venizelin në vitet 1910 dhe pa një ringjallje të mbështetjes në vitet 1960 kur Gjergj Papandreu bashkoi një koalicion venizelistësh të vjetër dhe politikanësh nacionalistë.

Lëvizja u karakterizua nga besimet e Elefter Venizelit dhe idetë e irredentizmit grek që mbështeste Ideja e Madhe. Ajo kishte një qëndrim frankofil si idetë e revolucionit francez dhe ideja e një shteti i cili duhet të kishte të gjitha tokat të cilat janë të banuara kryesisht nga një etni e caktuar. Në Luftën e Parë Botërore, venizelistët dëshiruan të bashkoheshin me Antantën, kryesisht për shkak të hyrjes së Perandorisë Osmane dhe Bullgarisë, e cila ishte një nga mundësitë më të mëdha për të fituar të gjitha tokat që pretendojnë grekët dhe duke përmbushur kështu Idenë e Madhe. Venizelizmi është, ndryshe nga idetë e gabuara popullore, një lëvizje e cila mban anën e monarkisë, por kërkon një klasë sunduese në të cilën klasa urbane mund të ngrihet me meritë, përveç kësaj që mbreti të vijë nga i njëjti vend që ai sundon, duke mos pasur kështu besnikëri ndaj interesave të huaja. Venizelizmi kërkon politika ekonomike kapitaliste të hershme dhe më të moderuara, siç janë tregjet e hapura, por këto tregje duhet të miratohen nga qeveria. Lëvizja pati mbështetjen e saj më të fortë në Kretë, Traki, Epir, ishujt e Egjeut të Veriut dhe Maqedoni.

Shih edhe

Redakto