Lumo Skëndo


...Lumo Skëndoja është bibliofili më i madh shqiptar dhe njeriu me një kulturë të rrallë sot një specie në zhdukje e sipër ?

...Sopranoja Ulpiana Aliaj një yll i ri i lirikës shqiptare që po ngjit majat e karrieres ndërkombëtare, u duartrokit me ovacione në Zvicër në Theater Orchester Biel Solothurn / Théâtre Orchestre Bienne Soleure, interpretoi plot sharm skenik rolin e protagonistes (Prima Donna) në operën buffa të Gaetano Donizetti-t «Le convenienze ed inconvenienze teatrali» ?

...Virgjil Muçi thotë në një intervistë se ka pasur dhe ka kartë anëtarësimi të Bibliotekës Kombëtare, ashtu siç ka një kartë anëtarësimi të bibliotekës publike në Ottawa dhe asaj të Bibliotekës së Kongresit në SHBA, si dhe të bibliotekës komunale në San Sepolcro, Toskana, Itali por nuk është pasion koleksionisti, siç mund të pandehë shumëkush, por një lidhje e natyrshme me librin në të gjithë vendet ku e ka hedhur puna ?

...Nobelisti i Letërsisë Patrick Modiano erdhi në Shqipëri përmes një libri të tij përkthyer nga Diana Çuli duke realizuar idhjen mes lexuesve shqiptarë romancierit francez me romanin në shqip botuar nga Toena "Në kafenenë e rinisë së humbur" në libraritë tona edhe me shënimin përbri "Fitues i çmimit Nobel 2014" ?

...sipas AFP Filmi "Tri dritare dhe një varje" i regjisorit Isa Qosja, është konkurrimi i parë i Kosovës për Çmimin Oscar dhe ceremonia do të mbahet më 22 shkurt 2015 në Dolby Theatre në Hollivud ?

..."I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara nga poeti Dritëro Agolli dhe botuar si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit ?